Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Hill: Propozime interesante do t’iu prezantohen Kosovës dhe Serbisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Hill: Propozime interesante do t’iu prezantohen Kosovës dhe Serbisë
KosovëKryesore

Hill: Propozime interesante do t’iu prezantohen Kosovës dhe Serbisë

Published: October 12, 2023
Shpërndaje

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Serbi, Christopher Hill, tha për televizionin N1 në Serbi gjatë takimeve që priten të zhvillohen në Kosovë dhe Serbi, do të ketë “disa propozime interesante për të dyja palët”. I dërguari i Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak, do të zhvillojë takime në Kosovë dhe Serbi më 21 tetor. Ai do të shoqërohet nga i dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, nga i dërguari i Francës, Emmanuel Bonn, ai i Gjermanisë, Jens Plotner, dhe i Italisë, Francesco Talo.

Sipas Brukselit, qëllimi i vizitës është të shtyhet përpara zbatimi i Marrëveshjes drejt normalizimit, që Kosova dhe Serbia arritën më herët gjatë këtij viti. Hill po ashtu tha se Lajçak “ka dëgjuar shumë” dhe mendon se e di “çfarë ka nevojë Serbia dhe Kosova”.

Ambasadori Hill tha se SHBA-ja dëshiron “një Kosovë të pavarur, me një mjedis shumetnik” dhe mënyra përpara sipas tij, sa i përket raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, është normalizimi i raporteve.

- Publicitet -

“Njerëzit thonë se Serbia thjeshtë duhet ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur dhe të lëvizë përpara. Edhe unë do të doja këtë, por fakti është që problemi është më i ndërlikuar”, tha ai.

Vizita në Kosovë dhe Serbi e grupit që njihet si “Pesëshja e madhe” është e para që nga sulmi i 24 shtatorit kundër policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit. Një grup serbësh të armatosur sulmuan policinë e Kosovës, duke lënë të vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Gjatë përleshjeve, autoritetet thanë se u vranë edhe tre sulmues. Kosova e ka fajësuar Serbinë për sulmin, por Beogradi ka thënë se nuk ka gisht në të. Përgjegjësinë për organizimin e sulmit e mori Radoiçiq, i cili dha dorëheqje nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit zyrtar. SHBA-ja dhe BE-ja kanë dënuar ashpër sulmin.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Dhjetëra makina nga Europa, diaspora i bashkohet protestës në kryeqytet
  • Rama sfidon protestuesit: Sillni draftin për “Shqipërinë e re”
  • “Miliona njerëz nuk dinë as ku ndodhet Zëvrneci”, Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Kushner
  • Rama reagon për Arubën: Është e vërtetë, siç është bërë e vërtetë që unë jam “drogagji”, kusar dhe kam akuzuar babanë
  • SHIFRA: Kush mban përgjegjësi për modelin? Rruga e parave të kokainës drejt resorteve strategjike të qeverisë

Komentet e Fundit

  1. FAZLLIQ-qires i familjes Berisha on Rama reagon për Arubën: Është e vërtetë, siç është bërë e vërtetë që unë jam “drogagji”, kusar dhe kam akuzuar babanë
  2. Trimi on Rama reagon për Arubën: Është e vërtetë, siç është bërë e vërtetë që unë jam “drogagji”, kusar dhe kam akuzuar babanë
  3. Anonymous on Rama reagon për Arubën: Është e vërtetë, siç është bërë e vërtetë që unë jam “drogagji”, kusar dhe kam akuzuar babanë
  4. !!? on Rama reagon për Arubën: Është e vërtetë, siç është bërë e vërtetë që unë jam “drogagji”, kusar dhe kam akuzuar babanë
  5. ANA on Rama reagon për Arubën: Është e vërtetë, siç është bërë e vërtetë që unë jam “drogagji”, kusar dhe kam akuzuar babanë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?