Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Hipokrizi e shkallës më të lartë. Një vështrim psikanalitik
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Hipokrizi e shkallës më të lartë. Një vështrim psikanalitik
Kryesoreopinion

Hipokrizi e shkallës më të lartë. Një vështrim psikanalitik

Published: August 7, 2026
Shpërndaje

Nga Fatos Tarifa

Lexojini këto fjalë, të dala ditët e fundit nga goja e Kryeministrit të vendit:

“Unë pashë se sa e padurueshme është bërë për njerëzit mungesa e empatisë e njerëzve të shtetit, arroganca e zyrtarëve pa gjak, që u flasin sikur të kenë karriken në vend të fytyrës, ndërkohë që fytyrën e kanë parkuar në vend të prapanicës”.

Sa demagog i paskrupullt!

- Publicitet -

Sot i pa dhe i njohu Kryeministri ynë këta “njerëz të shtetit” që për trembëdhjetë vite e ka drejtuar ai?! Çka bërë deri më sot? Ka mbyllur syte! Apo i ka inkurajuar dhe toleruar me shembullin e vet.

Kryeministri projekton te të tjerët tiparet dhe mangësitë e veta karakterologjike. Ai vetë, kryezyrtari më i lartë i qeverisë, është i zhveshur nga çdo empati për njerëzit e thjeshtë të popullit, arrogant e pa gjak ndaj halleve të tyre, që në vend të fytyrës ka karriken e kryeministrit ndërsa fytyrën e vet nuk e di ku e ka parkuar.

Frojdi do ta shihte një qendrim të tillë si një mekanizëm mbrojtës të egos. Sipas tij, individi nuk i pranon te vetja impulse, dobësi apo tipare që i konsideron të papranueshme dhe, për të mbrojtur egon e vet, ua atribuon ato të tjerëve. Për Frojdin, kur një person akuzon vazhdimisht të tjerët për arrogancë, mungesë integriteti apo etje për pushtet, ai mund të jetë, në fakt, duke projektuar tek ata pikërisht prirjet, mangësitë dhe etjen e vet për pushtet.

Wilhelm Reich, ndoshta nxënësi më besnik dhe më i shquar i Frojdit, do të shkonte edhe më tej. Ai do ta shihte këtë prirje për t’i projektuar te të tjerëve defektet e veta jo vetëm si një mekanizëm psikik, por edhe si shprehje të një strukture karakteri të ngurtësuar, të cilën e quante “character armor”. Sipas tij, individi me një karakter autoritar ose neurotik ndërton një “parzmore karakteriale”, e cila e mbron nga ankthi dhe konfliktet e brendshme. Kjo parzmore e bën njëherazi të paaftë për vetëreflektim dhe e shtyn t’i shohë te të tjerët ato që nuk mund t’i pranojë te vetja.

Me Kryeministrin e vendit tonë duket se ndodh pikërisht kjo. Këtë e dëshmojnë edhe fjalët që citova më sipër. Ai, do të thoshte Reich, bën pjesë ndër ata njerëz që kanë nevojë të gjejnë “fajtorë” jashtë vetes, e përdorin pushtetin ose autoritetin për të maskuar pasiguritë e tyre dhe reagojnë agresivisht ndaj kritikës, sepse kjo kërcënon mbrojtjet e tyre psikologjike.

Kur një individ i tillë është figurë politike, Reich do ta lidhte sjelljen e tij me karakterin autoritar, duke argumentuar se struktura të tilla karakteri priren të prodhojnë forma autoritare të ushtrimit të pushtetit dhe të kërkojnë bindje, jo dialog.

Natyrisht, sa u tha më sipër nuk përbën një vlerësim klinik psikanalitik të Kryeministrit. Është thjesht përshtypja që krijojnë tek unë fjalët e tij, me të cilat e nisa këtë shënim.

Fjalë të habitshme! Njëherësh aq të vërteta në pavërtetësinë e tyre, sa edhe të pavërteta në pretendimin e tyre për të qenë të vërteta.

DITA

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Moska anulon reperin amerikan, Putinit i mungoi “vizioni” për të blerë stadiumin me para publike
  • Shuhet ikona e muzikës ‘country’, Dolly Parton. Zbulohet shkaku
  • Zbardhet dokumenti “Leptiri”, plani serb për komprometimin dhe rekrutimin e Albin Kurtit
  • Rama pas takimeve në Pogradec njofton mbledhje me drejtuesit politikë dhe ministrat të premten
  • Del LETRA: Demokratët kërkojnë hetimin e Jared Kushner: Ç’ju lidh me Edi Ramën dhe Artur Shehun

Komentet e Fundit

  1. Ethem Lalaj on Hetimi zgjerohet: Demokratët në SHBA vënë në shënjestër resortin e Jared Kushnerit në Shqipëri
  2. demo on Kush e kontrollon vërtet Detin Kaspik?
  3. Detari on Epoka e deportimeve: Sinjale për “qendra të kthimit” të emigrantëve në Ballkan
  4. K R on Krimi i organizuar në turizëm
  5. edhe uji qelbet duke ndenjur on Si po e rigjallëron Trump demokracinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?