Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Hiq dorë, do të vrasim vëllanë”, dëshmia e të pandehurit për atentatin ndaj Arjan Ndojit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Hiq dorë, do të vrasim vëllanë”, dëshmia e të pandehurit për atentatin ndaj Arjan Ndojit
KronikeLajmi i fundit

“Hiq dorë, do të vrasim vëllanë”, dëshmia e të pandehurit për atentatin ndaj Arjan Ndojit

Published: September 19, 2025
Shpërndaje

Në Gjykatën e Posaçme ka vijuar seanca gjyqësore në procesin ndaj Plaurent Dervishaj dhe Julian Mecaj, të akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, i cili sot mban mandatin e deputetit të Durrësit nën siglën e PD.

Para togave të zeza ka dëshmuar Arben Haxhia, i vëllai i Bashkim Haxhisë, i pandehur në të njëjtin proces. Ai ka treguar për njohjet dhe kontaktet e tij me të përfshirët në ngjarje, duke mohuar çdo lidhje të tij me atentatin.

“Gjatë vitit 2020 kam jetuar në Durrës dhe kam pasur një varkë të vogël në lagjen 5. Aleksander Laho e njoh prej televizionit dhe më ka takuar personalisht. Ka qenë vetë i treti. Mu prezantoi vetë. Arësyeja ishte që ky më thotë se im vëlla Bashkimi të largonte nga sherri. Kur vëllai im ra në burg, unë i thashë se s’kam lidhje. Kemi shkëmbyer numrat e telefonit. Për ngjarjen që ka ndodhur ndaj Ndojt s’kam lidhje. Jam kërcënuar me mesazhe: më thanë ‘hiq dore se do ta vrasim vëllanë’”, ka deklaruar Haxhia.

- Publicitet -

Ai ka shtuar se vëllai i tij tashmë është i dënuar për ngjarjen ndaj ish-prokurorit, ndërsa në makinë gjatë atentatit ishin të pranishëm edhe Plaurenti dhe Juli.

Seanca vijon dhe gjykata pritet të dëgjojë dëshmitarë të tjerë në ditët në vazhdim.

Dëshmitarët e thirrur që munguan në seancë ishin:

  • Aleksandër Laho
  • Genci Maloku
  • Luan Mata

Përgjigjet e Arben Haxhias ndaj pyetjeve të prokurorit Adnan Xholi:

“Kam patur një bar të vogël në lagjen 5. Më tepër e njoh prej televizorit Rrumin, por ka ardhur më ka takuar edhe personalisht. Ka qenë vetë i treti. Pak i shëndosh ishte, trupi im me gjatësi. Arsyeja ishte që ky më paralajmëronte që im vëlla Bashkimi të largohej nga sherri, kur ra në burg kur iu bënë atentat këtyre zotërinjve (drejtohet nga kafazi), Juli ka qenë me allçi. Më thanë të qëndronte larg këtyre. Kemi këmbyer nr e telefonit, i thash largohuni moe u merrni. Vëllait nuk i tregova, i thash po më marrin në telefon po më shqetësojnë. Nuk ka ardhur herë tjetër të më takojë. Më ka marrë ai në telefon për të njëjtin muhabet. I dhashë të njëjtën përgjigje. Pas asaj date nuk jam takuar. Nuk kam dijeni për ngjarjen e 1 nëntorit 2019.”

Pyetjet nga avokati Ilia Ilia:

“Është ulur te lokali vetë i treti. Nuk kishin sende të paligjdhme në duar por një njeri që vjen ashtu nuk vjen bosh. Unë jam kërcënuar me mesazhe. Ka qenë që të heqi dorë se do e vrasim vëllain, dhe po se bëre vetë do vrasim dhe fëmijët e tu. Ishte njeri tjetër me nr tjetër. Vëllai është dënuar sot me 4 vjet e 8 muaj, për atentatin ndaj prokurorit. Unë di që kur kam shkuar te spitali, tim vëlla e kishin shoqëru në polici. Po të shohësh videon ai që del pas nga makina është im vëlla. Në makinë kanë qenë Plarenti dhe Juli. Në dijeninë time janë dëmtuar të 3. Im vëlla ka marr një plumb. Po të ishte zgjidhur ajo punë kush e ka bërë atentatin sdo ishin këta këtu dhe as unë. E lanë në heshtje, kam fëmijë në shtëpi.”

Dëshmia e Haxhi Muratit, pyetur nga Adnan Xholi:

“Në 2019 kam banuar në Krujë. Kam punuar në shtëpi dhe si kryeplak fshati njëfarë kohe. Nuk kam dijeni për ngjarjen. Asllan Rrajën e njoh, momentin që ka ndodhur ngjarja më ka ardhur tek shpia, do shkosh në Shijak me u fut për mos me u zgjeru më shumë pushka. Merrem me pajtime gjaqesh, kemi ndërhyrë është bërë ça është bërë mos bëhet më pushkë kot sa të zbardhet ngjarje. Kemi qenë 3 veta bashkë. Me Asllanin jemi takuar në Fushë Krujë. Babain e viktimës e kemi takuar pas 2-3 ditësh. Beqiri e dinte Tiranën, kemi shkuar direkt, kemi kontaktu dhe kemi lënë takim në Shijak. Unë gjithsej kam bërë dy takime në Shijak. Herën e tretë ndodhi virusi dhe nuk kam kontaktuar më, dhe nuk u mor vesh. Në takime ishin 6-7 veta, i ati viktimës vëllazërit. Ne na ka thënë Asllani që s’ka qenë djali im. Ne i thamë merr kontakt me djalin, ne nuk futemi në punët e shtetit. Familja e viktimës na kërkoi vetëm të tregonim realitetin, po e treguam s’do zgjatet më. I kam thënë Asllanit ti nuk zbardhe asgjë, ne tërhiqemi, i kërkuam falje familjes së viktimës për shqetësimin. Djali i Asllanit kishte një biznes në Fushë-Krujë, për dhëmbët. E mësuam nga tv që u arrestua. Redjan Rrajën se njoh, fëmijët e Asllanit si njihja, vetëm deputetin kam njohur, vëllain e tyre.”

Pyetjet nga avokati Ilia Ilia i Plarent Dervishit:

“Prezent kanë qenë i ati dhe e shoqja, pastaj takimin e dytë na ka thënë fo mbledh njerëzit e mi në Shijak. Ishin njerëz shumë të nderuar, aty kishin vendlindjen. Në një klub jemi taku aty, mos gaboj 3 vëllezër ishin aty. Ajo që kërkuam ishte na tregu realitetin. Nuk janë përmendur emra personash. Kush ishte qëllimi që donit të takonit Aleksandër Lahon, vetëm se kishim dëgjuar që ishte në atë makinë, veç për ta dëgjuar. Ka qenë me iniciativën tonë. Prokurorin se njihja dhe se kam takuar.”

Pyetjet e Plarent Dervishit:

“Ti ke shkuar para se të kapej Redjan Rraja. Po jap fakte jo mendim, se të ishte mendimi im do isha jashtë jo këtu. Sa ditë pas atentatit ke shkuar tek familja e fiktimës?”

Përgjigjet e Haxhi Muratit:

“Kam shkuar 3 ditë pasi më kontaktoi Asllan Rraja, ngjarja mund të kishte ndodhur dhe muaj më parë. Asllan Rraja më ka marrë me shku te familja e viktimës me iu thënë se derisa të zbardhet ngjarja mos me bërë asnjë lloj veprimi. Asnjë dijeni s’kam për ngjarjen, veç ça di e gjithë Shqipëria përmes tv. Asllan Rraja më ka thënë djali im nuk është fajtor, thuj familjes që deri ditën që ta zbuloj se djali im e ka bërë apo jo këtë krim, të ndalohen vrasjet. Dhe këtë kam bërë.”

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 20 qershor 2026
  • Gjashtë dekada ëndrra dhe kujtime: Klasa e vitit 1966 bashkohet sërish, atje ku nisi gjithçka
  • Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  • FOTO: Dita 20 e protestës
  • Fati i Protestës

Komentet e Fundit

  1. K R on FOTO: Dita 20 e protestës
  2. Vlora 97 on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  3. Ethem Lalaj on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  4. demo on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  5. L.H on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?