Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Hiqni imunitetin e Ballukut!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > opinion > Hiqni imunitetin e Ballukut!
opinion

Hiqni imunitetin e Ballukut!

Published: March 8, 2026
Shpërndaje

Nga Gjergj Erebara

Gjuha me nënkuptime erotike tërheq vëmendjen, sot dhe përgjatë të gjithë historisë së njerëzimit dhe kjo u përsërit edhe ditën e enjte, kur Taulant Balla përdori dhe kërkoi ndjesë për fjalë me nënkuptime të drejtuara ndaj një deputeteje të opozitës. Zemërata për gjuhën seksiste vështirë se duhet të na heqë vëmendjen nga fakti kyç! Socialistët po mbajnë peng shanset e Shqipërisë për një shtet normal duke zvarritur përgjigjen ndaj kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të deputetes Balluku.

Nuk e di nëse e mbani mend apo e keni harruar historinë që përsëritet por, pesëmbëdhjetë vjet më parë, pak a shumë të njëjtët personazhe por në pozicione të kundërta, gjendeshin në Kuvendin e Shqipërisë me shqetësime të njëjta.

- Publicitet -

Korrik 2008: Në Kuvendin e Shqipërisë, Partia Demokratike në pushtet dhe partia socialiste në opozitë, po bëjnë sherr. Sikleti i madh i palës në pushtet, më ngushtësisht, i kryeministrit Sali Berisha, ngjarja e pak muajve më parë, një ngjarje tragjike ku 26 qytetarë humbën jetën nga ajo që një ushtarak e cilësoi si “babëzi”. Pra shpërthimi i municioneve në Gërdec.

Në Kuvendin e Shqipërisë, Sali Berisha shpërthen me një lumë fyerjesh të neveritshme ndaj Taulant Ballës. “Motra jote do të shkërdhehet nëpër hotele”, thotë ai, ndërsa Jozefina Topalli, në atë kohë kryetare e kuvendit, urdhëron gardën: “Nxjerreni për zhelesh”, duke bërë me shenjë që Balla duhej të “nxirrej për zhelesh” për fajin që kishte shqetësuar Berishën aq shumë sa Berisha të përdorte banalitete.

Fjalori fyes i Berishës, një gjuhë që rrallëherë është përdorur në politikën shqiptare, shërbeu, në instancë finale, për një çështje të rëndësishme: hedhja në erë e shtetit të së drejtës, sulmimi ndaj prokurorisë që po përpiqej të hetonte Gërdecin dhe fakti që tragjedia vijon të jetë e pandëshkuar edhe sot në vitin 2026, u la mënjanë ndërsa turma u ngazëllye nga përdorimi i fjalëve të pista, të cilat, në Shqipëri kanë qenë dhe vijojnë të jenë tabu deri vonë. Një grup muzikor krijoi edhe një këngë tip rap me lajtmotivin “po mama jote çfarë do bëhet” dhe “nxjerreni për zhelesh.”

Në vitin 2026 rolet janë ndryshuar, keqbërjet janë njësoj. Sot janë socialistët me Taulant Ballën që po hedhin në erë shtetin e së drejtës duke refuzuar të votojnë, brenda një afati kohor të arsyeshëm, kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit nga arresti të deputetes Belinda Balluku, tashmë ish-zvkryeministre. Tashmë është rradha e Ballës, viktima e atij agresioni të shpifur të vitit 2008 nga Berisha, të përdorë gjuhë seksiste, pastaj të kërkojë falje, ndaj një deputeteje të opozitës.

Në seancën e 5 marsit, Balla deklaroi: “Për deputeten e opozitës kemi numrin 0900”, një prefiksit telefonik i njohur veçanërisht për shërbime seksuale. Gjuha me nënkuptime seksiste dyshohet se është përdorur edhe nga deputetja socialiste Zengjine Çaushi por për këtë të fundit nuk është e mundur të thuhet nëse kemi të bëjmë me gjuhë me nënkuptime apo me gjuhë krejtësisht të pakuptimtë. Ndërsa opozita protestoi dhe Balla kërkoi falje, (në rastin e Çaushit protestuan organizatat e të drejtave të njeriut dhe kërkuan ndëshkimin e saj) ajo që humbi në diskutim ishte çështja kyçe: refuzimi i socialistëve për t’iu përgjigjur kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit nga arresti të Belinda Ballukut. Në lojë është e ardhmja e shtetit ligjor në Shqipëri. Parlamenti, më saktë, shumica socialiste, po sfidon gjyqësorin me gjuhë verbale dhe me mosveprime, me qëllim që t’i shërbejë interesit politik të socialistëve, interesit të pushtetit individual përballë interesit të përbashkët të shqiptarëve për drejtësi, për integrim evropian, për një të ardhme në një vend normal ku korrupsioni, së paku ai sistemik i socialistëve, të mos ekzistojë.

Në Romën e lashtë ka qenë një politikan që quhej Kato i vjetri. Ai njihet për hiletë e tij retorike në senatin e Romës. Hileja për të cilën ai është mbajtur mend në histori është Carthago delenda est. Kato fliste në senat për shumë gjëra, siç flitet edhe në Kuvendin e Shqipërisë, por pavarësisht se për çfarë teme fliste, ai e mbyllte fjalimin me një mesazh për politikën kyçe që ai ndiqte. Ai thoshte në fund të çdo fjalimi: Kartagjena duhet të shkatërrohet.

Është shumë e arsyeshme që jo vetëm politikanët e opozitës, por edhe qytetarët që marrin përsipër të flasin në publik, të kopjojnë këtë instrument të retorikës të Katos dhe të përfundojnë çdo fjalim e çdo koment, pavarësisht nëse po komentojnë mbi filozofinë e jetës apo mbi vogëlsirat e qejfeve të përditshme, pavarësisht nëse po komentojnë për Luftën në Ukrainë apo për ngjyrën e përshtatshme të të brendshmeve, ta përfundojnë komentin me fjalët: hiqni imunitetin Ballukut! Socialistët duhet të mbahen përgjegjës për çfarë po bëjnë. Komentet seksiste, të keqkuptuara apo jo, nuk duhet të heqin vëmendjen nga çështja kyçe: socialistët bashkë me opozitën duhet të votojnë heqjen e imunitetit të Ballukut. Shteti i së drejtës kërkon bindjen e parlamentit ndaj një kërkese të SPAK. E ardhmja e vendit kërkon këtë.

Hiqni imunitetin e Ballukut!

Botuar në Reporter

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
26 Comments
  • Aldrin says:
    March 8, 2026 at 3:00 pm

    Hiqini Imunitetin Ballukut dhe Ramutit bashke

    Reply
    • Ethem Lalaj says:
      March 8, 2026 at 4:02 pm

      Me gjithë DËSHIRËN E MADHE të BERISHSTËVE-PD + SPAK BB nuk do ti hiqet MANDATI DEPUTETE:
      Deputetët nuk marrin URDHRA NGA NEPOTIKËT DIBRAN,TROPOJAN,SHKODRAN.
      -Megjithatë,HETIMI I PA PËRFUNDUAR PËR PARABURGOSJE PA PROVA..le të vazhdojë me SHPIFJE PUBLIKE SI NË KOHËN E XHAXHIT ENVER,I CILI JO MË KOTË I BËNTE GJYQIN NË PLENIUMIN E KQP,SE NUK KISHTE BESIM TE DREJTËSIA NEPOTIKE..E TIPIT A.ÇELA I SOTËM VERIOR.

      Reply
      • Socialisti i fundit says:
        March 8, 2026 at 7:32 pm

        Te placin syte dhe veshet bashke se tru nuk paske!

        Reply
  • Toni says:
    March 8, 2026 at 3:08 pm

    Mos ja hiqni imunitetin Ballukut. Ta provojne fajtore ,cfare i pengon,gjithe dokumentacionin e kane,ta hetojne ne gjendje te lire, po gjeten gje ta çojne ne gjykate. Si ne gjithe boten. Dhe po nuk e provuan dot, te marrin te pandehur prokurorin per shperdorim detyre. Se po behemi shtet represiv, si mund ta mbash tjetrin me vite ne paraburgim ??

    Reply
    • ¿? says:
      March 8, 2026 at 5:16 pm

      Po çfare flet o Toni, fajesine mund ta provoje vetem gjykata, dhe qe nje person me imunitet si puna e Ballukut te çohet ne gjykate i duhet hequr imuniteti. Pastaj nqs gjykata e gjen te pafajshme zonjes ne fjale mund t’i kthehen funksionet e meparshme, nqs gjykata e gjen fajtore jep edhe denimin proporcional me fajin/krimin e vertetuar.

      Reply
      • Toni says:
        March 8, 2026 at 10:01 pm

        Hetimet behen normalisht pa u hequr fare imuniteti. Imuniteti eshte i domosdozhem per ta paraburgosur.
        Po ju salibanet keshtu i dini gjerat,gjysma-gjysma prandaj do plakeni ne opozite se nuk i beson kush inteligjences tuaj. Kur mbani doktor Vdekjen e Nul Moken ne krye ç’pret….

        Reply
        • ¿? says:
          March 8, 2026 at 11:48 pm

          E para o Toni, une s;kam te bej fare me Saliun, e dyta po te ndjek logjiken tende duhet te te them qe ju EdvinBanet i dini gjerat me çereka (me fal, po vete e fillove, une desha thjesht te bej nje debat te civilizuar) kur mbani kete kufomen hajdute ne krye ç’pret.
          >
          Sa i takon asaj qe thua zotrote, eshte e vertete qe ka edhe hetim ne gjendje te lire, por kur Prokuroria, pra organi i akuzes mendon se i dyshuari ka ne dore te beje gjera qe mund te prishin provat, ose ndikoje hetimin e arreston (kompetence e organit te akuzes). Se fundi o Toni Kapertoni, fajesia dhe/ose pafajesia e nje te akuzuari vendoset ne gjykate, Po te ishte si thua ti nuk do te kishte nevoje per gjykate. Hetimet i zhvillonte Prokuroria dhe ne fund vendoste.

          Reply
  • Ethem Lalaj says:
    March 8, 2026 at 4:04 pm

    Me gjithë DËSHIRËN E MADHE të BERISHSTËVE-PD + SPAK BB nuk do ti hiqet MANDATI DEPUTETE:
    Deputetët nuk marrin URDHRA NGA NEPOTIKËT DIBRAN,TROPOJAN,SHKODRAN.
    -Megjithatë,HETIMI I PA PËRFUNDUAR PËR PARABURGOSJE PA PROVA..le të vazhdojë me SHPIFJE PUBLIKE SI NË KOHËN E XHAXHIT ENVER,I CILI JO MË KOTË I BËNTE GJYQIN NË PLENIUMIN E KQP,SE NUK KISHTE BESIM TE DREJTËSIA NEPOTIKE..E TIPIT A.ÇELA I SOTËM VERIOR.
    GËZUAR 8 MARSIN NËNA,MOTRA,ÇIKA
    FLM DITA

    Reply
  • Kajmakeria e Rilindjes says:
    March 8, 2026 at 4:08 pm

    Mbare opinioni kuptoi qarte nga ato bisedat telefonike te botuara mes kesaj Beles B.me ato Palloshet e gjate te emeruar prej saj, se zevendesja e Rames sa ishte e korruptuar ishte dhe e degjeneruar.
    Fakti qe per here te pare ne jeten parlamentare te pas-1990 shumica qeverisese heziton tja heqe ate imunitet pas te cilit ajo fshihet dhe e fshehin paturpesisht, tregon se Bela eshte etaloni i vete Rilindjes.

    Reply
  • chp says:
    March 8, 2026 at 4:21 pm

    Bej pjese te ata shqiptare qe mendojne se heqja e imunitetit te Ballukut eshte domosdoshmeri qe punet e drejtesise te ecin perpara.Gjithashtu nese krahesojme burgosjen e Tahirit ,Metes dhe Veliajt ,per ato qe fliten ne mediat me keto korrupsionet e Ballukut …….Meta dhe Veliaj duhet te dalin nga burgu dhe atje te prangoset Balluku…..por duhet te jete e shoqeruar i lidhur me pranga dhe Usaliun e Marikes se Latif Lacipitase….ne te kunderten keto quhen si kinezerirat e Arvizuse.
    –
    GjErebara me sa e kam lexuar futet te ata snajpere ( me bindje apo i paguar) qe leshon bomba atomike per gabimet e Rames dhe kapsolla aromatike per super krimet e Usaliut Marikes,
    ,Edhe nese krahesojme shkallet e ofendimeve te “me ner me thone Berishes “me keto te impotenteve te PS raporti eshte 1 me nje mije dhe Gjerebari i Birnit i barazon,,,,e turpshme dhe e neveriteshme…
    Po jap dy shembuj qe jo vetem Birnmenat si Erebarja por dhe shume here dipllomacia amerikane barazon kilogramet e fajeve te Rames (PS) me tonelatat e krimeve te Karaduzit Viqidolit
    E PARA:
    Ne grushtin e shtetit te 14 shtatorit 1998 …dipllomacia amerikane e asaj kohe u mjaftua vetem me MJAULLIMA duke ju lutur Usaliut te saj te terhiqej nga pushtimi i metejshem i institucjoneve..biles i dhane flete lavderimi se ne menyre vullnetare ktheu tanket e grabitura…Biles hipokrizia e perendimoreve kerkuan qe Berishi i tyre mos arrestohej se priteshin ndihmat…etj etj
    E DYTA:
    Ne 21 janar 2011 egzekutohen 4 protestues direkt me urdher te Usaliut dhe xhambasadori Arvizu e quajti “burre shteti” duke u bere ky ambasador vrases i besimit qe nje shumice e konsiderueshme shqiptaresh kan patur te Amerika
    –
    Pra sjellja me dy standarte e nje pjese te politikes euro-atllantike dhe te gjerebareve te Birnit duke krahesuar kilogramet e fajeve te Rames me tonelatat e krimeve berishiane jane si kinezerirat e arvizuse si i quante ne te drejte analisti Yzeiri..Keqardhje !

    Reply
  • Mutdhënësi says:
    March 8, 2026 at 4:22 pm

    Aldrin mutin jepja tyt eti , satëme , gruas e fëmijëve të tu, pasi të jesh ngopur vetë .

    Reply
  • SPAK says:
    March 8, 2026 at 4:43 pm

    Kujtoni se jeni Shqiptare, me te vjetrit ne Bote! Jeni si Thano dhe Saliu!

    Reply
  • K R says:
    March 8, 2026 at 7:54 pm

    Mallkuar qofshin hajdutet e gjakut te ketij populli
    Mallkuar edhe ata qe i mbrojn

    Reply
  • Glaukias says:
    March 8, 2026 at 8:30 pm

    Gjergj Erebara barazon ‘Gërdecin’ me ‘Ballukun’.
    Gjergj Erebara barazon salih Berishën : Motra jote do të shkërdhehet nëpër hotele,
    me Taulant Ballën : Për deputeten e opozitës kemi numrin 0900.
    Gjergj Erebara na shkruan se dhe Zegjineja paska bërë komente me nënkuptime erotike por nuk na e tregon se ndaj kujt.
    Gjergj Erebarës nuk i vritet veshi kur Gazmend Bardhi i kthehet Taulant Ballës dhe i thotë pastër e pa nënkuptime : Je mësuar me ato kurvat e partisë tënde ti..
    Gjergj Erebara përpiqet të arsyetoi se këto janë thjesht shashka për të hequr vëmendjen nga çështja ‘Balluku’ megjithëse Taulant Balla e sqaroi dhe kërkoi edhe falje nëse kishte ofenduar dikë.
    Gjergj Erebara kërkon heqjen e imunitetit për Ballukun por nuk e sqaron pse i duhet hequr.
    Gjergj Erebara bën sikur harron se Ballukun nuk e shpëton dot imuniteti nga hetimi.

    Reply
  • Valbona says:
    March 8, 2026 at 9:57 pm

    Perbindeshi i Vicidolit, kreu i agjentures serbo-greko-ruse ne Shqiperi, Sali Serbi, me kercenimet e tij kriminale arriti me sukses te prishe radhen e heqjes se imunitetit e tij, duke ia lene stafeten Bela Rames.

    Reply
  • Kiri says:
    March 9, 2026 at 12:03 am

    Gjergji qenke pjestar ne vrasjet e sali serbit gazeta dita ben gabim qe te jep hapesire te shkruash

    Reply
  • demo says:
    March 9, 2026 at 3:34 am

    Po ti po me hoqe Zeqinene,une nuk shoh me Lajme.Po une per Ate Zeqine i shoh lajmet,,per ate Zeqine i shoh debatet parlamentare tek News 24..Gjuha Zeqinese eshte Gjuha e gjalle e Popullit,.Eshte Zhargoni i shitesve ambulante ne Pazarin e Rroskovecit,.Me mban gjalle nostalgjine kur blija duhan te grire te Myrto Plugu dhe Raki Marecke te Anastasia Pali Zharkes ne Rroskovec.Zeqineja eshte lezeti ,eshte krypa e Atij Parlamenti.Qekur ka dale Zeqineja e mbylli Ate Al Pazar Agron Llakaj,se ishte bere bajat dhe nuk e shihte njeri,Nuk e di a egziston Portokallia,por keto Big Brotherat nuk i sheh me askush.
    Sot sikur e kishin me llafe te gjitha TV te filluan lajmet me Podkastin e Edi Rames.Mua me acaron.Kur del surrati ktij,me behet si surrati kryetarit kshillit Lagjes,kur i binte deres per dite Diele,ora 7:-Hajde se kemi pune vullnetare.
    Surrati me poza ceremoniale, marsh funeber,,Si Enver Hoxha kur vdiq Stalini.Reciton pallavra,qe s`i beson as vete,si Sofika kuadrit kur na lexonte para punes gazeten Zeri Popullit.
    Kurse Zeqineja eshte VETVETJA.Nuk shtiret,Perfaqeson ne Parlament shteresen e gjere te tregetareve me pakice.
    Do zoti nuk e leon kete koment Edi Rama,se po e lexoi do e zhduke Zegjinene nga Listat e mbyllura.

    Reply
  • FAZLLIQ-qires i familjes Berisha says:
    March 9, 2026 at 5:02 am

    BIRN- ErBAJGA!
    Jà te ta plotesoje deshiren tende ASFALISE greke dhe:
    -Ta urdheroje Edhe Edvinin e QIverrise,edhe Dado e prokurorisr dhe EDVINI dePUTANAT e parlaMenopauzees qe:
    T’ia heqiin breket ,imunitetin Ballukes dhe ta fusion ne ‘burg’ kupton kavalishence po pastaj !?

    Reply
  • "antishqiptari" says:
    March 9, 2026 at 6:51 am

    Per sa kohe ne shqiptaret do vazhdojme me shprehiet ,MARTE nga DITET tona, te na RROJE PARTIA, mut mbi mut do te jete Shqiperia

    Reply
  • nastradini says:
    March 9, 2026 at 7:31 am

    Te ben pershtypje manipulimi mediatik qe behet vazhdimisht me GOGOLIN Sali Berisha duke ja kundervene qeverisjes se HAJDUTIT Edi Rama, ne nje kohe qe Saliu eshte PJELLA e Enverit, Nexhmijes dhe Ramizit, Saliu eshte PRODUKT i Partise se Punes dhe duhet te jene BAJGAT e Enverit ata qe te kerkojne falje per Sali Varkarin e Enverit dhe Sali Sekretarin e Partise se Punes dhe te mos manipulojne shoqerine duke e treguar si DORDOLEC te Opozites se LIGE. Ketij manipulimi enverist i sherbejne edhe Sanco Pancat e PD duke mbajtur me shiringa hipokrizie prej bedeli Sali Profesor-Doktorin, Liderin-Historik qe eshte shpallur nga SHBA si nje kriminel i korruptuar, njesoj si cuni i Kristaqit, Edi Rama, qe OSBE zbuloi se kishte vjedhur $200 milione dollare nga lejet e ndertimit si kryetar bashkie, ne nje raport zyrtar ne vitin 2015. Ne kete raport permenden edhe llogarite bankare te Sali Berishes dhe Ilir Metes, me shenimin se te dy jane politikane te korruptuar si Edi Rama dhe Belinda Balluku eshte vetem nje element i kesaj bande hajdutesh qe la pas Partia e Punes.

    SHQYPNIA E BAJGAVE TE ENVERIT KA MBETUR NE VEND NUMERO NE EVOLUCIONIN DEMOKRATIK

    “Hiqni imunitetin e Belindes se Beqir Ballukut!” tingellon me keq se “ Kartagjena duhet të shkatërrohet!” ne Kohen e Qepes te Hanibalit, sepse ne te gjitha vendet e tjera ish-komuniste te Evropes Lindore nomenklatures komuniste qe kane kryer krime dhe familjareve te tyre u eshte ndaluar me lig te mbajne poste shteterore, te punojne ne administrate, apo te bejne biznes me fonde publike, cfare ndodh ne Shqypni? Belinda Balluku, mbesa e Beqirit, qe Instituti per Krimet e Komunizmit e ka shpallur si kriminel, emerohet nga kryeministri Edi Rama, djali i Kristaqit, KILLERIT te Enverit emeron mbesen e Beqirit, Belinda Ballukun si zv. Kryeministre dhe ministre te infrastruktures pa patur madje dipllome te shkolles se mesme dhe i var ne qafe miliarda euro para publike per t’i shpenzuar si t’ja doje qefi me kosto rrugesh 3-4 here me te larta se ne vende te tjera me pasoja tragjike per cilesine. “Hiqni imunitetin e Belindes se Beqir Ballukut!” tingellon me keq se “ Kartagjena duhet të shkatërrohet!”, sepse Belindat, Edvinet, Fatmir Xhafajt, Arben Krajat, Sokol Sadushat, Gent Ibrahimat, Gramos Rucat, Spartak Brahot me lukunine e pjellave te Enverit dhe te Sigurimit Famekeq te tij nuk duhet te figurojne fare ne politiken aktuale, ne vend te degjojme hajduten arrogante Belinda Balluku: “Nuk kam 300 apartamente, nuk kam jahte,nuk kam vjedhur asnje qindarke, njesoj si Edi Rama kur deklaronte vetem 300 euro te ardhura personale, kur OSBE tregonte per $200 milione dollare llogari bankare ne SHBA, “…para korrupsioni nga lejet e ndertimit…”.

    ASKUSH NGA MEDIA KOMBETARE NUKE PYETI BELINDA BALLUKUN, PSE I KA NDERTUAR RRUGET ME KOSTO 3-4 ME SHUME SE VENDET E TJERA DHE CFARE KA BERE ME $50 MILIONE DOLLARET E VJEDHURA ASHIQARE NE TYNELIN E LLOGARASE?

    Vete Edi Rama deklaroi se parate per vilat e Surrelit i kishte kursyer si emigrant ne France, kur flinte poshte urave te Senes, ndersa Linda Rama u justifikua se vilat e Surrelit ishin ndertuat me “…materiale te vorfna…” dhe askush nga Drejtesia shqyptare nuk u kujtua te pyeste:

    SA TE VORFNA ISHIN MATERIALET E NDERTIMIT O TYRYFYCKA LINDA RAMA?

    sic askush nuk kujtohet t’i thote arrogantes hajdute, Belinda Balluku:

    MOS U HIQ SI E PERNDJEKUR POITIKE TE ENVERIT, SE TI JE PJELLA E NOMENKLATURES DHE JE PJESE NE KRIMET E KOMUNIZMIT NE SHQYPNI!

    Reply
  • mallkimi i numrave-2 te Rilindjes says:
    March 9, 2026 at 8:04 am

    Nuk eshte Edi Rama shembelltyra e kesaj Rilindje, por njeriu ne foto Belinda Balluku.
    Eshte ajo simboli se si nje zyrtare qe di te vjedhe di edhe te ngjise shkallet e pushtetit deri ne maje te tij.
    Me kriterin baze pra Vjedhjen e prokurimeve publike qe ka neper duar. Zaten kjo eshte ajo qe u kerkohet c’do zyrtari te kesaj Rilindje, te sjelle Zarfin ne qeveri. Kush nuk e ben, shkarkohet. Kush e ben mire, gradohet.
    Dhe Belinda Balluku e zbatoi aq mire ate kriter (vjedhjen) sa mori lavde direkt edhe nga Rama “…punet qe mi ben ajo grua nuk mi ben dot asnje burre…” u rrit dhe ne pergjegjesi e nga ministre infrastrukture (qe e shkallmoi ne vjedhje kudo ku firmosi) doli ne krah te Rames si zevendese e tij. Se Rama vete nuk firmos, por jane zevendesat qe e bejne ate pune.
    Dhe prandaj keta Zevendesa te tij jane tashme njeri ne arrati (Ahmetaj) tjetri ne qeli (Veliaj) dhe e treta (Balluku) duke u bere gadi per arrest ne shtepi.

    Reply
  • Haka Tekizoti says:
    March 9, 2026 at 11:43 am

    Është një çështje parimore lidhur me kompetencat e institucioneve të pavarura të parashikuara në Kushtetutë që mëtohet të zerohet nga autori i këtij shkrimi dhe nga shumë komentues për të respektuar zellin e SPAK-ut për të qenë ai pushteti absolut mbi të gjithë pushtetet e tjera të pavarura. Balluku po hetohet e do të hetohet edhe më tej, aq më tepër tani që u nxeh nga kundërshtimi i kërkesës së tij nga Kuvendi – sepse, me sa kemi parë deri tani, SPAK-u nuk ushtron ligjshmëri por emocionalitet dhe bathët tregojnë që do të dënohet sepse gjykatat janë katandisur me ligj si seksione të SPAK-ut. Por, për të ushtruar emocionalitetin e vet, nuk pengohet aspak nga vendimi i Kuvendit. Ai ka aq shumë mjete – të ligjshme e të paligjshme sepse është bërë vetë zot e vetë shkop, saqë s’ka vendim që e pengon apo e ndalon. Kërkesa e SPAK-ut lër ta arrestuar është thjesht egoizëm i neveritshëm i atij institucioni.

    Reply
    • ¿? says:
      March 9, 2026 at 3:26 pm

      Te kam zili o Haka qe shkon Tekizoti per sigurine me te cilen opinionin tend subjektiv e paraqit si fakt te pakundershtueshem. Dhe meqe ra fjala Haka nuk shkon gjithmone tek i Zoti, nganjehere mbetet rruges dhe nuk shkon as tek Sali Berisha e as tek Edvin Rama

      Reply
  • Joni says:
    March 9, 2026 at 3:02 pm

    Balluku KORBË e ZEZË dhe KUÇEDÈRR ORDINERE qè e ka tè SHKRUAJTUR në BALLË që është GRABITQARE , njëlloj si Edi Rama GJAKPIRÈS , Sali Berisha KRYEKRIMINEL dhe KRYE PLAÇKITËSI Ilir Meta i LESHELISË (LSI) , (PL)

    Reply
  • drejtesi e munguar says:
    March 9, 2026 at 4:20 pm

    Erebara do te bente mire qe analizen e tij ta filloj nga kontradikta qe ka midis kerkeses dhe fakteve.Akuz :prishja e barazis ne tendera.Fakti duhej te ishte se cfar pasoje financiare ka te pervetesuar nga Znj.Balluku.Te gjitha akuzat qe vine nga biseda telefonike jane te pa vlefshme sipas vendimit te GJykates Larte.Mendoj se GHKKO-ja duhet te shprehe ne vendimin e saj vlefshmerine e provave dhe jo te behet noter i SPAK-ut.SPAK-u ka treguar deri tani paaftesi ne vertetimin e provave dhe per te qene brenda kerkon qe njerezit te denohen per “shperdorim detyre”.Jam per ndeshkime shembullore ndaj te koruptuarve e sidomos per sekuestrim pasurie te vene me vjedhie.

    Reply
    • ¿? says:
      March 9, 2026 at 6:36 pm

      Qe ta maresh vesh ti o gjoja drejtesi, pastaj e munguar apo e bluar eshte tjeter pune, mjafton “prishja e barazise ne tendera” per ta gjykuar dhe arrestuar kete Ballukun. A ka perfituar financiarisht per vete apo jo nuk eshte “fakti” qe kerkon zotrote. Ajo eshte aty pikerisht qe te garantoje barazine ne tendera per te gjithe pjesmarresit. Nqs ajo e prish kete barazi, dmth favorizon njerin kundrejt nje tjetri, kaq mjafton per ta futur ne biruce. Pastaj si thua zotrote, po te kete prishur barazine e tenderave kjo zonja, perse e ka bere, nqs nuk i ka pikuar ndonje milion per vete. Nje miljon po them une keshtu qe mos te prishet qejfi shume ty.

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Mushkonjat e Strasburgut, flamingot e Zvërnecit dhe fabula e Ezopit
  • Protesta si Ftesë dhe Festë
  • Çfarë përfaqëson 10 qershori për Kosovën
  • Shqipëria e bukur e sheshit
  • Turistë të huaj i bashkohen protestës: Përvojë transformuese

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Shqipëria e bukur e sheshit
  2. Emigranti on Shqipëria e bukur e sheshit
  3. Vëzhgimi on Shqipëria e bukur e sheshit
  4. Sazan Svernica on Shqipëria e bukur e sheshit
  5. Skypion on Shqipëria e bukur e sheshit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?