Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Historia e parrëfyer: Është edhe një kont shqiptar që ka rrëmbyer… një Helenë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > Historia e parrëfyer: Është edhe një kont shqiptar që ka rrëmbyer… një Helenë
HistoriLajmi i fundit

Historia e parrëfyer: Është edhe një kont shqiptar që ka rrëmbyer… një Helenë

Published: January 7, 2024
Shpërndaje

Akademiku i ndjerë Moikom Zeqo ka shkruar në rubrikën e tij në gazetën DITA mbi rolin e anzhuinëve francezë në historinë mesjetare shqiptare.

Ky rol ka qenë i madh dhe veçanërisht interesante është historia e princit shqiptar Karl Topia, i shekullit XIV.

Ai ishte një fëmijë i lindur nga një baba shqiptar dhe nga një nënë anzhuine franceze.

- Publicitet -

Shkruan Zeqo:

“Historia e Karl Topisë të kujton ngjarjet e romaneve kalorsiake, ose të romanit gotik a pikaresk.

Babai i tij, konti i Durrësit, Tanush Topia, bëri një aventurë të pabesueshme. Ai rrëmbeu Helenën, vajzën e Robert I Anzhu.

Helena po vinte me një anije nga Italia sepse do të martohej, me një kontratë politike, me një princ bizantin. 

Anija ndaloi në brigjet e Durrësit. Në këtë pushim, befas Tanush Topia e pa Helenën dhe u dashurua marrëzisht me të. Por, është e vërtetë që edhe Helena u dashurua menjëherë me Tanushin. Tanushi e rrëmbeu Helenën dhe u martua me të. 

I dërguari i mbretit anzhuin në Durrës më kot e kërcënoi në emër të Robert I Anzhu, që Helena t’i bindej të atit dhe të mos e bënte këtë marrëzi. Helena nuk u bind.

Pas një viti lindi një djalë, fryt i kësaj dashurie të parrëfyer. E ëma ia vuri emrin Karli në kujtim të gjyshit të saj Karli I, mbret i Napolit dhe Sicilisë, që ishte njëkohësisht dhe vëllai i mbretit të Francës, Shën Luizit.

Mbas një viti, i ati i Helenës i bëri një ftesë Helenës dhe Tanush Topisë, që të vinin në Napoli, sepse gjoja i kishte falur dhe dëshironte të bënte një gosti të madhe për çiftin rebel.

Ai u tha atyre të merrnin me vete edhe nipin, Karl Topinë.

Në momentin e fundit Tanushi, dyshues dhe largpamës, nuk e mori Karlin me vete, hipi në një anije me gruan Helena dhe shkoi në Napoli.

Pritja paraprake qe madhështore, u organizua një gosti e paparë, por i ati i Helenës, hakmarrës deri në fund, i masakroi dhëndrin dhe të bijën në gjumë, duke bërë kështu një vepër makbethiane, të denjë për penën epokale të Shekspirit.

Karl Topia i vogël u mbajt i mbrojtur, sepse jeta e tij kërcënohej nga agjentët e mbretit francez.

Kështu u rri ky personazh i mesjetës shqiptare, nga më të fuqishmit dhe me jetë vetiake nga më të çuditshmet…”

Shkrimi i plotë mund të lexohet në arkivën e gazetës DITA.

a.c./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Protesta e studentëve, Ministria e Shëndetësisë për të plagosurit: 6 persona vijojnë të marrin trajtim te Trauma
  • PS i vendos ultimatum opozitës për reformën zgjedhore, ekspertët kërkojnë konsensus
  • Protesta 8-orëshe para Ministrisë së Arsimit, 16 persona të arrestuar nga Policia
  • Rama anulon mbledhjen e grupit të PS që do mbahej sot
  • Parashikimi i horoskopit 14 Tetor 2026, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Komentet e Fundit

  1. Ytt patronazhist muti on Fatura e prepotencës politike: A mund ta shuajë Rama me dhunë atë që ndezi me arrogancë?
  2. Mut ti, mut kush te ka bere on VIDEO: 13 të plagosur nga trazirat në Tiranë, mes tyre policë, gazetarë, protestues dhe kalimtarë
  3. K R on VIDEO: Policia dhunon një student, e merr në gjendje të fikëti, ndërsa i varet këmba totalisht e thyer! (KUJDES, pamje të rënda)
  4. Skypion on Fatura e prepotencës politike: A mund ta shuajë Rama me dhunë atë që ndezi me arrogancë?
  5. Poshte patronazhistet si anonymous on Fatura e prepotencës politike: A mund ta shuajë Rama me dhunë atë që ndezi me arrogancë?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?