Nga DHIMITËR SHTËMBARI*
Në Rezolutën e miratuar në Konferencën XII Kombëtare të Organizatës së Veteranëve e të Pasardhësve të LANÇ të Popullit Shqiptar “Nderi i Kombit” bëhej fjalë edhe për një kërkesë drejtuar Akademisë së Shkencave, që në grupin e hartimit të Historisë së LANÇ pranë kësaj Akademie të merrnin pjesë, thjesht për oponencë, edhe historianë që gjenden pranë Kryesisë së Komitetit Kombëtar të kësaj Organizate. Madje, një kërkesë e tillë i qe shtruar edhe Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, zonjës Lindita Nikolla gjatë një pritjeje kortezie që kjo organizoi me disa veteranë të LANÇ e pasardhës të tyre me rastin e 29 Nëntorit 2021.
Kërkesa e shtruar nga ana e Kryesisë së Komitetit Kombëtar në thelb kishte të bënte me një shqetësim të kahershëm, lindur nga ndonjë veprim a prononcim johistorik të profesorit të njohur Paskal Milo. Këtu nuk po bëjmë fjalë vetëm për pjesëmarrjen e këtij historiani me përvojë në ceremoninë e varrimit të kryetradhtarit të Atdheut, Mit’hat Frashëri, por edhe për disa deklarime denigruese për LANÇ, shprehur publikisht në ekrane televizionesh.
Shkurt, ajo çka mendohej e dyshohej nga ana e Kryesisë së Komitetit Kombëtar, ngjau: Prof. Paskal Milo botoi kohët e fundit një libër historik voluminoz, brenda të cilit ka edhe disa të pavërteta. Në disa çështje shumë të mprehta të historisë së LANÇ ai, dashur padashur, i është bashkuar, në konceptim, historianit të akshamit, Uran Butka!
Sigurisht, nuk do të ishte ndonjë e papritur sikur një libër me interpretime politike ta botonte, fjala vjen, ndokush tjetër, sepse “historianë” me fytyrë politikani po na bëhen edhe anonimët, por ama kur një botim të tillë e përgatit një shkencëtar serioz dhe i respektuar në rrethin e gjerë të historianëve me shpenzimet e Akademisë së Shkencave, pra, me fondet e taksapaguesve shqiptarë, atëherë puna ndryshon: i dalë në qarkullim si botim i Akademisë së Shkencave, ai do të shërbejë edhe si referencë shkencore!
Kryesia e Komitetit Kombëtar të Organizatës së Veteranëve e të Pasardhësve të LANÇ të Popullit Shqiptar “Nderi i Kombit” ndihet e prekur, pse jo – edhe e indinjuar për interpretimin jorealist të disa çështjeve delikate, që do t’i cekim shkurtazi në vijim. Kjo Kryesi kundërshtimet e veta i ka të bazuara, falë edhe kujtimeve të disa prej pjesëmarrësve të drejtpërdrejtë në Mukje, Labinot e në mbarë epopenë e lavdishme të LANÇ.
Mbledhja e Mukjes vazhdon të shitet e blihet si mall në “tregun” e politikës
Herë mbas here historianë të ndryshëm, por edhe disa palopolitikanë, ndalen posaçërisht dhe gjatë te Mbledhja e Mukjes. Nuk qëndrojnë te Konferenca e Pezës, se kjo shkëlqen si drita e diellit. Ngulen vetëm te Mbledhja e Mukjes, me sa nuk është vështirë të kuptohet, për të nxjerrë ndonjë “përfundim” me interes politik prej çorbës që u përpoqën të gatuajnë aty krerët kryesorë të Ballit Kombëtar.
Në librin më të fundit të Prof. Paskal Milos jepet ideja, sikur na qenka Balli Kombëtar ai që paskej shfaqur iniciativa dhe propozime për bisedime e marrëveshje dhe ato, fatkeqësisht, na qenkan refuzuar (!) nga ana e Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar, i cili nuk paskej pasur këtë vullnet politik! Në fakt, e kundërta është e vërtetë.
Ca më tej studiuesi ia fillon “analizës” që nga organizimi i takimit në Mukje, duke bërë “vërejtje”, se në këtë Mbledhje shkoi Mit’hati, por nuk paska vajtur Enveri! Dhe kjo, arsyeton autori i librit, nuk e nderon këtë të fundit (!) (Në Konferencën e Pezës nuk shkoi Mit’hat Frashëri, por për një fakt të tillë flitet vetëm nën zë!) Sipas hamendjes së këtij studiuesi, Enveri na i qenkej shmangur qëllimisht ballafaqimit me Mit’hatin, sepse, aludon ai, mbase nuk do të mund ta përballonte dot! Për të qeshur. E kush nuk ia njeh Enverit aftësitë prej polemisti të fuqishëm, ca më tepër që përpara do të kishte një njëri, të cilit, mjerisht, i mbahej edhe goja.
Drejtuesi kryesor i LANÇ do të shkonte në këtë mbledhje i zbritur nga malet ku luftohej, ndërsa delegatët e Ballit do të ndodheshin aty të arratisur fshehurazi nga sallonet e madhorëve të qeverisë pushtuese! Enveri do të mund të fliste aty në emër të dhjetëra, mbase edhe të qindra dëshmorëve të rënë në luftë kundër pushtuesve të huaj, ndërsa Mit’hat beut e tarafit të tij do t’i mbetej të fliste për nisiativat që kishte realizuar për të mbajtur në këmbë qeveritë kukulla kuislinge!
Të mundohesh të gjesh pozivitet te Mit’hati dhe Balli që ai drejtonte, kjo është e pamundur. Mit’hatit i qe dorëzuar në dorë ftesa për të marrë pjesë në Konferencën e Pezës, por ai nuk pat pranuar të ishte i pranishëm në atë kuvend vërtet pluralist. Kur delegatët e kësaj Konference, përfshirë edhe Abaz Kupin, filluan punën për shtimin e këshillave nacionalçlirimtare dhe të çetave antifashiste, Mit’hati bëri të kundërtën: krijoi organizatën e vet. S’i pat pëlqyer “Fronti Antifashist Nacionalçlirimtar”, prandaj e “emërtoi” shqip: “Balli Kombëtar”. Demek, shqiptar i madh Mit’hat beu!
Dhe nga e nisi veprimtarinë? Jo nga lufta kundër pushtuesve të huaj! E filloi nga shpifjet dhe nga akuzat kundër PKSH dhe Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar! I akuzoi këta si spiunë të rusit e të sërbit, por kurrsesi spiun të grekut! Qerrata politikan Mit’hat beu!
Të ngarkuar me aq shumë mëkate të njohura, historiani serioz nuk do të mund t’ua kursente epitetet krerëve ballistë.
Aktualisht, çështja e Mukjes vazhdon të jetë objekt edhe i politikës. Edhe politikani më injorant ka guxim të flasë për gjoja “fajin” e madh të Partisë Komuniste e të Enver Hoxhës, që, sipas tyre, nuk e njohën të ashtuquajturën Marrëveshje të Mukjes! Mbase është pikërisht edhe për këtë arsye, që disa historianë, mes këtyre ndoshta edhe Prof. Milo, flasin e shkruajnë pak majtas e ca djathtas, pa mundur ta venë pikën mbi i.
Zelli i papërmbajtur i Prof. Milos: luftën civile e nisi Enver Hoxha!!!
Gjatë procesit të botimit të librit, Prof. Miloja doli në mënyrë të beftë në ekranin e një televizioni dhe, a thua se kishte zbuluar Amerikën, njoftoi me shumë zell e pompozitet çudinë e shekullit: kam gjetur dokument; luftën civile në Shqipëri e filloi i pari Enver Hoxha!!!
Me një gur – dy zogj: la të kuptohet se paska pasur në Shqipëri luftë civile (!), pohoi edhe tjetrën: këtë “luftë civile” na e paska filluar pikërisht ai që e drejtonte LANÇ: Enver Hoxha!!!
Kuptohet, ata që ia kanë njohur disa pirueta këtij historiani e politikani të qetë zor se mund t’ia kenë marrë seriozisht. Me siguri që ia kanë konsideruar thjesht deklaratë për protagonizëm.
Po çfarë letre na paska gjetur, thua! Një letër e 1 tetorit të vitit 1943, të mbas Konferencës II të Këshillit të Përgjithshëm Antifashist Nacionalçlirimtar, mbajtur në Labinot më 4 – 9 shtator 1943, me anën e së cilës Enver Hoxha u drejtohet formacioneve partizane që të luftonin me më shumë ashpërsi kundër pushtuesve të huaj edhe pse mes tyre do të mund të gjendeshin mbase edhe ballistë. Le të kujtojmë këtu, se mbas kapitullimit të Italisë fashiste në Shqipëri shkelën nazistët gjermanë. Pikërisht në këtë kohë, orientuar nga vet drejtuesit kryesorë të Ballit Kombëtar, ballistët u bën, si të thuash, byth e brekë me nazistët. Le të kujtojmë, ca më tej, se krerë nacionalistë ishin marrë vesh me Komandën e Lartë të Vermahtit dhe i kishin dhënë asaj garanci se marshimi nëpër Shqipëri i trupave naziste nuk do të kundërshtohej nga forcat nacionaliste!!! Dhe kështu edhe ngjau.
Prof. Miloja rreket të zbulojë në përmbajtjen e letrës “argumentin e madh”, se na paska qenë Enver Hoxha ai që nisi i pari dhe e vazhdoi luftën vëllavrasëse! Mirëpo harron, apo ndoshta bën sikur harron, se bashkëpunimi i ballistëve me pushtuesit kish filluar shumë më herët, vazhdoi gjatë Mbledhjes së Mukjes dhe nuk u ndërpre edhe mbas saj. Krerë të Ballit Kombëtar u shpërndan nëpër Shqipëri, sidomos në veri të vendit, dhe bën “besëlidhje” për të mos i pranuar partizanët në territoret e tyre! Madje, patën marrë deri edhe vendime, se do t’u vinin pushkën “komunistëve”! E këto nuk janë pak për një historian për të dalë te ideja, se krerët “nacionalistë” vinin në Mukje të molepsur keqas. “Formacione nacionaliste, shkruante Gjeneral Dalmaco në qershorin e vitit 1943, (vini veshin: kohë para Mukjes), nën kontrollin e autoriteteve ushtarake e të mbrojtura nga repartet tona, kanë filluar sot në mëngjes operacione kundër bandave partizane”! Më 1 – 3 gusht, kur Mit’hat Frashëri e Hasan Dosti me të tjerë “përbetoheshin” në Mukje se Balli Kombëtar do të luftonte me armë kundra italianëve, forcat balliste nën komandën e Nexho Bejlerit, së bashku me forca të Divizionit italian “Peruxhia” sulmonin forcat partizane në Libohovë dhe e shtrinin operacionin e tyre në Glinë, Nepravishtë, Labovë e Suhë, duke vrarë 62 fshatarë dhe duke djegur 138 shtëpi!
Por edhe menjëherë mbas Mukjes ballistët nuk i ndalën vandalizmat kundër partizanëve. Më 5 gusht 1943 çetat balliste të Kolonjës të drejtuara nga Safet Butka sulmojnë batalionin partizan dhe vrasin partizanin Baki Dume. Më 14 gusht ballistët godasin në shpinë, në rrugën Vlorë – Tepelenë, forcat partizane që sulmonin një autokolonë ushtarake italiane. Më 25 gusht 1943 forcat balliste godasin një skuadër partizane që shkonte drejt Lepenicës së Vlorës dhe vrasin dy partizanë! Një ditë më vonë, 26 gusht 1943, çetat e Ballit të komanduara nga Hamit Matjani e Xhaf Bali sulmojnë me të pabesë një grup partizanësh në fshatrat Ballaj të Peqinit dhe Kukaj të Lushnjes.
Ja, pra, ç’bëhej para e gjatë Mbledhjes së Mukjes nga ana e ballistëve!
Edhe katrahura politike e asaj kohe në majë të Shtetit nuk fliste pak për lojën e pistë që luante Balli Kombëtar, të cilën Prof. Miloja nuk mund të mos e shikonte të lidhur ngushtë me Mbledhjen e Mukjes. Kryesia e Shtetit kukull e drejtuar nga Mehdi Frashëri, i njohur ky për dënimin e hapur të agresionit fashist italian të Shqipërisë, por ama filonazist me ardhjen e gjermanëve, ishte kupolë e ballistëve! Ishte po ky Mehdi që pranoi postin e ofruar prej nazistëve për të drejtuar Këshillin e Regjencës, në të cilin, krahas Anton Harapit do të bënin pjesë edhe dy figura të njohura të Ballit, Fuat Dibra e Lef Nosi. Të mos harrojmë edhe tjetrën, se në qeverinë “Mitrovica”, nga shtatë veta, tre ishin nga radhët e Ballit Kombëtar. Këto e të tjera fakte historike nuk lenë as më të voglin dyshim, se Balli Kombëtar ishte kredhur i tëri në llumë. Tashmë ai gjendej tërësisht matanë llogores antifashiste.
E kësaj kohe është ajo letër e 1 tetorit 1943 e Enver Hoxhës dhe e disa letrave të tjera të Tij të po kësaj periudhe, thirrjet e të cilave mbanin parasysh pikërisht këtë proces shkrirjeje të forcave të Ballit Kombëtar me repartet naziste!
Ka vazhduar e vazhdohet të luhet politikisht me “kartën e Kosovës”
Duke u ndalur gjerë e gjatë te Mbledhja e Mukjes lihet të kuptohet, se pikërisht këtu dhe vetëm këtu fle lepuri. Duke mos e ndarë qartë të vërtetën nga ajo që nuk është e tillë, i hidhet mjegull një realiteti, pikëpyetjeve të të cilit ka kohë që iu janë dhënë përgjigjet.
Krerët ballistë, siç kanë dëshmuar disa nga ata që kanë qenë të pranishëm në takimet e organizuara në Tapizë e në Mukje, për të bërë shou politik e për të fituar simpati në popull dërdëllitnin rregullisht edhe me kartën e Kosovës! Hiqeshin tepër të “merakosur” për fatin e Kosovës, edhe pse, praktikisht, as që kishin menduar të bënin ndonjë hap konkret në shërbim të vëllezërve kosovarë.
I dalë mëngjeseve nga çadra ku flinte në krevat portativ, Mit’hat beu paraqitej me pizhame në takimet zyrtare me delegatët e Këshillit të Përgjithshëm të Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar! Shpesh herë ngrinte zërin dhe çirrej që ta dëgjonin edhe njerëzit në mes të fshatit, se gjoja i qante zemra për çështjen e Kosovës! Në fakt, e dinte fare mirë, se problemi i saj do të mund të zgjidhej vetëm mbas luftës, në përputhje me ato çka shtronte Karta e Atllantikut. Hëpërhë kërkohej që populli kosovar të përfshihej në brigadat partizane për të luftuar kundër bishës naziste, që, të nesërmen, mbas çlirimit, të mund të kishte të drejtë për vetëvendosje.
Edhe pse kishin folur me tone të larta thjesht për interesa politike, krerët ballistë nuk ishin zgjatur shumë për çështjen e Kosovës. Edhe këta e dinin se si do të mund të zgjidhej. Kishin vazhduar me të tjera orekse. Delegatët ballistë, ezber nga goja, kërkonin, as më pak e as më shumë, të bëhej zero gjithçka e arritur deri në atë kohë nga ana e Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar: të shkatërroheshin këshillat e krijuara nacionalçlirimtare (!), të shpërndaheshin organet e Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar nëpër Shqipëri (!), të mos njihej Shtabi i Përgjithshëm i sapokrijuar i Ushtrisë Nacionalçlirimtare (!) dhe…
… Dhe të krijohej një i ashtuquajtur Komitet i Shpëtimit të Shqipërisë!!!
E, sikur të mos mjaftonin këto, në krye të këtij Komiteti të vendosej, kush?! Hasan Dosti, një ish ministër i Drejtësisë në qeverinë kuislinge gjatë regjimit italian të pushtimit!
Antifashizmi i kohës së LANÇ mbetet vlerë e patjetërsueshme e popullit shqiptar
Të pranosh që në Shqipëri ka pasur luftë civile gjatë LANÇ e, për më tepër, që këtë “luftë” na e paska nisur pikërisht PKSH, madje personalisht ai që e drejtonte epopenë e çlirimit, do të thotë t’i vesh një njollë të zezë antifashizmit shqiptar, atij antifashizmi që popullin shqiptar e frymëzoi, e lidhi dhe e bëri bashkë e të pandarë me Koalicionin e madh Antifashist Botëror.
“Letra e famshme” e 1 tetorit 1943, si dhe ndonjë letër tjetër e mëpastajme e drejtuesit kryesor të LANÇ, që tashmë na u shndërruakan në “kryedokumente”, është rrjedhojë e një të vërtete që nis me lëkundjet e Abaz Kupit në Mukje, lëkundje që dhanë pasoja edhe te dy drejtuesit kryesorë të delegacionit të Këshillit të Përgjithshëm të Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar, Ymer Dishnica e Mustafa Gjinishi dhe që vazhdon me tërë ato veprime antishqiptare të krerëve të Ballit Kombëtar.
Anullimi i “marrëveshjes” së Mukjes nga ana e PK ishte akt shpëtimtar për LANÇ, sepse garantonte vazhdimin e pandërprerë të luftës së nisur kundër pushtuesve të huaj. Dhe kjo rezultoi shpëtimtare për Shqipërinë. Edhe te interpretimi politik i “marrëveshjes” së Mukjes duket qëndrimi mëdyshës i Prof. Milos. Si për t’u bërë qefin të djathtëve të djeshëm e të sotëm, shkon deri aty, sa akuzon me pa të drejtë Partinë Komuniste dhe Frontin Antifashist Nacionalçlirimtar për provokimin dhe fillimin e luftës civile (!). Dhe me këtë “përfundim”, fatkeqësisht, ai bëhet njësh me një tezë të stërdëgjuar e mjaft të vjetër të ballistëve, sidomos të Butkës e të disa prej shokëve të këtij.
Krerët ballistë, ustallarë të regjur për makinacione politike, kërcënonin se edhe mund të largoheshin nga Mbledhja! Ishte edhe ky fakt që drejtuesit e delegacionit të Frontit lëshuan pe në dëm të orientimit që iu ishte dhënë nga udhëheqja më e lartë e PKSH! Tashmë dihet orientimi që u qe dhënë drejtuesve të delegacionit të Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar: Dishnicës e Gjinishit: “Vazhdoni bisedimet në frymën e orientimeve të Mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm, por mos harroni interesat e Lëvizjes sonë. Ajo duhet të mbetet, siç është realisht; organizatore dhe udhëheqëse e luftës e jo një fraksion në këtë luftë”.
Dhe historia i dha të drejtë ish Komandantit të Përgjithshëm i UNÇSH.
Në Mukje krerëve ballistë as që u rrihte te lufta për çlirim apo te Kosova , për të cilën “përgjëroheshin” aq shumë. Të gjitha përpjekjet i bënin për të “shtruar” me dhelpëri rrugën drejt marrjes së pushtetit! Dhe kur nuk u eci, ashtu sikundër edhe gjatë luftës, sërish dorëpërdore me nazistët ia mbathën jashtë Atdheut, pa u qederosur për fatet e popullit. Kjo është e tëra.
* * *
Duke mos u zgjatur më tej, le t’i përmbahemi misionarit anglez, Reginald Hibbert. Në librin e tij “Fitorja e hidhur. Lufta Nacionalçlirimtare në Shqipëri”, shkruan, se ndërsa Lëvizja Nacionalçlirimtare e kishte kuptuar se realizimi i aspiratave kombëtare dhe gjithçka tjetër që dëshirohej, përfshi edhe ambiciet për pushtet, kalonin pashmangshëm përmes luftës, angazhimit në luftë në anën e duhur të historisë, përkrah aleatëve, Balli Kombëtar priste që ato t’i vinin si dhuratë nga të tjerët, nga të huajt, në këtë rast nga gjermanët, pa luftuar e pa sakrifikuar!
Misionari anglez ka thënë gjithçka. Jo një “letër”, por një “libër” të tërë historie ka pohuar. Ja, pra, këtë frymë do të dëshironim të gjenim në tërë librin më të fundit të Prof. Milos.
Kryesia e Komitetit Kombëtar të Organizatës së Veteranëve e të Pasardhësve të LANÇ të Popullit Shqiptar “Nderi i Kombit” është i një mendimi me çka shkruan Prof. Xhelal Gjeçovi në artikujt e 2 e 3 gushtit 2022, botuar në gazetën “Dita”.
Nuk i mohon kush vlerat e vërteta shkencore të botimeve historike të Prof. Milos dhe as kontributin e tij të vyer në fushë të historisë, por ama kushdo do të ndihej tepër i shqetësuar për disa teza të veçanta e delikate, ku nuk është folur troç e me logjikë shkencëtari, por me paragjykime politikani!
* Nënkryetar i Komitetit Kombëtar të Organizatës së Veteranëve e të Pasardhësve të LANÇ të Popullit Shqiptar “Nderi i Kombit”.
Nuk e lexova gjekundi titullin e librit qe ka botuar Paskal Milo, qe ta lexojme edhe ne dhe te gjykojme ne menyren e re demokratike mendimet e autorit te librit me ato te autorit te shkrimit…
Per mendimin tim i vetmi gabim i E.Hoxhes dhe Frontit NCÇL ka qene organizimi i nje konference te perbashket me Ballin Kombetar, organizate kolaboracioniste, e deklaruar si bashkepunetore me pushtuesit fashist!!
Ne librin “Populli shqiptar ne Luften e Dyte Boterore” Prof. Paskal Milo hedh ca teza, qe e bashkon ate dhe e ben njesh me “historianet” balliste! Ta konsiderosh luften antifashiste nacionalçlirimtare te popullit tone, lufte qe u njoh si pjese e perbashket e luftes se Koalicionit te madh Antifshist Boteror qe ne dhjetor te vitit 1942 (me deklarata zyrtare nga ministrat e Jashtem te Anglise Bashkimit Sovjetik dhe Amerikes) do te thote te falsifikosh te vertetat historike te LANÇ. Balli Kombetar qe bashkepunetor i lidhur ngushte me pushtuesit, sidomos me nazistet. Prof. Milo synon, me sa kuptohet, ta mbaje mire edhe ketej, edhe andej, i dashur me te majtet, i dashur edhe me te djathtet, sigurisht per interesa vetjake. Por historia per fat te mire na coi dhe na la kryelart ne anen e fitimtareve.
Historia e Luftes Antifashiste Nacional Çlirimtare (LANÇ) ne Shqiperi dihet tanime e sakte se eshte shkruar me fakte dhe treguar gjate ketyre 80 vjeteve nga njerez qe e kane jetuar dhe kane qene personazhe te asaj ngjarje me rendesi te madhe kombetare.
Pa u zgjatur dhe me llogjike te thjeshte mbeshtetur nmbi fakte te pakundershtueshme eshte konkluduar (dhe pa asnje ekuivok):
1. Fronti Antifashist Nacional Çlirimtar (FANÇ) i udhehequr nga Partia Komuniste Shqipetare (PKSH) e organizoi dhe udhehoqi kete lufte, u mbeshtet nga shumica e popullit shqipetar, u lidh me aleatet antifashiste dhe e çliroi vendin nga pushtuesit dhe vendosi pushtetin popullor ne Shqiperi.
2. Balli Kombetar (BK) dhe te ashtuquajturit paria e vendit nuk zbrazen asnje pushke kunder pushtuesit, u bashkuan me ta dhe krijuan qeveri Kuislinge, menduan per pushtet dhe para ndaj u rrokullisen, si tradhetare, ne nje qerre bashke me kriminelet naziste.
Historiani P.Milo i ka pranuar keto fakte dhe konkluzione me perpara (se ai nuk eshte aq i palatuar si sharlatani Butka). Tani meqenese Milo nuk ka se cfare te thote tjeter (se te gjitha jane thene e sterthene), per te mbushur faqet e nje libri komercial, hedh tymnajen e luftes civile dhe te “qendrimit luftarak” qe na paska mbajtur delegacioni i BK ne Mukje.
Tymnaja e Milos shperndahet shume kollaj po ti pergjigjet pyetjeve te thjeshta:
a. Kush e ndaloi BK, qe ishin trima sipas Milos, te zbrazte nje pushke te vetme karshi pushtueseve gjermane?
b. Pse BK qe nuk donte vellavrasje, zbraste pushke e vrau partizane bashke me gjermanet?
c. Kur BK ishte “atdhetar” pse kreret e tij nuk ndenjen ne Shqiperi po iken te menderosur, bashke me pushtuesit, ne mbarim te luftes?
Natyrisht organizimi dhe veprimet e FANÇ nuk ishin perfekte gjate luftes por te mos harrojme se:
1. Ishte kohe lufte
2. Nuk ishin shtet i organizuar por vullnetare patriote qe nuk kishin eksperience lufte dhe organizimi
3. Infrastruktura dhe informacioni nuk ishin keshtu si sot, me aviona, celular, dhe rrjet satelitor etj.etj..
4. Fati i Shqiperise nuk dihej si do ishte ne mbarim te luftes (shovenistet fqinje dhe mbeshtetesit e tyre enderronin per toka Shqipetare).
Mbaskali dikur mburren me nje dokumenta qe kish gjetur ne Arkiv per veprimtarine e hereshme patriotike te Enverit”jam shume i lumtur ,prof.Azizi….”Dikur Edhe shperthimit te luftes se dyte boterore i jepet interpretim tjeter,nisur qe nga konferencat e mynichut.Sot fajtor ben Stalinit dhe paktin molotov ribentrop,madje Stalin e ben bashkepuntore te Hitlerit .Epi e kerkon koha,e kerkon SHaBA
Se sa “Patriote” ishin Turqit ne Identitet Enver Hoxha,Abdullah (Abdyl “shqip”) Carcani,Mah-Mut (Mehmet “shqip”),Salihu si bij te Vezireve, Pashallareve, Bejlereve, Agallareve, Dervisheve, Muhipeve, Hoxhallareve etj e treguan dhe e tregojne edhe sot Dashurine per Baben Turqine dhe Urrejtjen per Greqine dhe Heronjte e Saj Arvanitet te cilet luftuan Heroikisht per te cliruar Vorio Epirin e Pirros, Arxileas,Megas Aleksandros,Kastriotit, Megas Kostantinos etj.
Ballistet si Balli i Pashallekut Osmane i vetequajture “Shqiperi” bashkepunuan me Gjermanet se ndryshe do ishte Epiri Nje sic ka qene qe nga koha e Majmunit.
Gjermania Naziste erdhi pasi Greqia e hodhi ne det Italine fashiste.
Italia e Telinit qe dote nje Pashallek turk deri ne Preveze por dalngadale nje Protectorat Italiane nuk kapitulloi por e luftuan ata qe nuk u turqizuan te ashtuquajtuit Arvanitas per te cliruar Tokat e Shenjta te Epirit.
Enver turku e tregoi se per cfare luftoi dhe sa Dem i shkatoi Kombit Epirote duke u hequr Skoliot Greke ne Koritsa,Argjirokastros,Agios Saranda,Elbasan etj.
Lista me Emra te “bukur” Evropiane ne vitet 70te duke mohuar Kombesine Epirote dhe Ilyre tregojne fare qarte se per cfare “Kombi” artificial kemi te bejme.
M.shparthi
Fati i Shqiperise pas lufte dihej se si do behej si ne gjithe vendet e botes. Komunistet dhe ballistet kane pasur te njejten padron. Elita mbreterore globale organizon keto lojra.
Dokrra prej hini. Po kush lesh eshte Paskali para Edi Rames. Radiografine LNC ja ka bere Edi Rama te REFLEKSIONET. Pse nuk flet asnje fjale per Prijesin ti sh. Shtembari? Lexo Refleksionet dhe atehere do mbyllesh gojen. Po ju komunistat keshtu e keni, kur vjen puna te Partia e Udheheqesi pshurrni mbi luften e mbi deshmoret. Te”Partia mbi te gjitha”grate hapin trupin e burrat hapin grate per PARTINE. Keta jeni ju he kurre mos kjoshi.
bravo Dhimiter
Historia eshte shkence. Lereni historianet te bejen punen e tyre. Kur politika meret me historine e ardhmja eshte fatkeqesi. Sa ma shume botime nga autore te ndryshem per historine aq ma shume do i ofrohemi te vertetes historike. Subjektivizmi i politikes historine shqiptare e ka bere te pabesushem. Mund te beni politike dhe pa keqperdorur historine
Që Milua ka gëlltitur një lugë çorbë të prishur, tani nuk ka më dyshim, por urojmë të mos e gëlltitë edhe Akademia.