Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FOTO: Vrau dhe e vranë në pije e sipër… Lidhjet e fshehta në Ballkan me drogën e Kolumbisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > FOTO: Vrau dhe e vranë në pije e sipër… Lidhjet e fshehta në Ballkan me drogën e Kolumbisë
KronikeLajmi i fundit

FOTO: Vrau dhe e vranë në pije e sipër… Lidhjet e fshehta në Ballkan me drogën e Kolumbisë

Published: December 9, 2023
Shpërndaje

Dejan Stanimiroviç u gjet në anë të një rruge në Kolumbi, i qëlluar me armë zjarri në fytyrë. Vrasja e tij erdhi pas një serie ngjarjesh konfuze në një zonë të quajtur Meta në juglindje të kryeqytetit kolumbian Bogota natën e 31 marsit.

Po atë natë gjetën vdekjen dy oficerë policie, si dhe një trafikant i dyshuar droge.

Për hetuesit ka ende shumë pyetje të rëndësishme që mbeten pa përgjigje, por disa detaje të mbledhura nga BIRN ofrojnë një vështrim të rrallë në veprimtarinë ballkanike të krimit të organizuar në Kolumbi.

- Publicitet -

“Ai nuk ishte një turist”, tha një oficer i lartë i Policisë Kombëtare Kolumbiane, i cili foli në kushte anonimiteti. “Nuk ishte këtu për ekoturizëm.”

Stanimiroviç u rrit në Beograd dhe drejtonte një klub karateje në Spanjë. Ai hyri në Kolumbi nga Ekuadori përmes urës Rumichaca, diku në mes të marsit. Këtë herë, ai ishte vetëm.

45 vjeçari serb e kishte vizituar vendin më parë, ndoshta në janar. Ai njihej në vend me emrin “Markos”.

“Markosi” i qetë

Sipas kolonelit të policisë Gustavo Berdugo Garavitos, Stanimiroviç bëri 1.000 kilometra rrugë për të shkuar në qytetin Meta të Guamalit. Ai mbërriti në shtëpinë e Jose Vicente Rivera Mendozës, i njohur si “Soldado” ose “ushtari”. Rivera ishte një trafikant i dyshuar droge në Meta.

Meta shtrihet aty ku Andet takojnë pjesën më perëndimore të savanës tropikale të njohur si Los Llanos. Duke qenë midis zonave të prodhimit të kokainës në malet dhe xhunglat e  Kolumbisë dhe pikave të transportit drejt Venezuelës, Los Llanos janë një rrugë e preferuar për trafikantët e drogës dhe çdo kontrabande tjetër.

Bëhet fjalë për një sipërfaqe të gjerë, ku veprojnë shumë grupe të paligjshme të armatosura. Disa nga këto grupe i kanë rrënjët tek bandat paraushtarake të krijuara nga pronarët e tokave në vitet 1980 për të luftuar guerilasit e majtë, të cilët e kishin rritur pushtetin e tyre duke tregtuar lëndë narkotike. Këta paraushtarakë më pas u bënë edhe vetë trafikantë të mëdhenj droge.

Dejan Stanimiroviç. Foto: Policia Kombëtare Kolumbiane.

Rivera ishte një ish-anëtar i vjetër i grupit paraushtarak “Centaurët” që operonte në Meta dhe qytezat fqinje. Ai kishte refuzuar të merrte pjesë në një proces çmobilizimi në Kolumbi midis vitit 2003 dhe 2006.

Pas mbërritjes së Stanimiroviçit, Kolumbia mbylli kufijtë prej COVID-19 dhe ai nuk qe në gjendje të largohej.

Ai rrallë dilte nga shtëpia e Riverës. Sipas hetuesve, Stanimiroviçi flinte ditën dhe rrinte zgjuar natën, shpesh duke kaluar me orë të tëra përpara TV”. Ai fliste vetëm me Soldadon”, tha një nga hetuesit, duke përdorur pseudonimin e Riverës.

Njerëz të tjerë që kishin hyrë në shtëpi i thanë policisë se Stanimiroviçi fliste aq pak spanjisht, saqë ata kufizoheshin duke komunikuar me një anglishte të çalë.

“Të gjithë thanë se ai ishte një djalë i qetë dhe i respektueshëm dhe gjithçka dukej në rregull deri atë ditë, më 31 mars”, tha një tjetër hetues, edhe ky në kushte anonimati.

Mosmarrëveshje vdekjeprurëse nga pija?

Rivera dhe Stanimiroviçi e kaluan pasditen e tyre të fundit së bashku në shtëpinë e Riverës me familjen e tij, duke ngrënë drekë para se dyshja të largohej për të vizituar një fermë.

Ata që qëndruan në shtëpi filluan të pinë “aguardiente”, një pije alkoolike kolumbiane me aromë glikanxoje, zakonisht e konsumuar me shotsa. Kur Rivera dhe Stanimiroviçi u kthyen rreth orës 20:00, ata iu bashkuan të tjerëve duke pirë.

Sipas hetuesve, Stanimiroviçi i tha grupit se ai zakonisht nuk pinte alkool sepse merrte ilaçe për një problem shëndeti mendor. Kurse Rivera duke qenë se e kishte jetën gjithmonë nën kërcënimin e trafikantëve rivalë, ishte zakonisht esëll.

“Soldado ishte shumë i kujdesshëm për sigurinë e tij. Ai nuk largohej shpesh nga shtëpia. Ishte tepër i kujdesshëm”, tha një nga hetuesit.

Atë mbrëmje, dyshja me sa duket e la pas krahëve kujdesin, duke iu bashkuar grupit dhe duke konsumuar alkool për të festuar ditëlindjen e djalit të Riverës.

Grupi luajti një lojë, në të cilën secili lojtar rrotullonte një shishe për të përcaktuar se kush do të pinte më tepër. Kjo mund të ketë qenë baza për raportimet fillestare, por të pasakta, se Stanimiroviçi vdiq gjatë një loje ruletë ruse.

Ruleta ruse është një lojë vdekjeprurëse në të cilën një lojtar vendos një plumb në një pistoletë me mulli, e rrotullon atë, vendos tytën në kokë dhe tërheq këmbëzën, duke shpresuar që në fole të mos qëllojë plumbi që është vendosur në pistoletë.

Një video e xhiruar me telefon në skenë tregon disa pjesëmarrës të dehur, duke u argëtuar me Stanimiroviçin, duke e quajtur atë “Ruso”, ose rusi.

Në një moment më vonë atë mbrëmje, pasi ishte konsumuar shumë alkool, midis Riverës dhe Stanimiroviçit shpërtheu një grindje.

Persona të kapur nga policia në Guamal pas incidenteve ku mbetën të vrarë Stanimiroviëi dhe “Soldado”.

Sipas hetuesve, djali i Riverës, Anderson Rivera Beltran, dha një deklaratë në polici duke thënë se ai ishte larguar nga dhoma për të shkuar në tualet dhe kur ishte kthyer dyshja po debatonte për një celular.

Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi grindjen, megjithëse disa besojnë se mund të ketë qenë diçka aq e parëndësishme, sa për shembull një mosmarrëveshje për muzikën që do të vendosnin.

Djali u përpoq t’i merrte mënjanë, thonë hetuesit, por Stanimiroviç nxori një pistoletë dhe e çoi Riverën dhe djalin e tij në një dhomë gjumi në pjesën e përparme të shtëpisë, duke qëlluar tri herë dhe duke vrarë Riverën.

Sipas hetuesve, më pas pati një grindje midis Stanimiroviçit dhe djalit të Riverës, por nuk ka ende asnjë shpjegim zyrtar se si Stanimiroviçi përfundoi me një plumb në fytyrë.

“Serbi mori një peshqir dhe doli me vrap në rrugë”, tha hetuesi. “Në kohën kur mbërriti policia, ai kishte humbur shumë gjak dhe nuk mund të fliste.”

Lidhjet kriminale

Sipas një raporti të policisë, të shkruar në orët e para të datës 1 prill, Stanimiroviç u gjet, ende gjallë, pranë rrugës disa minuta pas mesnatës nga dy oficerë që iu përgjigjën raportimeve për të shtëna me armë në zonë.

Ata e gjetën atë të shtrirë në anën e tij të majtë, të veshur me pantallona të shkurtra të errëta, një bluzë të kuqe dhe sandale, me një peshqir blu “të vendosur në qafë” për të ndalur gjakun që dilte nga një plagë në nofullën e sipërme.

“Ai u gjet i vetëdijshëm, por nuk fliste dot as edhe një fjalë”, tha raporti.

Policia ndoqi gjurmët e gjakut deri në në shtëpinë e Riverës, ku edhe dy oficerët u qëlluan për vdekje.

Disa orë më vonë, në Spitalin Villavicencio, Stanimiroviçi u shpall i vdekur.

Stanimiroviç u raportua më pas si anëtar i rangut të lartë të grupit ballkanas “Keka”, i akuzuar për trafik kokaine, në Spanjë, Gjermani dhe Portugali. Megjithatë, autoritetet spanjolle i thanë BIRN se nuk kishin asnjë të dhënë për të. Autoritetet gjermane dhe portugeze nuk iu përgjigjën pyetjeve të BIRN.

Në Kolumbi, ai ishte i panjohur për autoritetet. Hyrja e tij e mëparshme në vend nuk kishte ngjallur dyshime në kufi.

Sipas komandantit të policisë në Meta, kolonel Berdugos, hetimi zbuloi një lidhje midis Riverës dhe Klanit të Gjirit

Megjithatë, policia thotë se rrethanat e vdekjes së tij tregojnë për kriminalitet dhe përfshirje të mundshme në trafik droge. Sipas komandantit të policisë në Meta, kolonel Berdugos, hetimi zbuloi një lidhje midis Riverës dhe Klanit të Gjirit, pa dyshim një nga grupet më të fuqishme kriminale kolumbiane aktive sot.

Lidhja e Riverës me Stanimiroviçin, pra, mund të vërtetojë atë që është dyshuar prej kohësh – që janë krijuar lidhje midis karteleve ballkanase dhe Klanit të Gjirit, duke reflektuar praninë dhe fuqinë në rritje të grupeve ballkanase të drogës në Kolumbi.

“Disa grupe nga Ballkani Perëndimor, gjatë 20 viteve të fundit janë ngritur në zinxhirin e vlerës. Ata janë kthyer nga korrierë të vegjël në distributorë të mëdhenj droge me rrjete që shtrihen nga Amerika Latine në Europën Perëndimore dhe Afrikën e Jugut”, shkroi në një raport në korrik Nisma Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar, GI-TOC.

Grupet kriminale ballkanase që vizitojnë Kolumbinë operojnë me kujdes, shkroi GI-TOC, duke udhëtuar pa malla kontrabandë dhe pa sasi të dyshimta parash të thata, duke mbajtur një profil të ulët dhe rrallë duke qëndruar më shumë se një muaj.

Ata shpesh udhëtojnë në grupe shumëkombëshe për të shmangur dyshimet dhe, kur është e nevojshme, përdorin dokumente identiteti false.

Sipas Felipe Tascon, një ekspert mbi ekonominë e kokainës në Kolumbi, i cili ka punuar me shtetin kolumbian dhe Bashkimin Europian për këtë çështje, mungesa e provave konkrete të veprimtarisë kriminale ballkanase në vend ka të ngjarë të tregojë vetëm se sa efikas dhe të disiplinuar kanë qenë kriminelët e Ballkanit, duke mbajtur një profil të ulët, si dhe numrin relativisht të ulët të vizitorëve ballkanas krahasuar me operativë të tjerë të huaj kriminelë.

“Ne kemi dëgjuar shumë për një ‘pushtim’ të trafikantëve meksikanë që janë aktivë këtu në Kolumbi, me sa duket, një numër më i madh sesa çdo grup europian. E megjithatë, gjatë punës time në terren afërs Tumaco-s, kurrë nuk kam takuar apo dëgjuar ndonjë meksikan duke folur”, tha Tascon.

“Prandaj nuk është e paarsyeshme të besosh se këtu mund të ketë edhe kombësi të tjera, në numra më të vegjël që punojnë pa u zbuluar.”

Në Ballkan kapet kokainë kolumbiane

Para vdekjes së Stanimiroviçit, një nga individët me rrënjë ballkanase që më parë raportohej të ishte përfshirë në trafik të niveleve të larta të drogës në Kolumbi duket se ka qenë Miro Niemeier Rizvanoviç, i njohur ndryshe si “Rusi”.

Shtetas gjerman i lindur në Bosnjë, Rizvanoviç u arrestua nën akuzat për trafik droge në vitin 2016, por, sipas raporteve, “e rregulloi” që ta lirojnë në arrest shtëpie.

Ky veprim e lejoi atë të vazhdonte operacionet e tij të trafikimit të drogës, të udhëtonte jashtë vendit me dokumente false ekuadoriane dhe të zhvillonte kontaktet e trafikimit në Spanjë dhe Itali.

Edhe pse zyrtarisht në arrest shtëpie, Rizvanoviç (në foto) u arrestua në Itali në vitin 2017 dhe u dërgua në Kolumbi. Një vit më vonë, Rizvanoviç u qëllua për vdekje

Edhe pse zyrtarisht në arrest shtëpie, Rizvanoviç u arrestua në Itali në vitin 2017 dhe u dërgua në Kolumbi. Një vit më vonë, Rizvanoviç u qëllua për vdekje në makinën e tij teksa po largohej nga një festë në rajonin qendror të kultivimit të kafesë në Kolumbi.

Raportet e mediave lokale kanë spekuluar se ai u vra sepse u ofroi informacione mbi Klanin e Gjirit autoriteteve italiane.

Disa arrestime dhe konfiskime droge gjatë viteve të fundit sugjerojnë se midis Kolumbisë dhe Ballkanit po zhvillohet një trafik i madh.

Në vitin 2014, Mali i Zi arrestoi tre trafikantë ndërkombëtarë armësh të dyshuar se kishin komplotuar për t’i shitur armë të rënda rebelëve FARC në Kolumbi, të përcaktuar më parë nga SHBA-ja dhe Bashkimi Europian si “terroristë”.

Në vitin 2018, policia shqiptare njoftoi sekuestrimin rekord të 613 kg kokainë të pastër kolumbiane në një kontenier me banane që vinte nga Amerika Latine.

Në të njëjtin vit, pesë persona u arrestuan – një në Kolumbi dhe katër në Spanjë – pas zbulimit të më shumë se një ton kokainë në një avion privat që fluturonte midis dy vendeve.

Midis të arrestuarve në Spanjë ishin dy pasagjerë shqiptarë, duke përfshirë kreun e operacionit, Julián Deblini, dhe një bashkëpunëtor shqiptar të quajtur Dritan Gradica. Ndërkohë, Lelio Nevardo Ávila Santana u arrestua në Kolumbi për lidhjet e tij me grupin.

Familja mban shpresë se Stanimiroviçi është ende gjallë

Avokati Aleksandar Scekiç tha se familja e Stanimiroviçit në Serbi nuk ka ende konfirmim nëse ai ka vdekur apo është gjallë.

“Nuk ka ardhur asnjë lajmërim zyrtarisht. Ata kanë shpresë se ai është gjallë”, tha Scekiç, avokati i familjes, për BIRN. “Ambasada serbe në Uashington po përpiqet të marrë informacione nga Kolumbia.”

Scekiç tha gjithashtu se policia serbe dhe Interpoli ishin të përfshirë në çështje. Ai kundërshtoi raportet se Stanimiroviçi ishte përfshirë në krim, duke thënë se ata ishin “të pasaktë” dhe se familja nuk e kishte idenë se çfarë donte ai në Kolumbi.

 

——–

Botuar nga BIRN. Raportimet shtesë u bënë nga Javier Ruiz Afanador nga Bogota dhe Ivana Nikolic nga Beogradi.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rama i dërgon letër protestuesit: Eja tek unë, edhe unë jam i vetmuar si ty…
  • “U them Fuck you”, Rama iu përgjigjet akuzave për korrupsion në Financial Times: Nuk jam unë “Kumbari”
  • Manifest për ringritjen e së Majtës shqiptare
  • Gazetari rus që zbuloi lidhjen sekrete të Putinit, vdes nga helmimi me kërpudha në Letoni
  • Përmbyllen sot Provimet e Maturës, maturantët testohen në lëndën me zgjedhje

Komentet e Fundit

  1. Ilir Troplini on Rama i dërgon letër protestuesit: Eja tek unë, edhe unë jam i vetmuar si ty…
  2. nje shqiptar on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  3. Claus on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  4. Berlin on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  5. nje shqiptar on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?