Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kush është ish-zv/ministri i arrestuar për koncesionin e Sterilizimit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Kush është ish-zv/ministri i arrestuar për koncesionin e Sterilizimit
KronikeKryesorePolitike

Kush është ish-zv/ministri i arrestuar për koncesionin e Sterilizimit

Published: August 17, 2023
Shpërndaje

Ish-zv.minsitri i Shëndetësisë Klodian Rrepaj është arrestuar për akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve së bashku dhe me biznesmenin Ilir Rrapaj, lidhur me koncesionin e sterilizimit të 8 vjetëve më parë.

Burimet bëjnë me dije se Klodian Rjepaj ka qenë në krye të komisionit të prokurorimit publik në shkurt të 2013 kur u hap gara për koncesionin prej 100 milionë eurosh. Lidhur me këtë dosje është marrë në pyetje dy herë Klodian Rjepaj, në cilësinë e ish zv.ministrit, si dhe janë pyetur nëtarët e koncesionit.

Rjepaj ka qenë zyrtari i parë që në 2016 u mor në pyetje nga Prokuroria e Tiranës për tre koncesionet e dhëna nga Ministria e Shëndetësisë. Prokuroria e Tiranës deklaroi atëherë se kontrata e sterilizimit nuk kishte elemente të veprës penale dhe e mbylli dosjen, por hetimi rinisi pas 3 vitesh kur Nisma Thurrje që dërgoi një denoncim në SPAK-un e sapokrijuar.

- Publicitet -

Po kush është Klodian Rjepaj?

Në 2013, Pas shume vitesh pritjeje në opozitë që prej 2005-ës kur mori drejtimin e PS Edi Rama erdhi në pushtet falë aleancës me LSI dhe partitë e tjera të majta në qeverisjen e vendit. Fitorja e koalicionit PS-LSI në zgjedhjet e 23 qershorit 2013 zbriti nga pushteti Sali Berishën i cili më pas do të jepte dhe dorëheqjen. Edi Rama do të ishte kryeministër dhe Ilir Meta kryetar i Kuvendit

Qeveria u vendos të drejtohej në koalicion dhe veç 5 ministrave, LSI mori dhe 7 poste të zv/ministrave. Ndërkohë 9 zv.ministra vinin nga PS dhe 1 nga PBDNJ. Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj kishte 2 zv.ministra, përkatësisht ish-drejtoresha e INSTAT-it, Milva Ekonomi, si dhe koordinatorin e Programit Kombëtar HIV/AIDS, Klodian Rjepaj. Klodian Rjepaj ka mbajtur dhe postin e shefit të kabinetit të ish-ministrit të Shëndetësisë Petrit Vasili, në 2009 – 2012, si dhe ka qenë kryetar i Komitetit Koordinues për luftën kundër HIV/AIDS dhe Tuberkulozit në Shqipëri. Rjepaj qëndroi në detyrë deri në vitin 2017.

CV e Klodian Rjepajt

Ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Mjekësisë Tiranë për mjekësi të përgjithshme dhe më pas specializimin pasuniversitar në fushën e Shëndetit Publik. Ka marrë titullin master shkencor pranë Fakultetit të Mjekësisë në fushën e Shëndetit Publik si dhe certifikatë master online në Universitetin e Manchesterit (UK). Aktualisht ka mbaruar procesin e doktoraturës në Shëndet Publik.

Në  periudhën 1998 – 1999 ka punuar si mjek i përgjithshëm në 2 nga fshatrat e zonës malore në Vlorë. Në mars të 1999 ka punuar si mjek vullnetar në Kukës dhe Has në pikat kufitare në përgjigje të krizës së Kosovës, mjek i emergjencës mjekësore dhe udhëheqës i skuadrave mjekësore në rrethe të ndryshme të vendit në përgjigje të krizës kosovare. Në vitet 1999 – 2001 ka qënë drejtor Mjekësor për shoqatën humanitare ndërkombëtare “International Medical Corps” (IMC), zyra e Shqipërisë. Në vitet 2002 – 2006 ka qënë Koordinator Kombëtar i Projektit të Shëndetit mendor në kuadrin e Paktit të Stabilitetit.

Rjepaj ka dhe eksperiencë ndërkombëtare si drejtor Mjekësor i shoqatës humanitare ndërkombëtare International Medical Corps (IMC) ne Moske, Rusi (2002). Ka drejtuar Programin Kombëtar të HIV/AIDS/IST pranë Institutit të Shëndetit Publik si dhe koordinator i Fondit Global në luftën kundër HIV/AIDS në Shqipëri. Në vitet 2009-2012 ka qënë drejtor Kabineti pranë Ministrisë së Shëndetësisë si dhe Kryetar i Komitetit Koordinues për luftën kundër HIV/AIDS dhe Tuberkulozit në Shqipëri.

Zotëron shumë mirë gjuhën angleze dhe italiane, si dhe njeh mirë gjuhën franceze dhe greke. /Shqiptarja/

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • DETAJET: Plagoset rëndë 50-vjeçari emër i njohur në Sarandë
  • Qeveria i jep falë për hotele trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe në Palasë
  • Një klithmë e heshtur për mënyrën se si Shqipëria sillet me thesaret e saj të gjalla
  • VIDEO: Protestoi para makinës së Ramës, policia arreston qytetarin
  • Komisioni Europian kritikon sulmet politike ndaj SPAK-ut në rastin Balluku

Komentet e Fundit

  1. K R on Deklarata e ministres serbe, Prishtina kërkoi reagim më të fortë nga Tirana, Rama: Jemi shtet serioz, nuk merremi me histerira
  2. K R on Familja e Martinit: Rama po përdor emrin e djalit për politikë, institucionet dështuan
  3. K R on Familja e Martinit: Rama po përdor emrin e djalit për politikë, institucionet dështuan
  4. K R on Deklarata e ministres serbe, Prishtina kërkoi reagim më të fortë nga Tirana, Rama: Jemi shtet serioz, nuk merremi me histerira
  5. K R on Deklarata e ministres serbe, Prishtina kërkoi reagim më të fortë nga Tirana, Rama: Jemi shtet serioz, nuk merremi me histerira

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?