Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Historia e koncesionit të Aeroportit të Vlorës dhe përplasja e ditëve të fundit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Historia e koncesionit të Aeroportit të Vlorës dhe përplasja e ditëve të fundit
Kronike

Historia e koncesionit të Aeroportit të Vlorës dhe përplasja e ditëve të fundit

Published: August 30, 2025
Shpërndaje

Kur ka nisur koncesioni i Aeroportit të Vlorës kanë qenë tre aksionerë: Mabco Construction me 58 për qind, YDA Group me 40 për qind dhe 2A Group në minorancë me 2 për qind.

YDA Group është përfshirë në koncesion për shkak të përvojës së saj për ndërtimin e aeroportit me 40 për qind të aksioneve, që të justifikohej konsorciumi si fitues.

Në fakt, ky ka qenë një pjesëtar fiktiv i koncesionit dhe menjëherë pas nisjes së punës ai është tërhequr realisht nga aksionet, duke u ndarë mes Mabco Construction të Pacollit dhe 2A Group të Ademit.

- Publicitet -

Ndarja është bërë me dy kontrata noteriale. Fillimisht, YDA Group ia ka shitur aksionet MAPCO-s për 4200 euro formalisht dhe po në të njëjtën ditë Mabco me 2A Group kanë lidhur një kontratë të re për ndarje aksionesh mes tyre në raportin 53 për qind për Mabco dhe 47 për qind për 2A Group. Por këto kontrata nuk janë regjistruar në QKB.

Aksionet nuk janë bërë funksionale në QKB, për të shmangur debatet publike dhe për shkak të nevojës që për çdo ndërrim aksioneri duhet leja e qeverisë shqiptare. Për të mos rrezikuar reputacionin e tyre, ata nuk i kanë regjistruar këto aksione sipas kontratave.

Koncesioni ka marrë një kredi 60 milionë euro nga BKT dhe ka përdorur edhe burimet e veta.

Nga kredia e marrë nga BKT, kompania 2A Group ka tërhequr rreth 25 milionë euro, ndërsa Mabco rreth 13 milionë, ndërkohë që 2A Group ka investuar edhe shuma të veta më tepër se Mabco.

Tani që aeroporti po shkon drejt përfundimit, debati është mes dy aksionerëve, 2A Group dhe Mabco, rreth legjitimimit të aksioneve në bazë të kontratës së heshtur që kanë dhe të paregjistruar në QKB qysh dy vite më parë.

2A Group kërkon t’i njihet si 47 për qind aksioner duke pasur në dorë kontratën por edhe gjithë dokumentet e investimit gjatë këtyre dy viteve, ndërsa Mabco e Pacollit refuzon dhe ka marrë një vendim si aksioner kryesor i konsorciumit që të mos lejohet ndryshimi i aksioneve.

Artikulli i plotë, sot në DITA versioni print në të gjitha kioskat e shtypit në gjithë vendin

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Valë kërcënimesh me bombë në aeroportet evropiane
  • Pista e vrasjes së 61-vjeçarit në Bulqizë, gruaja dhe djali e qëlluan me armë dhe sëpatë
  • EMRAT: SPAK kërkon 302 vite burg për 15 të pandehurit e “Plumbit të artë”
  • VIDEO: Grupe protestuesish presin Ramën në Frankfurt: Hajdut, jep dorëheqjen
  • Drejtësia shqiptare mbetet jashtë epokës së Inteligjencës Artificiale

Komentet e Fundit

  1. Ethem Lalaj on VIDEO: Grupe protestuesish presin Ramën në Frankfurt: Hajdut, jep dorëheqjen
  2. Shqiptari on VIDEO: Grupe protestuesish presin Ramën në Frankfurt: Hajdut, jep dorëheqjen
  3. Eh sa ka zanoti... on Ka nisur zyrtarisht hetim për ato që thotë Veliaj? Si përgjigjet SPAK
  4. Detari on Saga tre-vjeçare e fjalëve bosh: BE konfirmon se fondet e bujqësisë IPARD mbeten të bllokuara
  5. Detari on VIDEO: Grupe protestuesish presin Ramën në Frankfurt: Hajdut, jep dorëheqjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?