Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Historia e pabesueshme e mjeshtrit Pandeli Thanasi dhe e “motorit të Hitlerit” që shfaqet në bregdetin shqiptar rreth 85 vjet më pas
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kuriozitete > Historia e pabesueshme e mjeshtrit Pandeli Thanasi dhe e “motorit të Hitlerit” që shfaqet në bregdetin shqiptar rreth 85 vjet më pas
Kuriozitete

Historia e pabesueshme e mjeshtrit Pandeli Thanasi dhe e “motorit të Hitlerit” që shfaqet në bregdetin shqiptar rreth 85 vjet më pas

Published: May 4, 2025
Shpërndaje

Kjo është historia e pabesueshme e një motori pa moshë, por edhe e një 62-vjeçari që i përket racës në zhdukje të atyre mjeshtrave të pazakontë që mund t’ua besosh një punë symbyllur.

Motori që shihni në foto është prodhuar nga industria gjermane që mbështeste ushtrinë me mjete gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ky motor e ka nisur rrotullimën e parë në fillim të viteve ’40 në ndihmë të ushtrisë naziste. Ai ka shërbyer deri në falimentimin dhe tërheqjen e ushtrisë së Hitlerit nga Ballkani.

- Publicitet -

Ishte një nga rreth 2 mijë mjetet që gjermanët lanë në tërheqje e sipër në malet midis Greqisë dhe Shqipërisë.

Këto mjete u mblodhën nga shteti grek pas mbarimit të Luftës dhe u shitën me ankand.

Motori “nazist” në fjalë që asokohe ka patur disa vite jetë rinisi punën në një ndërmarrje private greke dhe punoi pa u ndalur asnjë ditë nga 1944 deri në 1995.

Në vitin 1995, një mjeshtër saldimi nga Mesopotami i Sarandës, Pandeli Thanasi e blen nga kolegu grek që e përdorte prej rreth gjysëm shekulli.

Mjeshtër Pandua që ka emër të madh në zonën e bregdetit të jugut për punimet dhe merakun në projektet që merr përsipër, vazhdoi të punonte me të njëjtin motor të instaluar në një gjenerator të vjetër për të prodhuar energji në zonat ku kryhen punime saldimi por që ende nuk është lidhur energjia elektrike.

Pandeli Thanasi tregon se kur e bleu motorin u step fillimisht nga mosha e tij: “Doja të blija një motor të ri. Por greku që e kishte më tha, merr këtë se nuk ka asnjë motor të ri që do punojë si ky”.

Kanë kaluar thuajse 30 vjet të tjerë që usta Pando vazhdon të punojë përditë me “motorin e Hitlerit”.

Fotografitë e mëposhtme u bënë gjatë zbatimit të një projekti të mjeshtër Pandos në një zonë piktoreske të bregdetit midis Himarës dhe Sarandës.

Vitet në luftë, plus 50 vitet me ustain grek plus 30 vitet me Pandon, ky motor po i afrohet të 90-ve dhe duket në formën e tij më të mirë.

“Është fare i thjeshtë dhe harxhon fare pak naftë” – thotë Pandeli Thanasi ndërsa zhurma ritmike e “ushtarit gjerman” të ndryshkur nga jashtë por flakë nga brenda, na shoqëron në çdo sekondë.

n.s. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Këtë herë, Rama do ta mbajë “retreat”-in në Pogradec në 24 dhe 25 gusht
  • Dronët në Laipcig dhe Gjermania në shënjestrën e strategjisë ruse!
  • Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës, VV nuk jep emër për kryetar
  • Bisedime për paqe dhe diplomaci lufte me Rusinë
  • Misteri rreth takimit sekret Pezeshkian-Khamenei në Teheran, ata ishin në një makinë…

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Besa dhe Besueshmëria!
  2. Turist i zhgënjyer on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  3. realisti on Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe prej situatës në Shëndetësi
  4. Oficeri i artilerise on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  5. Oficeri i artilerise on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?