Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Historia e panjohur e krimit që tronditi udhëheqjen e PPSH-së: Përse e vrau Harap Miloti, eprorin e tij?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > Historia e panjohur e krimit që tronditi udhëheqjen e PPSH-së: Përse e vrau Harap Miloti, eprorin e tij?
Histori

Historia e panjohur e krimit që tronditi udhëheqjen e PPSH-së: Përse e vrau Harap Miloti, eprorin e tij?

Published: May 12, 2024
Shpërndaje

Më 13 dhjetor 1960 në qytetin e Fierit, ndodhi një ngjarje e bujshme, që drithëroi mbarë opinionin publik shqiptar. Harap (Sejdi) Miloti, nënkryetar i Degës së Punëve të Brendshme i Fierit, vrau në shtëpi, kryetarin e kësaj Dege, Qemal Hysenajn. Pastaj Harapi vrau edhe veten.

Gjithçka, në çdo detaj, u fsheh me kujdes dhe u la enigmë. Asnjeri, as sot e kësaj dite, nuk e di të vërtetën, por gjithnjë janë përdorur thashethemnaja të ndryshme dhe gjithfarë alibirash. Akoma dhe sot e kësaj dite, fëmijët, tashmë të rritur, të Harap Milotit, nuk kanë një varr për babain e tyre.

Po kush ishte Harap Miloti? Një djalë nga familja e përmendur e Milotëve. Baba i tij, ishte kryeplaku i Kirasit. Emri i tij i vërtete është Sejdi, porse shkodranët, gjithmonë e thirrën Harap. Ishte shegert tek Ulqinaku i Madh, ku punoi me ndershmëri dhe krijoi njohje të admirueshme, me gjithë Shkodrën. I lidhur me Luftën Antifashiste që në moshë të re, që në vitin 1942, ai do te bënte emër, si njeri i aksioneve të guximshme. Një djalë trim e i guximshëm, në ato vite lufte.

- Publicitet -

Koha e rreshtoi si shumëkënd nga pjesëmarrësit e Luftës Antifashiste, në krahun e komunizmit. Pas çlirimit të vendit, ai do te fillonte ndër të parët kuadro të Luftës, studimet në Bashkimin Sovjetik, në qytetet e Sevastopolit, Odesës dhe Saratovit, së bashku me Myslym Ketën e, Sami Bushatin. Shok i ngushte me Samiun. Me të përfunduar studimet, emërohet të punoje ne organet e Punëve të Brendshme, në detyra drejtuese si në Malësi të Madhe, Lezhë, Klos, etj., etj.

I përkushtuar ndaj punës dhe mbas familjes. Kështu vazhdoi deri me 13 dhjetor 1960, kur ndodhi ngjarja fatale, e cila edhe sot e kësaj dite, mbetet misterioze. Deri me sot, edhe pas viteve ’90-të, asnjë gazetë, nuk ka shkruar për këtë ngjarje. Asnjëherë në mediumet shqiptare, nuk u përmend emri i Harap Milotit. Publiku dhe familjarët, nuk dinë asgjë për shkaqet që e detyruan Harapin, të ndërmerrte atë akt fatal, të vriste kryetarin e Degës dhe pastaj veten!

Ata banonin në një ndërtesë në qytetin e Fierit, Harapi me familje në katin e parë, ndërsa Qemali, në katin e dytë. Kaq dinë shkodranët për këtë ngjarje, kaq di dhe familja. Familjarët, janë ankuar për këtë, deri tek Avokati i Popullit, por as ai, nuk ka mund të zbërthejë këtë enigmë, këtë heshtje varri…! Përse nuk hapet dosja e Harap Milotit?!

Le të analizojmë pak, në retrospektivë. Familja e Harap Milotit, bashkëshortja me tre djem dhe një vajzë, u trajtuan si armiq dhe vuajtën nëpër punëra të rëndomta, si marangozë e saldatorë. Të pashkolluar. Të përgjuar. Dhe të diferencuar.

Ndërsa për familjen e Qemal Hysenajt, diktatura u tregua dashamirëse. Mjafton të përmendim, djalin e Qemalit, Kujtimin, i cili sapo mbaroi shkollën, u martua me të bijën e Xhafer Spahiut, Nënkryetarit të Kuvendit Popullor të at’hershëm dhe u caktua atashe nëpër ambasada, si në Paris e Beograd. Xhafer Spahiu, ishte i afërt me Nexhmije Hoxhës.

Gjatë fillimeve te demokracisë, Kujtim Hysenaj, u lidh me ekskluzivitetin e një firme kroate, si drejtues i saj në Shqipëri, tek e cila, krijoi të ardhura të bollshme monetare. Më vonë, pas viteve ’97, Kujtim Hysenaj, zëvendësoi Fatos Klosin dhe u bë Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ Shqiptar, detyrë të cilën, e kreu derisa vdiq.

Vetëkuptohet që objekt i këtij shkrimi të shkurtër dhe befasues, nuk është thellimi i ndasisë dhe armiqësimit mes këtyre dy familjeve, përkundrazi, ne po kërkojmë një realitet, një të vërtetë dhe një varr, për shkodranin Harap (Sejdi) Miloti. Ishin dy hierarkë të lartë, të Ministrisë së Brendshme. Patjetër që kjo ngjarje, do të jetë relatuar edhe në Komitetin Qendror të PPSh-së. Pra,përveç arkivave të Ministrisë së Brendshme, dokumentacion, duhet të ekzistojë edhe në arkivat qendrore te PPSh-së.

Natyrshëm lindë pyetja, përse dy qëndrime, kundrejt dy familjeve, që kanë lidhje me te njëjtën ngjarje. Përse përkrahën familjen Hysenaj dhe përndoqën familjen Miloti?!

Kur mora nismën që të shkruaj për ish-oficerin e Ministrisë së Brendshme, Harap Miloti, pyeta shumë njerëz. Pyeta ish bashkëluftëtarë të tij. Pyeta edhe komshitë e tij dhe të fëmijëve të tij, ku të gjithë, më folën me superlativa. Nuk doli asnjeri që të fliste keq për të në Shkodër.

Rastësisht, në një bisedë pyeta edhe z. Ahmet Bushati, ish – i burgosur politik, qysh me grupin e gjimnazistëve të Shkodrës. Edhe ai më konfirmoi se, gjatë kohës që ishte pjesë e drejtimit të Shoqatës së ish – të Burgosurve e Përndjekurve Politik, nuk kishte parë apo dëgjuar ndonjë dëshmi, kundër Harap Milotit. Bile, më foli me shumë dëshirë për të, se e kishte njohur nga afër.

Cuf Hoxha, ish – i internuar, babai i futbollistit Arvit Hoxha, më tregoi se, ishte takuar në Shkodër afër stadiumit, me Harapin, një javë para se të ndodhte ngjarja. Ishin ndalë e kishin bërë muhabet, duke kujtuar vitet e fëmijërisë. Edhe Cufi, flet fjalët më të mira për Harapin. Po kështu, edhe miku im qysh në rini, Dush Selimi, komshi me familjen e Harapit, flet me konsideratat më pozitive, për këtë familje të ndershme e punëtore.

Dushi, që ka pasë babën shofer me Gjonin e Marka Gjonit, shton se, baba i tij, sa ishte gjallë, nuk e hiqte nga goja Harap Milotin.

Pikërisht këto, më dhanë spunton që të shkruaj për Milotin, pavarësisht bindjeve të tij. Gjer më sot, asnjë gazetar shqiptar në përgjithësi, e shkodran në veçanti, nuk ka pasur guximin t’i futet kësaj ngjarje. Do vijojmë t’i kërkojmë arkivave të këtij shteti, dokumenta, derisa e vërteta të zbardhet.

Marrë me shkurtime nga Memorie.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Organizuan dhe nxitën qytetarët për të bllokuar rrugën drejt aeroportit të Rinasit”, Policia procedon penalisht 19 protestues
  • SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje: Bregdeti sipas Ramës, një mall luksi që po ndan shoqërinë në dy kampe
  • Mesazhi i SHBA në kulmin e protestave: Investitorët duan rregulla të qarta dhe garanci, jo klientelizëm
  • Gazetarja: Emri i Berishës dhe i familjes vijon të jetë në listën “non grata”
  • Tri të vërteta të thjeshta (për kryeministrin)

Komentet e Fundit

  1. Rexha on Mesazhi i SHBA në kulmin e protestave: Investitorët duan rregulla të qarta dhe garanci, jo klientelizëm
  2. готовая диссертация on A e dini se Viktor Hygo shkruante lakuriq?
  3. Bruno on “Po dëmtoni turizmin dhe imazhin e Shqipërisë”, Rama: Ja kush do jenë dy përfituesit nga kjo protestë
  4. SPAKU on Nën akuzë për trafik droge dhe pastrim parash, historia e vilës së Ilir Shtufit ku jeton Shkëlzen Berisha
  5. Ppsh on Mesazhi i SHBA në kulmin e protestave: Investitorët duan rregulla të qarta dhe garanci, jo klientelizëm

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?