Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “U nis të pajtonte Skënderbeun dhe Lekën, Papa që vdiq në Ankonë pa ardhur në Durrës…”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > “U nis të pajtonte Skënderbeun dhe Lekën, Papa që vdiq në Ankonë pa ardhur në Durrës…”
Histori

“U nis të pajtonte Skënderbeun dhe Lekën, Papa që vdiq në Ankonë pa ardhur në Durrës…”

Published: December 7, 2025
Shpërndaje

Ky Papë quhej Enea Silvio Piccolomini. Qysh para se të ngjitej në Katedralen e Shën Pjetrit si Papa Piu II përbën një histori kërshërore tipike për figurat e spikatura të humanizmit europian.

Enea Silvio lindi më 19 tetor 1405. Ndonëse është fjala për një rastësi, nuk mund të mos vihet re që rezulton pikërisht bashkëmoshatar me Gjergj Kastriotin.

I përkiste një dere të madhe nga qyteti i Sienës: Piccolomini.

- Publicitet -

Të dhënat gjenden në librin “Shqipëria dhe shqiptarët në Europën e Piut II”, me autor Aurel Plasari.

Ai na jep një vepër të plotë prej 200 faqesh që është i rrallë në gjininë e vet, për të kuptuar më mirë pozicionin që zë Arbëria në gadishullin juglindor e më gjerë. Ka shkrime për këtë temë, por janë të cunguara dhe të pa dokumentuara.

Në materialet latinisht e shqip të Plasarit, botuar në gazetën DITA, jepen detaje të jetës italiane ku kalonte Enea Silvio me intimitet e vërtetësi sikur t’i kesh para duarsh.

Në libër tregohet se depërtimi turko-osman në rajonin juglindor të Europës sot të njohur si Ballkan ishte bërë për Europën e krishtere shqetësimi i madh, dhe ç’është e vërteta, funksionoi edhe si detyrim për ndërhyrje në rajon.

Papa Piu II kujdesej personalisht për frontin e luftës antiturke. Ishte një front prej 500 miljesh, Hungari, Bosnjë, Serbi, Arbëri.

Në Romë u hap tmerri se turqit ishin gati të sulmonin Italinë. Kostandinopoja kishte rënë. Askush nuk i njihte aq mirë sa Enea Silvio vendet dhe njerëzit e Europës. Ai ishte dhe Papë, dhe poet, dhe historian, shkrimet e tij i shërbyen si burime me vlerë Barletit e Nolit.

Njësoj si sot, shqiptarët haheshin mes njëri tjetrit. Ky papë donte të shuante sherret në Arbëri, mes Lek Dukagjinit dhe Skënderbeut, pasi pengonin unifikimin kundër turqve.

Ekspedita do të realizohej duke ardhur në Durrës. U përfol se papa do do shpallte Pal Ëngjëllin, “kardinal” dhe Skënderbeun, mbret.

Por ekspedita dështoi. Papa vdiq rrugës nga ethet dhe nuk mbërriti kurrë në Arbëri.

 

n.s. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
21 Comments
  • zaim korca says:
    January 19, 2024 at 9:30 pm

    nuk kemi me poavaresi ne ndaj ndodhi keto qe thote autori Aurel
    Më 28 Nëntor 1912 pavarësia u shpall në tokën e shqiponjës që klithte çdo ditë e copëtuar nga të dyja krahët. Unë mendoj që deri në 1990 kanë qenë koha kur pavarësia me të mirat dhe të këqijat e veta ka qenë më e vërteta në historinë tonë. Por mbas vitit ‘91 Shqipëria e ndryshoi konceptin e pavarësisë. U bëmë si han pa porta. Erdhën turli të huajsh, pak të mirë e shumë të ligj që tani kanë edhe dy nënshtetësi. Shumë prej tyre hapën biznese këtu dhe u favorizuan me korrupsion. Shumë kanë mashtruar, duke blerë tokë shqiptare. Kur janë në Shqipëri thonë se janë shqiptarë, kur shkojnë andej nga kanë ardhur thonë jemi i këtij shteti. Shqiptarët vetë ndihen skllevër në tokën mëmë. Janë 300 mijë familje në nevojë që janë thuajse gjysma e popullsisë. Politika e keqe ka favorizuar këtë situatë kur të huaj bastardë e hipokritë luajnë me varfërinë tonë që kemi lindur e do vdesim këtu. Respekte të gjithë stafit të gazetës Dita. Shyqyr qe i hapet prape komentet!

    Reply
  • gole says:
    January 19, 2024 at 9:31 pm

    Me keqardhje e them, por është bërë një ritual i rëndomtë dhe i neveritshëm që kushdo është në opozitë në Shqipëri, nuk lë derë e zyrë të kancelarive europiane pa u ankuar e quravitur dhe gjoja shqetësuar për gjendjen e rënduar politike e social-ekonomike të vendit, madje duke u sugjeruar krerëve të institucioneve të BE-së e sidomos të partive popullore që të vijnë e të shohin vetë. Sa hypin në pushtet, Shqiperia per ta papritur behet parajsa.H allet dhe problematikat që ka vendi nuk zgjidhen duke u quravitur para të huajve, por me alternativa dobiprurëse dhe duke bashkëpunuar opozita me mazhorancën.

    Reply
  • demo says:
    January 19, 2024 at 10:15 pm

    Papa Piu i II,i quajtur picolimini ka qene Ndihmesi,perkrahesi,Furnitori me besnik i Skenderbeut.
    Ky ka qene si Presidenti i sotem i SHBA per Zelenskin e Ukraines.
    Ishte periudha sapo kishte vdekur Miku dhe Furnitori i Skenderbeut Alfonsi i Napolit,,ky pape ndermori nje Kryqezate qe do te grumbullonte ne Shqiperi 200 mije ushtare Evropiane nen udheheqjen E Skenderbeut.
    Pikerisht per te udhehequr kalimin e Trupave ne Kruje,,u nis vete Papa Piu .Shpallja e Skenderbeut mbret,Shpallja e Pal engjellit kardinal dhe pajtimi me Leke Dukagjinin jane ceshtje te dores dyte.Skenderbeu mbret ishte edhe pa e shpallur papa,Pal engjelli eshte abati qe shkroi formulen e Pagezimit shqip.Leke Dukagjini dhe gjithe Dukagjint parardhes,kane qene armiq te betuar te Skenderbeut dhe Aleate besnike te Turqve per 25 vjet .Pak ngre ne kandar se do pajtoheshin,apo do allnoheshin,.Vetem vitin e fundit te luftes ne 1467 Leke Dukagjini ju bashkua ushtrise Skenderbeut ne rrethimin e Krujes.Kur Ushtria Turke pas vrasjes se Ballaban Badherit,filloi terheqjen drejt petreles,Ky Leke Dukagjini therriste-Embe ta,,dmth Permbi ta,si per te kompensuar tradhtine 25 vjecare kunder Skenderbeut dhe Lidhjes se princave.
    Skenderbeu i lejoi te benin nje sulm naten ne fushe te tiranes kunder bishtit te kolones turke sepse nuk kishte ndermend te fuste ushtrine ne katastrofe te kote se donte te dukej Leke Dukagjini.As kanuni i maleve qe quhet gabimishte,Kanuni i Leke Dukagjinit,nuk eshte hartuar prej tij.Eshte ngaterruar shprehja latine LEX Ducagina,(igji i Dukagjineve,banoreve te krahines Dukagjin) me emrin Leke Dukagjini

    Reply
  • demo says:
    January 19, 2024 at 11:23 pm

    papa piu duke organizuar Kryqezaten kunder turqve ne komanden e kryegjeneralit te Botes se krishtere,Gjergj Kastriotit,do te kishte ndryshuar historine e Evropes dhe Shqiperise ne Gadishullin Ilirik.por fati i zi qe ka ndhjekur shqiptaret,,vajti vdiq krejt papritur ne Ankone.jo pre etheve,si thote ky plasari,as prej malarjes,kovidit etj,,Vdiq krejt papritur,,Dyshimtaret historiane dyshojne per ndonje helmim nga Venediku,sepse Venediku vertet nuk e donte Turkun ne portat e lagunes,por deri ne Kruje dhe deri ne Rome e donte,sepse keshtu ndermjetesonte,bente tregti,trembte miqte dhe armiq dhe gogol me te bukur se turku nuk kishte ku gjente,.Kurse Skenderbeun e kishte TMERR. jA KISHTE PARE SHERRIN SKENDERBEUT QEKUR ISHTE SANXHAKBEJ NE KRUJE DHE I SULMONTE KARVANET QE VIDHNIN KRIPEN E DURRESIT.
    E provoi shpaten e Skenderbeut ne 1448 ne betejen e Danjes.Me fitu kryqezaten kunder turqve Skenderbeu,,Venedikut nuk i mbetej qytet e keshtjelle ne Adriatik.,.Nga Korona e Morese ku banonin Arbereshet e deri ne Jutbine te Kroacise,Nish e rrethina deri ne Selanik,se Skenderbeu nuk ishte kaqol,I nenshkruante traktatet me shpate,.Kur hyri ne Kruje,i mori te gjitha keshtjellat qe kishte i Ati,edhe Mokren e Dibres edhe Luginen e pollogut.Sulltan Murati i dergoi leter:-po mire o bir more Dibren e Matin qe kishte yt Ate,po Mokren dhe Pollogun nuk i ka patur yt ate.
    Skenderbeu i ktheu pergjidje:Vertete nuk i ka pasur im ate,po i ka pasur ime eme.
    prandaj me shume gjasa papa Piun e helmoi Venediku qe kishte frike me shume Skenderbeun,se Turqit.

    Reply
  • Aleksander Thana says:
    January 20, 2024 at 4:54 am

    Eshte kjo qe thote “Demo”, Papa Piu II u nis per nje kryqezate anti osmane, ne krye te se ciles do te ishte Skenderbeu. Kjo ndoshta do te ndryshonte rrjedhen e historise arberore, por vdekja e papes shuajti shpresen e vetme te Fatosit te Arberit dhe te tjerat dihen. Proçkat per pajtimin me dukagjinet jane sallate alla ruse.

    Reply
  • demo says:
    January 20, 2024 at 10:40 am

    Ndrroni titullin,se nuk niset goxha PAPE I KRISHTERIMIT,te pajtoje kryetrimin e Arberit me nje bajraktar tekanjoz andej nga Lugu Zi.
    Eshte si te niset Presidenti Amerikes te pajtoje Edi ramen me Sali malokun,.Qekur vrane Leke Zaharine e Danjes,keta Dukagjint kane qene nje barre per Lidhjen e Princave ne Lezhe.
    Thike pas shpine i kane ndejtur Skenderbeut,.I organizuan edhe nje Atentat per ta vrare ne pusi.
    Aleate te Hapur te Turqve dhe Venedikut. Ashti i Ushtrise se Skenderbeut kane qene Dibranet,25 vjet qendrese Skenderbejane,Celsi dhe Sekreti jane Dibra e Siperme dhe Dibra e poshtme,Reke,Kercove(mokra e Skenderbeut,)Gostivar,Diber e Madhe,Cidhen,Diber e vogel,Kukes,Peshkopi,Struge,Mat,Kruje,Mirdite,Puke,
    martanesh Cermenike,Funar,Fushekruje,preze,Krrabe,,KETU E MBLIDHTE USHTRINE SKENDERBEU-BURRE PER SHPI.
    Papa u nis vete TE KRYESOJE KRYQEZATEN KUNDER TURQVE NEN DREJTIMIN USHTARAK TE SKENDERBEUT.
    Pse? 1-Sulltan Mehmeti ishte terhequr nga luftrat me Skenderbeun,duke e konsideruar te mbinatyrshem me te cilin nuk mund te luftohej.Kete bindje ja vulosi DISFATA TOTALE E ALBULENES,KU NJE USHTRI TURKE ME 60 MIJE USHTARE NEN DY GJENERALE,ALI EVRENOZI DHE HAMZA KASTRIOTI U SHPARTALLUA TOTALISHT ;LA 40 MIJE TE VRARESA UJI I KROIT TE BARDHE TE BURRELIT U SKUQ NGA GJAKU -THOTE BARLETI.
    Kjo vinte pas bindjes se turqve se Ushtria Skenderbeut ishte asgjesuar ne Masakren e Beratit,dhe Skenderbeu ja kishte mbathur te fshihej tek venedikasit,.Ay u cfaq vsi SFINKSI.
    Ne historine ushtarake Boterore kjo ka ndodhur:Kur ushtria e gjeneralit Kartagjenas kishte fituar gjithe betejat me romaket dhe kercenonte romen,jenerali romak Scipion Afrikani vajti e sulmoi Kartagjenen mu ne Kartagjene dhe e shpartalloi Hanibealin ne betejen e Zames.
    Kur ushtria e Perandorit August po marshonte ne zemer te gjermanisenen komanden e gjeneralit War,,gjenerali gjerman Arminia(stervitur ne ushtrine Romake,si Skenderbeu ne ushtrine turke)i sulmoi ne pyllin e Teutobourgut dhe asgjesoi krejt ushtrine e Augustit.Sa ky edhe kur zgjohej naten therriste:War me kthe ushtrine!Sulltan Mehmeti i kerkoi Paqe te njeanshme Skenderbeyt pas Albulenes,,Perendimit i hyri tmerri,sepse Turqit kercenonin Italine,Romen dhe Venedikun.Bile ne nje leter derguar Skenderbeut,Sulltan Mehmeti i kerkonte rruge kalimi neper Arberi per te sulmuar Venedikun.
    Kjo e detyroi papen te organizoje Kryqezaten,qe deshtoi me vdekjen e Tij duke e lene Skenderbeun dhe shqiptaret vetem perballe turqve.

    Reply
  • Fjale me vend says:
    January 20, 2024 at 10:51 am

    Posi o Demo Dardhucka, posi !!!

    I jep urdhër gazetës të ndërrojnë edhe titujt; jo po t’ia veme:

    “Si u nis Demo Dardhucka të pajtonte Edi Ramën me Albin Kurtin” !!!

    Po pse o zoti Dardhucka, kaq i rëndësishëm ishte Papa në Mesjetë sa sot o ?? Cfare hapesirash zotëronte ?? Pastaj i gjithë Krishtërimit është Papa o ??

    Reply
  • demo says:
    January 20, 2024 at 11:35 am

    papa ne mesjete ishte shume me i rendesishem se sot.Mbreterit nuk kurorezoheshin mbreter pa Bekimin e Papes.C`kisherimi i Papes ishte mallkimi me i rende per nje mbret,,Humbiste jo vetem mbreterine,por edhe ftyren,sepse nje mbret te c`kisheruar nuk e pyeste kush.Me c`kisherim i kercenoi Papa Piu Dukagjinet,qe vajten ju lepine Skenderbeut.
    Autoritetiti papes ra pas protesytes Martin Luterit dhe perhapjes Protestanizmit.

    Reply
  • Mollosi says:
    January 20, 2024 at 2:35 pm

    Pajtimi i pare i Lekes me Skenderbeun u be ne vitin 1452, por nuk zgjati shume. Pajtimi i dyte, definitiv u be ne vitin 1463. Prej asaj kohe, pra per pesë vite Lekë Dukagjini ishte dora e djathte e Skenderbeut.

    Reply
  • Gjakova e kuqe says:
    January 20, 2024 at 4:39 pm

    Koment me vend….
    as topi nuk e luan!

    Reply
  • Ce do says:
    January 20, 2024 at 11:15 pm

    Uné e gjykoj ndryshe,e Keni degjuar ate fjalen ky eshte nje qen qe ha te zotin Edhe puna e skenderbeut keshtu do te kete qene.Ai i ka pasur mundesit qe me perkrahjen e perandorise me te Madhe te asaj kohe ti bente zap gjithe vendet pereth dhe ti jepte shqiperise nje Autoritet tjeter.Por Europa Si Kurve plake qe ka qene gjithmone e futi skenderin tone kunder perandorise me te Madhe te asaj kohe, Edhe vete bente spektatorin eshte njesoj sikur sot te luftojme kunder Amerikes.a nuk eshte ajo Europ qe e ndau shqiperine ne 5 pjese? A nuk eshte ajo Europ qe sot Po na ul koken dhe nenshtron perball grekeve Edhe serbeve?E pra mos na e beni skenderbeun sikur ka bere namin,se e kishte mundesin te mbreteronte ne shqiperi pa lufte

    Reply
  • Milaim Lastrati says:
    January 21, 2024 at 1:21 pm

    A ka mundësi që e kan likuidu papen që të mos merrej ma ballkanin

    Reply
  • Apollon says:
    January 25, 2024 at 5:03 pm

    Po, vdekja e Papes eshte veper e Venedikut, u helmua.Kronistet nuk i kuptonin arberit kur klithnin “Mbi ta” dhe e kane transformuar embeta.Ashtu edhe si shqiptaret e shekullit te 21 nuk i kuptojne vargjet e At Gjergj Fishtes, ne himnin e Flamurit, “Me dore, me dore” qe ka kuptimin ta kapesh armikun me dore ne beteje.

    Reply
  • ¿? says:
    December 6, 2025 at 4:47 pm

    Mire qe ne ate kohe nuk ishte gjalle Saliu, se do t’ia kishin veshur edhe kete mysybet atij, se si gjithmone fajin e ka Saliu dhe o burra ne qe shajme Saliun, me kete rast mbushim xhepat tona. Qe te merremi vesh nuk po them qe Saliu eshte burre i mire, po them qe e kane bere si koke turku dhe per cdo gje FAJIN E KA SALIU.

    Reply
  • Ganua says:
    December 6, 2025 at 5:27 pm

    O pith i pyetur po flasim për shekullin e 15- të . Edhe këtu na i fute Saliun ? Ja tani të përgjigjet Treni e të gjesh vënd ku të futesh . Si duket nuk jini në të njëjtin spital psikiatrik, ndryshe do të sqaroheshit ballë për ballë e jo nëpërmjet Ditës e të na çanit bythën si dy psikopatë që jini .

    Reply
    • ¿? says:
      December 6, 2025 at 8:06 pm

      O Bythe e Shkerdhyer, ç’te pickoi more hale, apo te krruhet bytha e s’ka kush ta krruan. Ik lepija bythen Edvinit, ose edhe Saliut kush te te duket me e shijshme e mos me çaj karin mua ketu. Na tregoke edhe shkeyllin se per kur po flasim, dukesh qe je katunar se nuk kuptoke asgje nga literatura fantastike-shkencore qe mund ta beje Saliun te udhetoje mbrapsht ne kohe e te shkerdheje katragjyshen tende qe ti te dalesh edhe fis me Saliun.

      Reply
  • Moisi Golemi says:
    December 6, 2025 at 9:09 pm

    Kur u bë Plasari historian?

    Reply
  • demo says:
    December 6, 2025 at 11:17 pm

    apollon, gjuha eshte shkence,,Ndryshimet e fjaleve ne rrjedhe te kohes quhen Ndryshime Historike dhe me to merret nje disipline shkencore e gjuhes qe quhet Etimologji.Embe,Ende,Andaj.Kane mbetur ende disa forma te lashta te gjuhes sa per ilustrim.Degjoje Buzukun:Te Endigjuom,Endigjonjine;Zuna enfill;e enbarova ende vjetet.
    Shqiptaret e sotem keto fjale i shqiptojne:Te degjuarit,Degjojne,Zura fill(fillova);E mbarova ne vitin..etj.
    E shikon o Apollon qe Leke Dukagjini e ka shqiptuar Embe Ta dhe Marin Barleti,Dhimiter Frengu,qe ishin Arber dhe flisnin shqip e kane shenuar thirrjen e Leke Dukagjinit SAKTE.
    Keto forma muzikore te fjaleve e kane origjinen ne gjuhen e Parardhesve Ilire,qe perdornin edhe zanoret nistore edhe diftongjet nistore,edhe grupet nd,mb,ng,te pa asimiluara.Aulona-sot Vlona,Kandavia-sot Kunavi ne Cermenike;Argjirokastro-sot Gjirokaster,(Argjiret kane qene fis IliroEpirot ne luginen e Vjoses,kurse Castro quhet fortifikata nga romaket.E bera kete sqarim per nje injorant grek me nofken erdogan qe e shenon per emer grek)

    Reply
  • Igor says:
    December 7, 2025 at 10:00 am

    Hajde te flasim pak per veten si komb neve si komb jemi te nivelit te ulet qe ne kohen e njohjes si komb askush nuk e mbrojti historine tone kurse tjeret u zhvilluan dhe neve jo neve na lane argatet e te huajve edhe ne kohen e Skenderbeut iku populli ne Itali ,Kroaci etj ne vend qe ti bashkoheshin te luftonin kunder Turkut jo ata iknin dhe deri me sot po ikin pse?pse askush nuk u mundua te ndertonte nji shtet per popullin qe te jetonin se bashku ,Arvanitet iken ne Greqi dhe u bene armiku i popullit te vet ,arberit iken dhe nuk duan te dine per neve ,i vetmi qe me dore te forte ndertoj shtetin ishte ENVER HOXHA qe e mbajti popullin se bashku dhe pati sukses kur u mbyllen kishat edhe xhamijat dhe krijoj Shqiptarizmin dhe cfar ndodhi erdhi Sali Serbi dhe filloj shkaterimi vazhdoj edhe Kristaq Rama u zhvillua korupsioni ata u pasuruan si bejleret por populli nuk e gjeti buken e mjaftueshme dhe ikin edhe sot ,pra ne kohen e Skenderbeut filloj ekzistenca dhe ne kohen e Berishoviqit dhe Kristaqit mer fund ekzistenca si popull Shqipetare.

    Reply
  • OO8 says:
    December 12, 2025 at 2:03 am

    A. Plasari disi ne thelb te kohrave ! Osmanet perparuan ne ballkanin Arberor me ndihmen dhe bekimin e Venedikasve dhe Papatit sepse Arberoret ishin shume agresive ne luften e tyre fetare bizantine kunder Katolicizmit Apenin dhe Dalmat, gje qe vertetohet me ndihmen qe Skenderbeu i dha disa here mbretit te Napolit me ndikime te forta bizantine. Duhet studjuar rroli i hebreve ne Italine e jugut, sepse fshihen sekrete te medha politike, urrenin Katolicizmit, krijuan ortodoksine si komunizmin, jo per vete, por per te tjeret si mjete konfliktesh te pergjakshme dhe sundim.

    Reply
  • Daku says:
    January 23, 2026 at 9:18 pm

    Greket nuk kishin skenderbe dhe kaluan shume kohe nen zgjedhen turke por kur fituan lirine, shkallmuan xhamite dhe cdo mbetje osmane dhe sot prezantohen si vellezer europiane. Per fat te keq ne nuk e beme kete edhe pse ia kishim borxh skenderbeut. Rezultati dihet, ngelem te percare, ca shohin nga perendimi, te tjere nga lindja….

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
  • ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  • 35-vjetori i Partisë Socialiste, fjala e plotë e Ramës: Shqipëria s’ka qenë kurrë në shitje
  • Momente tensioni, protestuesit konfliktohen fizikisht me militantët e Ramës, ndërhyn policia
  • Incident në protestë, djali i Paulin Sterkajt fyen influenceren dhe protestuesit, qytetarët i vihen në ndjekje

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  2. Vlora 97 on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  3. Jimi on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  4. Gim on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  5. K R on 35-vjetori i Partisë Socialiste, fjala e plotë e Ramës: Shqipëria s’ka qenë kurrë në shitje

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?