Rruga e shkatërruar në Portugali që ka postuar kryeministri Rama ndodhet në komunën e Torres Vedras, një zonë kodrinore në veri të Lisbonës. Konkretisht, bëhet fjalë për segmentin që lidh vendbanimet Sirol dhe Outeiro de Zibreira.
Përdorimi i këtij shembulli për të ilustruar situatën në aksin Librazhd–Përrenjas mbështetet në një ngjashmëri teknike, natyrën e terrenit. Të dyja zonat, karakterizohen nga kodra dhe male. Por vetëm kaq.
Mjafton të gërmosh disi në të dhënat lokale dhe mëson se kjo rrugë ka shërbyer fillimisht si një shteg lidhës për mjetet bujqësore dhe vreshtarinë e zonës së Torres Vedras që në mesin e shekullit të kaluar. Procesi i parë i rëndësishëm i asfaltimit ka nisur kryesisht në fund të viteve 1990. Shkaku i shembjes gjithsesi nuk ka qenë cilësia e asfaltit, edhe pse kanë kaluar dekada, por një fenomen i njohur si “lëvizje e thellë e shpateve” gjatë stuhive të forta të janarit 2026.
Çfarë është më e rëndësishme – në ndryshim nga historia e Juglindjes sonë që është bllokuar totalisht me kosto shumë të rënda për banorët dhe bizneset – zona që merr shembull krahasues Kryeministri as nuk u izolua, as pati kosto për banorët. Për faktin e thjeshtë që kjo rrugë është një nga katër rrugët alternative që kanë fshatrat aty.
Inxhinieria rrugore në këtë pjesë të Portugalisë është projektuar me redundancë (mundësi të shumëfishta kalimi). Kronikat lokale që lexova pas postimit të Kryeministrit shkruajnë se banorët e zonës u udhëzuan menjëherë drejt tri alternativave të tjera.
Po japim detajet e verifikueshme lehtë që të shmangen replikat e kota:
1. Aksi i Maxinhal: Kjo është alternativa kryesore dhe më e sigurt. Duke devijuar drejt fshatit Maxinhal, drejtuesit e mjeteve mund të lidhen me rrugën kombëtare N115. Edhe pse shton rreth 10 minuta në udhëtimin e tyre, kjo rrugë ofron siguri të plotë dhe asfalt cilësor.
2 – Rruga e Ados Magros: Ky është një opsion i dytë, kryesisht për banorët lokalë. Është një rrugë më e ngushtë kodrinore që lidh fshatrat fqinjë. Ajo shërben për të shmangur trafikun e rënduar që mund të krijohet në aksin kryesor gjatë orëve të pikut.
3. Bypass-i i Autostradës A8: Për ata që udhëtoj drejt qyteteve më të mëdha, autostrada A8 shërbeu si alternativa strategjike. Kjo rrugë kalon plotësisht zonën e rrezikuar gjeologjike, duke ofruar një zgjidhje të përhershme dhe të sigurt, pavarësisht kushteve atmosferike.
Në Shqipëri këto mundësi nuk janë, pra krahasimi nuk qëndron.
Shto pastaj që kjo rrugë fshatrash në Portugali është një incident i izoluar. Ne po përballemi me rrugë të shembura jo në një rast, por në shumë. Bëhet fjalë për akse nacionale. Për më tepër janë rrugë me investime shumë të larta të parasë publike, nuk kanë dekada, por po degradojnë brenda pak muajsh.
Për fondet e buxhetit që avullojnë pa gjurmë cilësie, përgjigjja që pritet nga një Kryeministër është përgjegjësia në radhë të parë. Minimalisht vendosja e pikëpyetjes mbi shkaqet. Derisa të hetohen. Është për të ardhur keq që është zgjedhur menjëherë një justifikim i denjë për fëmijët e kopshtit, “kështu ndodh edhe në Itali, edhe në Portugali” (!)
Nëse përmenden këto, atëherë duhet bërë krahasimi i plotë, jo vetëm fragmenti që na leverdis. Po, edhe në Itali ka rrëshqitje dherash, edhe në Portugali ka rrugë që dëmtohen. Por atje ekzistojnë standarde të forta projektimi, ka mbikëqyrje të pavarur teknike, përgjegjësitë administrative dhe penale përcaktohen qartë. Kontratat publike janë nën monitorim institucional serioz.
Nëse ndodh një rast i tillë – nuk thotë Kryeministri atje që “kështu ndodh edhe në Shqipëri”.
Sado të fshihemi pas gishtit, problemi ynë nuk është fenomeni natyror. Natyra bën të vetën. Po punove dobët, nuk e disiplinon dot. Problemi ynë është cikli i përsëritur, nga tender në propagandë, inaugurim me daulle, pastaj degradim, riparim, fond i ri publik. Jemi përballë fakteve të shumta që flasin për projektime të dobëta, mungesë të kontrollit, moskordinim, gërryerje njerëzore të lumenjve, cilësi të dobët të punimeve, etj.
Për të mos folur pastaj për taksat dhe sistemin e shërbimeve. Nuk krahasohemi dot me nivelin në Itali apo Portugali.
Pa u zgjatur, nëse qeveria dëshiron krahasim me Evropën, atëherë krahasimi duhet bërë i plotë. Evropa nuk është vetëm asfalt, funksionon sistemi i llogaridhënie. Nuk ndodh të bëhen ligje speciale për të shmangur barazinë përpara ligjit.
Ditë të mbarë.

Marrë nga rubrika e përgjigjeve të Kryeredaktorit për letrat e lexuesve, që botohet në faqen 2 të gazetës DITA versioni print

Teper i sakte por plehra do te mbuloje m…in me shu…rre
shumë mirë bëni që na informoni , por këtë tregojani kryeminstrit që mos të na hedh hi syve !
Ja po te jap cfare ndodhi ne Amerike jo me shume se 4 muaj me pare: Keto i gjeta per 2 minuta ne Google Search.
1. Ne Dhjetor 2025: Nga uji i rrembyer dhe guret, pemet, balta, u bllokua rruga US -2 ne Washington State.
2. Ne fillim te 2026, Autostrada 1 e Californise u bllokua nga ujerat dhe rreshqitjet.
Washington State (US 2 – Stevens Pass): Due to severe flooding and debris (rocks, trees, mud) in December 2025, US 2 closed between Coles Corner and Scenic.
Alternate: WSDOT advised using other major routes, although no specific, direct, or easy detour was immediately available, often requiring significant, lengthy re-routing.
California (Highway 1 – Big Sur): Following multiple, recurring slides, Highway 1 was closed again through Big Sur in early 2026, forcing traffic to take long, alternative inland routes.
Per shembull, ne Itali u be Olimpiada Dimerore. Pista me spektakolare ne Evrope eshte ne Bormio, pista Stelvio. Gara beheshin ne Bormio dhe Livigno dhe rajoni I Lombardise dhe shteti Italian prej 2 vjetesh per te lehtesuar trafikun miratuan nje bypass Ne qytetin e Tirano. Kryesor ishte segmenti me tynel. Tyneli duhej te hapej perpara lojerave olimpike, qe ne dhjetor. Tyneli u hap, por inxhinieret nuk firmosen per garancine e kalimit dhe, degjo o Rame, degjo, nuk u shfrytezua ky bypass per kalimin e fluksit gjate lojerave olimpike. U perdor rruga ne mes te qytetit, sepse shtetit nuk ia mbajti Te hapte tynelin edhe perkohesisht. Dhe behej fjale per Olimpiaden Dimerore boterore, jo dava Llogaraje per plazh elektoral. Pra, mos hap rrugen kur nuk jep garanci.
Jane skuadra e tij personale e bodrumeve, qe i ofrojne support. Jane AKSHI, nen mbikqyrjen personale te Km, qe paguhen nga buxheti shtetit, me taksat tona, per te mbuluar mutin e KM perballe publikut.
Ky kerkon tja laje shiu korrupsioni
O qelbanik, akoma ke sy e surrat dhe del e fajeson qiellin
Yyt plere e ndyre
Vetem nje kryeminister i paafte, i papergjegjshem dhe manipulator mund te justifikohet si Edi Rama.
EDI RAMA NUK ESHTE KRYEMINISTER I PORTUGALISE, POR I SHQYPNISE
Rajoni FOLGAROSA ne Portugali njihet si zone turistike per prodhimin e veres, e njohur me brandin Cabernet Sauvignon, rruga qe ka hedhur me manipulim Edi Rama eshte ndertuar per t’i sherbyer vreshtave te ketij rajoni, ne instagram ka edhe video per demtimin nga levizjet e tokes me 7 shkurt 2026 dhe jane parashikuar masat per bllokimin e ketij segmenti, sic e pershkruan me hollesi edhe gazeta DITA, pse duhet qe kryeministri shqyptar duhet te justifikohet me fatkeqesite e vendeve te tjera, kur vendit te tij po i bien BURGJITE, te gjitha bullonat dhe vidat nga paaftesia, injoranca dhe idiotesia ne drejtimin e shtetit? Ekspertet nderkombetare te termetit ne Durres e Thumane vune duart ne koke, kur konstatuan cilesine e projektimit dhe te zbatimit te ndertesave te rezuara nga palo termeti prej me pak se 6 balle qe la poshte betonit 56 vete krejt te pafajshem dhe Edi Rama po keshtu u justifikua me termete ne vende te tjera.
PO TEC LUNDRUESE TE VLORES FATKEQESI E KUJT ISHIN?
Po inceneratoret, po sterilizimi, po AKSHI, po KURUMI, po BANKERSAT, po Porti i Durresit, po Butrinti, po fotovoltaiket dhe eoliket idiote, po permbytja e Durresit, po…? Edhe Korridori 8 qe po propagandohet eshte nje manipulim hajduterie te fondeve publike, sepse as Maqedonia e Veriut dhe as Bullgaria nuk e kane vene fare “ujin ne zjarr” per kete projekt te harruar prej kohesh nga Bota, sidomos pasi injoranti i paafte Edi Rama mbylli Portin e Durresit duke e shitur tek arabet e Allahut Akbar.
Eshte shume me shume se mungese llogarie,korrupsion apo difekte teknike.E majta eshte gijotina e shqiptarise. Per te gjetur cfare eshte,duhet te gjejme, kush e solli ne pushtet nje njeri me kartele psikopatie,pa asnje merite intelektuale apo politike.MJERE SHQIPTARIA cfare ka per te pare akoma.
Blof propagandistik i Krye-Tenxheres / Krye-Kazanit automediatik e autoreferencial,
i cili pretendeon se po ben Krye-Ministrin duke llapur pa fund, gjithe diten,
duke i perdhosur e poshteruar edhe tani profesionistet e vertete,
e keshtu shqiptaret e xhepat e tyre !
= TEKNIKISHT SITUATAT dhe SHKAQET AS qe MUND te KRAHASOHEN !
= mbyllini Ed-ver-in e Sa-leeh-un te Spitali 5 !
= ndryshe nuk do te ndalet kurre TALLAVAJA e tyre e mirekombunuar :
¨VETEM PERPARA – PER SHQIPERINE MADHESHTORE¨ !
Mirë e ke, Ben Malajn, Krisafin, Tarifën me gjithë tarifat e tjera janë gati për gjak, me fal për pushtet e para, PPP
Per me teper qe as ne Itali e as ne Portugali nuk po beheshin punime ne zonen ky ndodhen shembjet. Tek ne shembja duket me shume si pergjigje e natyres per punimet qe po shkaterrojne lumin Shkumbin dhe kodrat rreth tij.
E gjeti Portugaline! Po shih ne Yoy Tube,se do gjesh dhe te tjera.Ne 2006 ky tatarallak boteror hapi portat e Liqenit Artificial dhe permbyti Tiranen.E kam votuar?Po. Une e mora si nje aksident te vecuar,kushedi ne c`rrethana e beri Ate veprim.
Tani jam i bindur,nqs Idjoti Saliut hodhi ne ere Gerdecin,Idjoti Kristaqit hodhi ne ere Shqiperine. Cfare kane nderhyre Edi Rama me Baluken e tij,do te shemben,ashtu si shemben gropat e femijeve ne rere.E gjithe lugina e Shkumbinit,ku kalojne Arteret Kryesore te Transportit eshte dekompozuar,eshte therrmuar,eshte degjeneruar Struktura Natyrore ne forme te atille qe nuk mban me asnje rruge,asnje tunel,asnje prite.Eshte shkermoqur Struktura.As devijimi i rruges mbi trasene e Hekurudhes nuk do ti bejne pune.DO TE RREZOHET. Perse nuk ja thone konstruktoret me pervoje cfare do te thote te mbyllesh Portin e Durresit per panorama Dubai budallai dhe te ndertosh port te ri ne porto Romano?Nuk i mjafton buxheti Amerikes te thellosh 100 km katror cektine,te ndertosh kalata te reja per Transoqeanike,Cisterna nafte.magazina etj.Mbani doren Aventurierit,se as ne 45 me ura te shkaterruara nga bombardimet,nuk ka qene Shqiperia me e izoluar!
Ish Drejtori i Institutit te Ndertimit tha dje,se Vetem nje Viadukt 1 km mund lidhe dy pjeset e Rruges se Demtuar.
Te mblidhen gjithe Salillaret,Gjokat dhe malokat e Tyryfyellit nuk e ndertojne dot as per 6 muaj.1 muaj kerkon betoni te thahet.
Bota perendimore personazhe si Edi Rama i ka trajtuar,qe 80 vjet me pare neper filma dhe komedi. Ky eshte Nando,
Nje Amerikan ne Rome,me Alberto Sordin. Ne jemi si xhaxhai plak,qe mbulonte koken me jastek qe te mos e degjonte karagjozin.
Piktori i Parë i Surrelit (PPS) ndoshta nuk e ka parë komedinë “Të gjitha rrugët të çojnë në Paris”, por duke që se ka kaluar atje një farë kohe, ai e di fare mirë, se për të udhëtuar qoftë edhe drejt një qyteti “normal” në Francë, apo kudo tjetër në Evropë, projektimi i infrastrukturës dhe ndërtimi i rrugëve është bërë duke marrë parasysh dhe dëmtimet e mundshme në ndonjë segment për shkaqe të ndryshme, natyrore, zgjerime, reparime, etj.
Kështu që krahas një aksi kryesor është ndërtuar së paku dhe një rrugë dytësore, që bën të mundur qarkullimin normal të automjeteve, përfshi dhe ato të tonazhit të rëndë, çfarë nënkupton punime me tregues të lartë cilësorë për çdo rrugë, dhe përgegjësi maksimale prej inxhinjerëve ndërtimorë në rast se konstatohen shkelje të normave. Normat janë standarte, dhe për çdo kategori rrugësh hapet katalogu ku janë të përcaktuara edhe detajet më të imtësishme ndërtimore, pa le më trashësia dhe kualiteti i asfaltit.
Kontrolli i vazhdueshëm nga ndërmarrjet e mirëmbajtjes së rrugëve e bën pothuajse të pamundur një dëmtim kaq të rëndë, si ky rast tejet i rallë që ka postuar vizatimori me foto. Retushim apo… ?
Akoma me perrallat e Rames juve…eshte i njejti qe perbetohej per Shendetesi falas kur mori pushtetin!
Hodhi shejtan budallai gurin ne lume,e megjithate Ti e gjete o Drejtor i gazetes dhe ja plase kokes.
Ky person qe u be kryeminister duhet trajtuar SI ESHTE DHE JO SIC SHITET.
Krahasimi nuk qendron, po formacioni tokesor eshte i njejte! Si la mundesi qe dhe kjo Gazette eshte pjerdhur ne kete menyre? Jane njerezit apo pronari pjerdhur nga mendja?! Ka loge luajtur nga gisiri!
O x nuk jane njerezit por prokari eshte i pjerdhur nga mendja. Njerezit kane te drejte te shkruajne cfare te duan (megjithese mund mos te kene te drejte te gjithe) por prokari nuk ka te drejte te shkruaje cfare ti vije ne mend, se mendohet te jete gazetar dhe jo gazekar.
qenkan leshuar keta, nga i njejti computer shkruajne?
Mis vallë e ka shkruajtur Saliu artikullin.
Kur të bëjë ndonjë çordhe Rama mos harroni të bëni ndonjë jë artikull.
Kjo gazetë më duket si seksion i syrit të Qimit.
Habitem me disa komentus
Nuk i kuptoj jan popull si ai qe po vuan ne zonen e bllokuar
Apo jan nga keta qe pin ver 30 mij euro te kantina e Gysit?
Po si nuk ju vjen turp qe mbroni hajdutet duke vazhduar me kete lojen e Saliut
Mizerje
Sipas KM edhe jashteqitja ne Portugali eshte e shijshme dhe mos ankohemi kur e hame ne ne Shqiperi. Keshtu ndodh edhe ne Portugali, ndaj duhet te ndodhe edhe ne Shqiperi. Dhe artikulli me lart i ben jehone ketij mesazhi duke analizuar se rastet nuk jane njesoj. Se po te ishin njesoj jemi ne rregull ne ne Shqiperi ( fleme rehat se keshtu ndodh edhe ne Portugali)
Fshatari i shkere te vuaj se keshtu ndodh edhe ne Portugali. Kete me thote mua KM dhe artikulli me lart
Ndjenja e inferioritetit ne shkalle superiore. ( vuaj ti se ti nuk je me i mire se Portugezet)
I hodha një sy edhe këtij artikulli , vetëm për të parë nëse mungonte demua . Nuk u zhgënjeva , demua prezent . O pika plakut , që na çan by.ën natë e ditë .
Miza shkon në mollen e kalbur, por edhe Rama është rreshtuar në trasolegjin e kalbur.
Eshte here pare qe kur ka nisur ofensiva shumedimensionale “Myte ,Myte Ramen” qe jam dakort me shkrimin e Thanos.
Duke qene se kam njohuri te mjaftueshme ne konstruksionet ne fjale mund te them se Rama po fyen jo vetem njerzit e ketij zanati por dhe njerzit e zakonshem..Pra me nje fjale Rama ka bere nje AUTOGOL qe tregon se shendeti i tij mendor apo vartesve te tij Batonehaxhinj & company eshte i dyshimte.
Ku nuk jam dakort me Spakun dhe shtypin shqiptar perfshire dhe Diten..?
Prishja e strukturave te rruges ne kete fare feje eshte nje krim i krahesueshem me vrasje..pra nje vrases duhet te arrestohet ne flagrance dhe per mendimin tim Spak-u dhe mediat ne sherbim te tij duhet te kishin arrestuar ne flagrance 2-3 drejtuesit kryesore te zbatimit te punimeve ne pjeset me problematike..pastaj me rradhe kryekontrolloret e deri kolaudimi…Pse Spak nuk e ben kete ?
Mos valle po na del ndonje “baxhanak” i Saliut nga Mamurrasi apo Laci.
..Po hajduti qe vodhi lopen nuk paska faj..thuhej ne nje skec brilant te estrades Fierit….
Mos po na del pas thirjeve Balluku..Balluku ,mortja Sali Ramë Ulluku…
Eshte here pare qe kur ka nisur ofensiva shumedimensionale “Myte ,Myte Ramen” qe jam dakort me shkrimin e Thanos.
Duke qene se kam njohuri te mjaftueshme ne konstruksionet ne fjale mund te them se Rama po fyen jo vetem njerzit e ketij zanati por dhe njerzit e zakonshem..Pra me nje fjale Rama ka bere nje AUTOGOL qe tregon se shendeti i tij mendor apo vartesve te tij Batonehaxhinj & company eshte i dyshimte.
Ku nuk jam dakort me Spakun dhe shtypin shqiptar perfshire dhe Diten..?
Prishja e strukturave te rruges ne kete fare feje eshte nje krim i krahesueshem me vrasje..pra nje vrases duhet te arrestohet ne flagrance dhe per mendimin tim Spak-u dhe mediat ne sherbim te tij duhet te kishin arrestuar ne flagrance 2-3 drejtuesit kryesore te zbatimit te punimeve ne pjeset me problematike..pastaj me rradhe kryekontrolloret e deri kolaudimi…Pse Spak nuk e ben kete ?
Mos valle po na del ndonje “baxhanak” i Saliut nga Mamurrasi apo Laci.
..Po hajduti qe vodhi lopen nuk paska faj..thuhej ne nje skec brilant te estrades Fierit….
Mos po na del pas thirjeve Balluku..Balluku ,mortja Sali Ramë Ulluku…