Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Historia nuk jep waiver
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kendi i Kryeredaktorit > Historia nuk jep waiver
Kendi i Kryeredaktorit

Historia nuk jep waiver

Published: June 12, 2026
Shpërndaje

Nga Adrian Thano

Njoftimi i djeshëm për zbutjen e sanksioneve “Non Grata” përmes mekanizmit të “waiver” nuk flet aq shumë për Sali Berishën, sa flet për transformimin e vetë Amerikës.

Për dekada me radhë, Shtetet e Bashkuara funksionuan si garantuesi global i rendit perëndimor. Uashingtoni investoi miliarda në aleanca, në siguri kolektive, në projekte strategjike që jo gjithmonë prodhonin fitim të drejtpërdrejtë financiar. Logjika ishte tjetër. Fuqia ushqehej jo nga fitimi i menjëhershëm, por nga ndikimi afatgjatë, prestigji dhe autoriteti moral.

- Publicitet -

Donald Trump e përmbysi këtë paradigmë. Politika e tij e jashtme është bilanc kontabël. Mbrojtja kushton. Mbështetja kushton. Miqësia kushton. Aleatët duhet të paguajnë.

Kjo qasje ka ndryshuar edhe mekanizmat e vendimmarrjes në Uashington. Linjat tradicionale ideologjike të Departamentit të Shtetit janë zbehur. Në vend të tyre janë forcuar lobistët, firmat e influencës, makineritë e shtrenjta të marrëdhënieve publike. Transaksioni po zëvendëson parimin dhe bota po shihet nga administrata e re amerikane më shumë si treg dhe gjithnjë e më pak si kauzë.

Në këtë klimë të re vendime si ai i djeshmi nuk janë histori vizash apo procedurash. Janë të pritshme, janë simptomë e një Amerike që po ndryshon.

Për fat të keq ky ndryshim është thellësisht cinik. Minon autoritetin moral, një nga asetet më të mëdha që SHBA ka pasur historikisht. Nëse vendime të tilla qenka e mundur të rishikohen, të negociohen apo të relativizohen, asgjë nuk është më e palëkundshme. Ky është mesazhi që përcillet.

Është leksion i fortë për vende si Shqipëria, ku deklaratat e Uashingtonit dhe të ambasadës amerikane janë trajtuar për dekada si shkrime të shenjta.

Por këtu mbaron historia amerikane dhe fillon historia shqiptare.

Problemi i vërtetë i Sali Berishës nuk ka qenë kurrë Amerika. Llogarinë e tij më të rëndë ai nuk e ka me Departamentin e Shtetit. E ka me historinë e këtij vendi, ku është shpallur “Non Grata” shumë kohë përpara se ta shpallte Uashingtoni.

Vula e izolimit të tij mban emrat e plagëve që kanë mbetur të hapura në kujtesën shqiptare. Gërdeci, 21 Janari dhe shumë të tjera janë kujtesë e përgjakur e një tranzicioni të gjatë ku pushteti dhe mungesa e ndëshkimit kanë ecur krah për krah, duke prodhuar një klasë politike që ka konsumuar besimin e qytetarëve dhe ka varfëruar shpresën e tyre.

Pikërisht për këtë arsye, ndërsa kampi i Berishës feston një fitore në korridoret e Uashingtonit, rruga shqiptare po jep një verdikt krejt tjetër.

Sot slogani “Rama në burg, Berisha në burg” është kthyer në një prej refreneve më domethënëse të revoltës qytetare që ka pushtuar rrugët e Tiranës.

Ky slogan është një diagnozë politike.

Është bindja se problemi i Shqipërisë nuk kufizohet më te një qeveri apo te një parti, por te një kastë e tërë që ka dominuar jetën publike për më shumë se tri dekada.

Kjo është arsyeja pse entuziazmi apo pesimizmi për një “waiver” amerikan tingëllon kaq i shkëputur nga realiteti shqiptar.

Kujtesa e një populli nuk ka procedurë apelimi. Uashingtoni mund të rishkruajë doktrina, mund të relativizojë edhe vendimet e veta. Por historia nuk jep waiver.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë janë “waivers”? Berishës nuk iu hoq “non grata”, DASH: Përjashtim, jo anulim
  • Historia nuk jep waiver
  • Tani është zyrtare, Real Madrid rikthen Jose Mourinho në “Santiago Bernabeu”
  • Dy gola dhe tre kartonë të kuq, Botërori 2026 nis me fitoren e Meksikës organizatore përballë Afrikës së Jugut
  • Qiraja mesatare arrin 721 euro në muaj në Tiranë, strehimi merr deri 77% të pagës

Komentet e Fundit

  1. Shit Side on Për të gjithë dashnorët e investimit Kushner
  2. Lumi i Vlores on “Administrata të bashkohet me popullin”! Sot, antimitingu i Ramës, kjo është thirrja që kanë përhapur protestuesit
  3. Lumi i Vlores on “Administrata të bashkohet me popullin”! Sot, antimitingu i Ramës, kjo është thirrja që kanë përhapur protestuesit
  4. Shit Side on Për të gjithë dashnorët e investimit Kushner
  5. Shit Side on Për të gjithë dashnorët e investimit Kushner

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?