Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tani është zyrtare, Real Madrid rikthen Jose Mourinho në “Santiago Bernabeu”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Sport > Tani është zyrtare, Real Madrid rikthen Jose Mourinho në “Santiago Bernabeu”
Sport

Tani është zyrtare, Real Madrid rikthen Jose Mourinho në “Santiago Bernabeu”

Published: June 12, 2026
Shpërndaje

Real Madridi ka bërë të ditur zyrtarisht rikthimin e Jose Mourinhos në krye të skuadrës.

Klubi spanjoll publikoi të enjten një komunikatë zyrtare, duke i dhënë fund çdo spekulimi rreth emrit që do të merrte drejtimin e “Los Blancos”.

“Bordi i Drejtorëve i Real Madridit, i mbledhur sot të enjten më 11 qershor dhe i kryesuar nga Florentino Pérez, ka vendosur të emërojë Jose Mourinhon trajner të ekipit të parë për tre sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor 2029”, thuhet në deklaratën e klubit.

- Publicitet -

Sipas njoftimit, Jose Mourinho do t’i bashkohet Real Madridit më 13 korrik, ditën kur nis faza përgatitore për sezonin e ri.

Ky do të jetë një rikthim i rëndësishëm i trajnerit portugez në “Santiago Bernabeu”, pas më shumë se një dekade mungesë. Mourinho ka drejtuar Real Madridin nga viti 2010 deri në vitin 2013, periudhë gjatë së cilës fitoi një La Ligë, një Kupë Mbreti dhe një Superkupë të Spanjës.

Gjatë mandatit të tij të parë, ai ndërtoi një skuadër shumë konkurruese që i dha fund dominimit të Barcelonës së Pep Guardiolës në futbollin spanjoll. Sezoni 2011-2012 mbetet një nga më të suksesshmit në historinë e klubit, pasi Real Madridi e mbylli kampionatin me 100 pikë dhe 121 gola të shënuar.

Rikthimi i Mourinhos vjen pas një periudhe zhgënjyese për madrilenët, të cilët nuk kanë arritur të fitojnë trofe të rëndësishëm në dy sezonet e fundit.

Presidenti Florentino Pérez e sheh portugezin si figurën ideale për të rikthyer mentalitetin fitues dhe disiplinën konkurruese brenda skuadrës.

Tashmë vëmendja zhvendoset te merkatoja verore, ku pritet që Mourinho të ketë ndikim të madh në ndërtimin e ekipit për sezonin 2026-2027.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Historia nuk jep waiver
  • Tani është zyrtare, Real Madrid rikthen Jose Mourinho në “Santiago Bernabeu”
  • Dy gola dhe tre kartonë të kuq, Botërori 2026 nis me fitoren e Meksikës organizatore përballë Afrikës së Jugut
  • Qiraja mesatare arrin 721 euro në muaj në Tiranë, strehimi merr deri 77% të pagës
  • EMRAT: SPAK godet grupin kriminal për trafik droge dhe pastrim parash, lëshon disa urdhër-arreste

Komentet e Fundit

  1. Shit Side on Për të gjithë dashnorët e investimit Kushner
  2. atdheu on Për të gjithë dashnorët e investimit Kushner
  3. demo on “The Guardian” përzgjedh pamjen nga bulevardi si “Foto e Ditës”
  4. Detari on Për të gjithë dashnorët e investimit Kushner
  5. раменбет официальный сайт on Miratohet marrëveshja Shqipëri–Itali për pensionet, i kalon Senatit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?