Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Homazh legjendës Franz Beckenbauer: “Një gjerman i madh”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Homazh legjendës Franz Beckenbauer: “Një gjerman i madh”
Lajmi i funditSport

Homazh legjendës Franz Beckenbauer: “Një gjerman i madh”

Published: January 20, 2024
Shpërndaje

Beckenbauer ishte shumë më tepër se sa një futbollist i talentuar në Klubin FC Bayern dhe në ekipin e Kombëtares së Gjermanisë. Ky ishte lajtmotivi i ceremonisë përkujtimore për “Kaiser-in” në stadiumin Münchener Arena.

“Franz e shfaqte shkëlqimin fare çlirët në mënyrën e tij personale”, tha Herbert Hainer, president i klubit FC Bayern, përpara rreth 30.000 pjesëmarrësve në ceremoninë përkujtimore për Franz Beckenbauer në stadiumin Münchener Arena. “Kaiser”, sikurse cilësohej Beckenbauer për shkak të mënyrës elegante si ai luante futboll, për 18 vjet ka luajtur për ekipin me rekord kampioni në Gjermani dhe si kapiten e ka drejatuar atë drejt trofeve të shumta kombëtare dhe ndërkombëtare. Edhe pas periudhës aktive të tij ai i ka dhënë tonin klubit: si trainer dhe më pas si nënpresident. “Ne kemi pasur fat, që përjetuam ‘kohën e Kaiser-it”, tha Hainer.

Beckenbauer ndërroi jetë më 7 janar në moshën 78 vjeçarenë qytetin e tij austriak, Salzburg. Të premten e kaluar (13.01.2024) në funeral mori pjesë rrethi i ngushtë familjar dhe trupi i tij vendos në varrin e familjes në një varrezë të Mynihut.

- Publicitet -

Steinmeier: Beckenbauer një “gjerman i madh”Presidenti Frank-Walter Steinmeier e cilësoi Beckenbauerin si një “gjerman të madh” dhe si “ambasadorin më të preferuar të vendit tonë”.Kudo në mbarë globin e njihnin futbollistin e jashtëzakonshëm gjerman, tha Steinmeier: “Në mbarë botën njerëzit e kanë nderuar, adhuruar dhe dashur Franz Beckenbauer-in. Ne po ndahemi nga një futbollist dhe njeri i mrekullueshëm.”Miku i Beckenbauer-it dhe bashkëlojtari për një kohë të gjatë i tij, Uli Hoeness, vlerësoi krahas aftësive të jashtëzakonshme të futbollistit Beckenbauer edhe cilësitë njerëzore të tij: “Kushdo që kishte një problem, i drejtohej Franz-it. Ky ishte një ndër tiparet më të rëndësishme të tij. Ai ishte pafundësisht zemërgjerë.”

Si “kryevepër” presidenti i nderit i Klubit FC Bayern, vlerësoi faktin që Beckenbaueri realizoi të sjellë në Gjermani kampionatin Botëror të Futbollit 2006. Hoeness kujtoi “përrallën verore” (sikurse u quajt kampionati asokohe), kur njerëzit në mbarë Gjermaninë valëvisnin flamurin kombëtar: “Këtë duhet ta arrijmë sërish, ne jemi të gjithë krenar për vendin tonë. Por dua të theksoj fare qartë, se në këtë proces nuk dua të jetë e pranishme AfD-ja.”

Për këngën e kënduar nga tenori i njohur gjerman Jonas Kaufmann njëmbëdhjetë shokë e bashkëlojtarë të Beckenbauer-it kishin vendosur kurorë me trëndafilë të kuq në mesfushën e stadiumit. Ndër ta bënin pjesë anëtarët e ekipit që u shpall kampion më 1974 si Wolfgang Overath, Günter Netzer dhe Berti Vogts, lojtari rekord i kombëtares Lothar Matthäus dhe kryetari i kryesisë së klubit FC Bayern, Karl-Heinz-Rummenigge. Në mesfushë ishte projektuar një fotografi e liberos legjendë me numrin 5.

Në ceremoninë përkujtimore ishin të pranishëm në Münchener Arena krahas familjes së Beckenbauer-it edhe shokë e miq të tij nga politika e sporti. Përfaqësuesit më të lartë të shtetit si presidenti Steinmeier, kancelari Olaf Scholz dhe kryeministri Bavarisë Markus Söder. Edhe traineri i kombëtares Julian Nagelsmann, traineri i titullit kampion më 2014 Joachim Löw, dhe drejtori i sportit në Federatën Gjermane të Futbollit Rudi Völler ishin gjithashtu ndër të ftuarit.

Ekipi aktual i FC Bayern me Manuel Neuer, Harry Kane dhe Thomas Müller ndërpreu përgatitjet për ndeshjen e Bundesligës të dielën ndak Werder Bremen, për të marrë pjesë në ceremoni. Për Federatën Europiane të Futbollit UEFA kishte ardhur si i pranishëm në Mynih presidenti Aleksander Ceferin. Edhe legjenda e tenisitdhe tifoz i Bayern, Boris Becker përkujtoi në ceremoni të madhin Beckenbauer.

a.c./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. K R on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. K R on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Ana on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. K R on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Një vlonjat pa parti në Londër on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?