Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Homazh për gazetarin Milto Baka
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Homazh për gazetarin Milto Baka
Kulture

Homazh për gazetarin Milto Baka

Published: April 11, 2023
Shpërndaje

Nga Dr. Llukë Gjidede

 

Humbja e Milto Bakës më 3 mars 2023, ishte e trishtë dhe e dhimbshme, jo vetëm për familjarët e tij, por edhe për shumë shokë e miq të shumtë të tij. Prej dy dekadave ai si rrallë kush u ndesh me sëmundjen e rëndë recidivuese. Fitoi disa beteja falë rezistencës së organizmit, stoicizmit në karakter, përkujdesjes shembullore familjare si dhe angazhimit gjithëpërfshirës të mjekëve në Shqipëri e shtete të tjera.

- Publicitet -

Trishtimi i familjes së tij është i madh, për njeriun më të shtrenjtë, nipërve e mbesave prej të cilëve Miltua lumturohej dhe me lot gëzimi u thoshte se do t’u mungojë gjyshi… Ai ishte rrëfenjës i historisë, farefisit, idhulli këshilltar i kolegëve, shembull i referimit për mua personalisht vetja ime e dytë, avokati i filozofisë për jetën.

Marika Baka, bashkëshortja fisnike, në momentin më të vështirë të jetës së saj, kur Miltua do pranohej në dheun amë, mes lotësh që i kullonin si shpellë do më thoshte:

“Doktor folë dy fjalë zemre, Miltua nuk ikën në përjetësi pa u përshëndetur me tijë!”

Të ishte ky një testament?!    

Miltua me Marikën, bashkëshorten
Leo Baka, i ati Miltos

Miltua, për të gjithë i mirë, u lind në Vunonë e penës e të pushkës, “aman trima kapedanë” më 24 nëntor 1946. E veçanta përveç të tjerave, “Maternitet” ishte aneksi i furrës së bukës, çatia me llamarina që pikonin nga shiu. Shtëpinë me gjithçka ia dogjën pushtuesit fashistë italianë. “Një herezi romake”.

Babai i Miltos, Leo Baka, disa javë mbas martesës me Varvarën, bijë nga fisi i madh Gjidede, doli partizan bashkë me Zaho Kokën dhe Piro Pavllon. Këta tre djem azganë, ishin bërthama e Çetës Partizane të Bregdetit, Himarë, që bëri histori lavdiplote me Brigadën V Sulmuese me komisar, burrin e shquar të Labërisë, atdhetarin Hysni Kapo, pa të dytë në këto troje!

Koha rrjedh më tej me kujtimet dhe mbresat e vërteta e të paharruara bashkë me librat e shkruara nga Miltua si barka e praruar me rrëfenjat atdhetare të Leo Bakës, për Divizionet Partizane deri në Vishegrad, Jugosllavi, për të çliruar Kosovën tonë.

Atdheu e liria mbi gjithçka, pas tyre tre janë gjërat më të shtrenjta për njeriun: Dinjiteti, jeta, prona, dhe kur dikush tenton t’i prekë sado i fuqishëm në dukje ora e shpagimit do të vijë.

Gjatë gjithë jetës së tyre Leon me Milton, por edhe të tjerë vendali, i ka shoqëruar brenga e braktisjes së fshatit të lindjes, Vuno, nga pasojat katastrofike të pushtuesit të huaj.

Më 8 qershor  të viti 1944 hordhitë naziste gjermane sulmuan Vunonë. Vranë Yllin e lirisë e të rinisë, Zaho Kokën.

Shpagimin e morën: mbetën brinjave të shpartalluar! U rikthyen. Për ta shlyer turpin dogjën fshatin nga fundi në krye të Malit Mjegullosh 500 shtëpi pa kursyer as shkollën! Vitet ikin tutje, por dilema zhgënjyese vret.

Si mundet që nga gjiri i popullit të madh gjerman prej të cilit kanë dalë njerëz gjeni në të gjitha sferat e jetës, si Ajnshtain, Marksi, Dervini, Hegeli, Gëte etj, etje. dhe të prodhojë edhe naziskinë zjarrvënës  i gjithë globit tonë?! Kanë kaluar shumë dekada dhe nuk e kemi parë shtrirjen e dorës së pendesës!

Simboli i begatisë modeste do të kishte qenë rindërtimi i shkollës me emër: “Pajtimi”.

Koha është filozofia e shpresës, kërkohet dituria!

Personalitetin e babait, bindjet dhe idealet e tij atdhetare, Miltua s’lejonte askënd  t’ia preknin, asnjë fije floku. Në librin e tij: “Tej Kalasë së Mjegulloshit” shkruan: “Im atë, një medalion  i vërtetë, përpara të cilit e përul veten me përgjërim të plotë”.

Në vitin 1957 Leo Baka familjarisht vendoset me shtëpi e punë në Sarandë, pranë detit, pa të cilin do ta kishte të vështirë jetën. Këtu Miltua mbaroi shkollën e mesme, nga ku hodhi hapin e sigurt të jetës për në Universitetin Tiranë, ekonomist.

Profesionin e ekonomistit nuk e pëlqente, mbas një viti me shumë vështirësi vazhdoi studimet për gazetari që ia mëkonte edhe babai. Filloi të lexonte shumë libra, letërsi artistike të autorëve shqiptarë e të huaj, çka ndikoi të fillonte profesionin e gazetarisë në RTV, në vitet 1971 e në vazhdim plot 29 vjet.

Gazetar informacioni dhe shef  i Departamentit të Informacionit. Është ndër themeluesit e gazetarisë televizive bashkë me të mirënjohurit Alfons Gurashi, Dhimitër Gjoka, Tefta Radi, Shyqyri Skënderi, Amalia Dhamo etj.

Në shumë nga emisionet kërkohej mendimi dhe firma e Miltos, herë – herë që rrit përgjegjësinë dhe riskun në detyrë.

Vitet e fundit punoi ekonomist marketingu në RT Klan.

Miltua ka botuar tre libra: “Tej kalasë së Mjegulloshit”, “Njeriu për të gjithë”, “Voica dhe Pandi Kroi shëmbëllime të nderit”.

Me plot pasion e përkushtim shkriu të gjitha aftësitë e tj profesionale, intelektuale dhe dashurinë njerëzore për progres të shoqërisë, të Atdheut. Krenar për kontributin e dhënë.

Në vitin 1975 Miltua martohet me Marika Kroi, me profesion gazetare, jo vetëm që krijuan një familje dinjitoze me dy fëmijë intelektualë, të ditur, Besnik dhe Edlira, por edhe profesionalisht gjeneruan progres elitar e shoqëror.

Në librin “Njeriu për të gjithë”, Miltua shkruan:

“Në pemën e kujtesës piqen forcat. Ato lindin forcat e të nesërmes, … e di që kam akoma kohë t’u dua të gjithëve, prandaj çdo faqe të këtij libri u përpoqa ta mbush me dashurinë e madhe që t’u takojë nga një pjesë dashamirëve”.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • FOTO: Lumë njerëzor në Tiranë, Shqipëria përjeton protestën më të madhe pas rënies së komunizmit
  • 11 qershor 2026
  • Qofsh e bekuar rini e vëndit tim! Protesta dhe dy propozime racionale  
  • “Mbro tokën”, në kulmin e protestave, BE mesazh “mbështetës” për protestuesit
  • E rëndë në Gjirokastër, mbytet në pishinë një 15-vjeçar, shoqërohen disa persona

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Qofsh e bekuar rini e vëndit tim! Protesta dhe dy propozime racionale  
  2. RN'B, BN'B on Qofsh e bekuar rini e vëndit tim! Protesta dhe dy propozime racionale  
  3. demo on Qofsh e bekuar rini e vëndit tim! Protesta dhe dy propozime racionale  
  4. pensionisti on Qofsh e bekuar rini e vëndit tim! Protesta dhe dy propozime racionale  
  5. Kiri on Qofsh e bekuar rini e vëndit tim! Protesta dhe dy propozime racionale  

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?