Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Hotelet, qeveria vendos referencë për efekt tatimor për shfrytëzimin e dhomave
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Hotelet, qeveria vendos referencë për efekt tatimor për shfrytëzimin e dhomave
Ekonomi

Hotelet, qeveria vendos referencë për efekt tatimor për shfrytëzimin e dhomave

Published: January 30, 2024
Shpërndaje

Qeveria parashikon të vendosë një nivel minimal shfrytëzimi për hotelet në periudha të ndryshme, një referencë që duket se do t’i shërbejë Tatimeve për të llogaritur sa duhet të paguajë çdo strukturë.

Në ndryshimet që i janë bërë ligjit të turizmit nënvizohet se pas nenit 64 do të shtohet një nen 64/1 ku pika 7 e tij lidhet direkt në kapacitetin e shfrytëzimit të hoteleve.

“Sipërmarrësi turistik ka detyrimin të deklarojë kapacitetin e shfrytëzimit të strukturës akomoduese, i cili, për qëllime tatimore, nuk mund të jetë më i vogël se niveli minimal i shfrytëzimit. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit përgjegjës për turizmin dhe të ministrit përgjegjës për financat, përcakton periudhën e shfrytëzimit dhe nivelin minimal të kapacitetit të shfrytëzimit për strukturat akomoduese”, thuhet në këtë pikë.

- Publicitet -

Kjo do të thotë se tashmë strukturat akomoduese nuk mund të deklarojnë shfrytëzim zero të kapacitetit të tyre por në periudha të ndryshme do të kenë nivele të ndryshme. Qeveria do të jetë ajo që do të përcaktojë periudhën që një strukturë akomoduese cilësohet e shfrytëzueshme dhe nivelin minimal të kapacitetit të shfrytëzimit.

Pra le të themi që një strukturë në Durrës që mund të deklarojë zero shfrytëzim për efekt tatimor në prill do të duhet të paguajë të paktën nivelin minimal që do përcaktojë qeveria për këtë muaj pavarësisht situatës së deklaruar.

Duket se përmes kësaj hallke qeveria po mundohet të evitojë nëndeklarimet që mund të bëhen nga bizneset diçka që është prekur në disa deklarata edhe nga kreu i qeverisë. Në tetor të vitit të shkuar Kryeministri tha se numri i turistëve të huaj në vendin tonë që në vitin 2023 preku nivele rekord nuk përkonte me të ardhurat që deklaronin hotelet.

Tjetër janë çmimet që deklarohen, tjetër janë çmimet që paguhen dhe tjetër është niveli i okupimit dhe tjetër është niveli që deklarohet. Unë personalisht kam pasur dy raste këtë verë, dy miq që më kanë kërkuar ndihmë pasi nuk gjeni dhomë të lirë në gjithë bregdetin.

Tani si e lidhim me këtë deklarimin që hotelet kanë qenë 70% e 60% e 50% të okupuar?  Vitin e ardhshëm do të kenë referencë” do të shprehej Rama tetorin e shkuar.

Ndryshimet në ligjin për turizmin përcaktojë gjithashtu një sërë kushtesh për agroturizmet, vendosjen e çmimeve në vende të dukshme në dy gjuhë nga strukturat dhe stacionet e plazhit, lidhjen e kontratave të sigurimit për përgjegjësinë e palëve të treta si dhe një sërë elementesh të tjera të lidhura me sektorin.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Mosmarrëveshja e vjetër në Egje po hyn në një fazë të re tensioni
  • Kush është kandidati për president i Kosovës, Bekim Sejdiu?
  • LVV dhe LDK pajtohen që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për president
  • Dyshohet se Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij, Igli Tare paraqitet në SPAK
  • Ishte shoqëruar në komisariat për vjedhje, ndërron jetë 32-vjeçari në Vlorë

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Emër i ri për një premtim të vjetër
  2. ANA on Emër i ri për një premtim të vjetër
  3. Detari on Protestë në Paris në mbrojtje të aktivistit shqiptar antifashist që rrezikon burgun në Gjermani
  4. demo on Shqipëria i ndalon hyrjen cisternës së lidhur me “flotën hije” ruse
  5. Arbeni on Emër i ri për një premtim të vjetër

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?