Një hulumtim i ri zbërthen fuqinë e fshehur të Astrologjisë në botën e lidhjeve romantike.
- Virgjëreshat janë shenja më e pëlqyer e horoskopit.
- Ndjenja e pendimit mbizotëron më së shumti tek femrat e shenjës Peshore dhe meshkujt Peshqit.
- Kombinimi më përrallor i dashurisë është ai mes Akrepit me Gaforren.
- Luanët shquhen për dëshirën e madhe për të patur fëmijë, pasuar nga Dashët dhe Bricjapët.
- Meshkujt e lindur nën shenjën e Akrepit janë më të interesuarit në krijimin e lidhjeve romantike.
Astrologjia & Dashuria
A e keni menduar ndonjëherë se koha, data dhe vendi ku keni lindur mund të kenë ndikim në jetën tuaj romantike?
Sipas Astrologjisë, këto rrethana kanë në të vërtetë ndikim.
Në përpjekje për të krijuar një urë lidhëse midis Astrologjisë dhe gjetjes së përputhjes perfekte në dashuri, aplikacioni për njohje online dua.com, ka bërë një hulumtim gjithëpërfshirës duke analizuar më shumë se 500,000 përdorues.
Hulumtimi përdori datëlindjet e përdoruesve për të zbuluar shenjën e tyre të horoskopit dhe analizoi se si sillet secila shenjë gjatë njohjeve online. Të dhënat e marra për analizën përfshinin informacione si plotësimi i profilit, zakonet si pirja e duhanit, preferencat sa i përket çështjes së prindërimit dhe përputhshmeria mes shenjave.

Analistja e të dhënave në dua.com, Monika Bunjaku, ka thënë:
“Ishte e mrekullueshme të shihje se si ndërveprimet dhe preferencat e përdoruesve përputheshin me Astrologjinë. Ky hulumtim ka kontribuar ndjeshëm në aspektin e të kuptuarit sjelljen e përdoruesit brenda aplikacionit.”
Kjo na solli qartësi në botën enigmatike të shenjave të horoskopit, veçanërisht ndikimin e tyre në romancë.
Shenjat e Horoskopit: Çka na tregojnë të dhënat tona?
Aplikacionet e takimeve janë bërë të zakonshme në ditët e sotme.
Një hulumtim i fundit i bërë nga Ipsos zbuloi se 77% e gjeneratës Z dhe të Milenialëve besojnë se shumica e njerëzve do të takojnë partnerët e tyre në internet në 10 vitet e ardhshme.
Meqë jemi në temë aplikacionesh, vëmendjen e menjëhershme e tërhoqi prania e shumtë e Akrepëve brenda aplikacionit, duke i bërë ata grupin më të madh të përdoruesve (10.06%).
Duke marrë parasysh faktin që Astrologjia njeh Akrepin si shenjën që i vë rëndësinë maksimale lidhjeve familjare, kjo u përputh në mënyrë të përsosur me synimin kryesor të dua.com – krijimin e marrëdhënieve të rëndësishme dhe kuptimplotë.
Kur vjen puna tek plotësimi i profilit, Binjakët triumfojnë në aplikacion duke treguar një fokus të madh në detaje kur bëhet fjalë për paraqitjen e tyre në botën virtuale. Në anën tjetër, Demët kanë shkallën më të ulët të plotësimit të profileve, duke treguar kështu natyrën e tyre rebeluese dhe autentike.
Për më tepër, duhanpirësit më të shpeshtë të horoskopit rezultuan të jenë Deshët, ndoshta për shkak të natyrës së tyre impulsive dhe aventureske. Prapa tyre radhiten Luanët dhe Peshoret. Megjithatë, nëse jeni kurioz të dini për shenjat më të ndërgjegjshme për shëndetin në horoskop, Demi dhe Virgjëresha janë në krye të listës.
Me një përqindje marramendëse prej 64% duke përdorur tag-un #serioz, Akrepët tregojnë se skena e marrëdhënieve serioze u perket atyre. Kur vjen puna për përkushtimin, ata janë pa konkurencë. Shigjetarët, në anën tjetër, janë lloji që kërkon aventurë, duke udhëhequr tag-un #argëtim, ndërsa Peshqit janë shenja më miqësore e horoskopit, duke udhëhequr tag-un #miq.
Sa i përket dëshirës për të pasur fëmijë, Luanët (12.55%), Dashët (11.82%), dhe Bricjapët (11.59%) zënë pozicionet e para në listë. Kjo nënkupton se njerëzit që dëshirojnë të fillojnë një familje janë veçanërisht të tërhequr nga personat e lindur nën këto shenja.
Shenjat e horoskopit që të gjithë i duan
A të ka shkuar mendja ndonjëherë se kush duhet të bëjë hapin e parë kur njoftoheni me dikë online?
Epo, edhe pse nuk ka rregull të përgjithshëm që tregon se kush duhet ta bëjë këtë, është shumë thjeshtë brenda aplikacionit të njohjeve dua.com. Interaksioni i parë mes përdoruesve fillon me një ‘Like’ (Pëlqim).
Sa i përket pëlqimeve, hulumtimi zbuloi se femrat Virgjëresha janë shenja më e dëshiruar në skenën e njohjeve online, me një përqindje prej 9.23%, ndjekur nga Luani (8.94%) dhe Akrepi (8.93%).
Ndërkaq, nëse keni menduar ndonjëherë se si disa meshkuj kanë një sharm natyral me femrat, është shumë e mundshme që ata të jenë Virgjëreshë, Peshore apo Akrep.
Nga ana tjetër, edhe pse Peshqit mund të jenë renditur më poshtë në marrjen e pëlqimeve nga të dy gjinitë, sipas tabelës më poshtë, është e rëndësishme të theksohet se grupmosha 45-54 vjeç është grupmosha më e dëshiruar për individët e kësaj shenje.

Kombinimet perfekte të shenjave të horoskopit
Në dua.com, nëse dy përdorues pëlqehen mes vete, krijohet një përputhje (match). Kjo gje i jep mundësinë atyre qe të bashkëbisedojnë dhe të njihen më mirë.
Të dhënat tregojnë se Virgjëresha merr më së shumti përputhje (8.91%). Shigjetari (8.89%) dhe Peshorja (8.75%) ndodhen ngushtë pas saj. Edhe pse Shigjetari merr vendin e parë në Astrologji për natyrën e tij të hapur, këto rezultate konfirmojnë tiparet sociale të të tre shenjave.
Në anën tjetër, Akrepi (8.01%), Ujori (7.85%) dhe Peshqit (7.65%) kanë më pak përputhje. Kjo mund të jetë për shkak të niveleve më të ulëta të aktivitetit të tyre – pasi japin më pak pëlqime, ata marrin më pak përputhje.
Duke analizuar kombinimet e përgjithshme të përputhjeve, Akrepi dhe Gaforrja dolën të jenë çifti më përrallor nga të gjithë, me një përqindje prej 10.60%.
Për befasi, çifti më së paku i përshtatshëm doli të jetë Shigjetari dhe Demi, duke arritur vetëm 6.25% përputhshmëri. Kjo kundërshton mendimin astrologjik se dy persona të kundërt kanë tërheqje me njëri tjetrin.

Megjithatë, në disa raste, përputhjet nuk funksionojnë dhe përdoruesit përfundojnë duke u penduar për to. Për shembull, femrat Peshore jane shumë selektive – mbi gjysmën e përputhjeve të tyre (51.02%) përfundojnë duke i fshirë.
Nga ana tjetër, meshkujt Peshq kanë shkallën më të lartë të pendesës me 49.51%, duke e mbështetur kështu hipotezën e Astrologjisë për tendencën e tyre për t’u larguar nga frika e lëndimit.
Shenjat më energjike të horoskopit
Nëse jeni qendra e vëmendjes në tubimet me shoqëri, janë disa shenja të horoskopit që do përshtateshit më së shumti me ta.
Në dua.com, kur krijohet një përputhje, përdoruesit kanë mundësinë t’i dërgojnë mesazhe njëri-tjetrit.

Kur vjen puna tek personalitetet më ekstroverte, Dashët femra marrin çmimin e parë për dërgimin e më së shumti mesazheve brenda aplikacionit, duke treguar natyrën e tyre të guximshme. Për meshkujt, Akrepët dalin në shesh si biseduesit më aktivë në mes të të gjitha shenjave të horoskopit, duke konfirmuar kështu natyrën e tyre te shoqërueshme.
Femrat Peshq dalin si shenja më pak të angazhuara në lidhje me meshkujt, të njohura për natyrën e tyre të rezervuar dhe introverte (6.20%). Në anën e meshkujve, Akrepi shfaq karakteristika të ngjashme ndaj femrave, në përputhshmëri me parashikimet astrologjike. (7.28%).
Megjithatë, nëse ndjeni që shenja juaj e horoskopit nuk pasqyron plotësisht se kush jeni si person, mund të mos keni zhvilluar plotësisht karakteristikat e saj ende.
Sidoqoftë, në një përpjekje për të mos e ngarkuar shumë artikullin, artikulli është shkruar në mënyrë gjithëpërfshirëse. Megjithatë, tabela më poshtë ofron karakteristikat kryesore për të dy gjinitë e secilës shenjë kur vjen puna tek njohjet online.

Si përfundim, edhe pse ndikimi i Astrologjisë në personalitetin njerëzor mbetet i pavërtetuar, rezultatet e treguara në këtë hulumtim duket se përputhen me parashikimet e mëdha të Astrologjisë, duke na bërë të pyesim veten: A duhet t’i lejojmë yjet të udhëheqin jetën tonë romantike?
