Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Humbi djalin në masakrën e Gërdecit, Zamira Durda e zhgënjyer me procesin gjyqësor: Mediut t’i ndryshohet akuza!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Humbi djalin në masakrën e Gërdecit, Zamira Durda e zhgënjyer me procesin gjyqësor: Mediut t’i ndryshohet akuza!
KronikeLajmi i fundit

Humbi djalin në masakrën e Gërdecit, Zamira Durda e zhgënjyer me procesin gjyqësor: Mediut t’i ndryshohet akuza!

Published: July 11, 2024
Shpërndaje

Zamira Durda, e cila humbi djalin e saj vetëm 7 vjeç në shpërthimin e Gërdecit me 15 mars 2008, është shprehur e zhgënjyer në lidhje me mbarëvatjen e procesit gjyqësor në GJKKO, ndaj ish-ministrit të Mbrojtes Fatmir Mediu.

Një ditë pas një seance prej 3 orësh, ku ishte parashikuar marrja në pyetje e 5 ekspertëve, në një intervistë Zamira Durda tha se avokatët e Mediut po bëjnë çdo përpjekje për të zvarritur procesin gjyqësor.

”Kanë dy muaj që janë paraqitur. Dje ishte hera e fundit që u kërkua që të jepnin përgjigje ekspertët. Nga pyetjet ishte një kakofoni që nuk drejtonin pyetjet korrekte, pasi nuk ishin në gjendje të përcaktonin se çfarë faqe ishte dhe kur pyetje i përket.

- Publicitet -

Ata kanë bërë disa pyetje që kanë qenë të padrejta. Në këtë prizëm u shqyrtua kjo seancë dje, se këto pyetje ishin të papranueshme nga ekspertët.

Debati në fund të seancës, kjo seancë nuk kishte interes për ne, për demet e shkaktuara nga shteti, pasi ka mjaftueshëm mekanizma për ti plotësuar këto gjëra.  Gjyqtarja dhe avokatët mbrojtës janë të presupozuar që të kërkojnë zvarritje në këtë proces”,- tha Durda.

Sipas Durdës, pyetjet që bënin avokatët ishin qesharake, dhe se ndihej në turp që ndodhej në GJKKO me nivelin e pyetjeve që po bëheshin. Durda kërkoi sërish që prokuroria të ndryshojë akuzën për Mediun nga shpërdorim detyre në vrasje.

”3 orë kemi dëgjuar pyetje qesharake. Të vjen turp që je në GJKKO në SPAK, me atë nivel pyetjes. Fakti qëndron te SPAK që nuk i ndryshon akuzën Mediut, është qesharake ku janë 26 viktima dhe të flasësh për korrupsion e gjëra  të tjera, shpërdorim detyre me pasojë vrasjen e 26 personave.

Në vend të thoshte 29 të pandehur tha janë 26 viktima deshi të thoshte. Durova dhe jam duke duruar shumë. Është fyese të dëgjosh kur ka 26 viktima dhe të dëgjosh avokatët e tij.

Të gjitha seancat i kam ndjekur 36 seanca. Jam shumë e zhgënjyer, sa kohë nuk ndryshon akuza dhe kemi të bëjmë me vrasje me jetë njerëzore të diskutosh gjëra administrative. Dje ai thoshte s’është detyra e ministrit të di a është regjistruar në tatime kjo kompani apo jo, detyra është të di me kë e lidh këtë kontratë. 

Kam që të ndryshojnë akuzën dhe kushtet e sigurisë të pandehurit. Më shumë bërtiste i pandehuri. Duhet të ndryshojnë akuzën ndaj të pandehurit. Kushtet e sigurisë, lëviz dhe shkon kudo.

I kam bërë dhe një kërkesë duhet ta bëj më shpesh këtë gjyq. Në shkallën e parë kanë qenë 29 të pandehur ka zgjatur 3 vite. Absurd i duket atij, unë nuk merrem me politikë, ai e krijon dhe me avokatët e tij ajo i intereson. Është urdhri atij që e shpërthyen këto municione”, – tha Durda.

Durda shtoi se e ka kthyer motiv jete vendosjen e drejtësisë për masakrën e Gërdecit dhe djalin e saj.

”E kam kthyer drejtësinë e Gërdecit në motiv të jetës sime, shkaku pse jetoj është vendosja e drejtësisë për tim bir”, – u shpreh Durda.

i.b./dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Incident i rëndë në qendër të Bllokut në Tiranë, biznesmeni i ilaçeve dhunon pronarin e Sky Tower
  • Të paktën ju Adriatik Lapaj, Arlind Qori mbajeni vath në vesh konstatimin e Kadaresë!
  • U eliminua nga Botërori në fazën e 1/8-ave, trajneri i kombëtares së njohur jep dorëheqjen
  • Zhvlerësimi i paprecedentë i kartonit të kuq, Trump e pranon: E telefonova personalisht Infantinon, por…
  • “Gjykata e Lartë duhet ta lirojë”, avokatët ndërkombëtarë të Veliajt kërkojnë zbatimin e vendimit të Kushtetueses

Komentet e Fundit

  1. Pensionisti i Porcelanit on Vetë i quan sorra, derra e korba, Rama u poston protestuesve poezinë e Dritëroit: Ju aq baltë po hidhni mbi mua…
  2. Buda on PËRGJIMET: “Mos dil sot, na njoftuan këta të shtetit”! Kush e dekonspiroi aksionin e SPAK-ut kundër Call Center-ave?
  3. Valbona on INVESTIGIM: Një dëshmi e pastër e kapjes së shtetit, delirit të madhështisë dhe marrëveshjeve informale në kurriz të transparencës dhe interesit publik
  4. Buda on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë
  5. Replika on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?