Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Hungaria me Putin apo BE? Akuza për ndërhyrje ndaj ambasadorit amerikan
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Hungaria me Putin apo BE? Akuza për ndërhyrje ndaj ambasadorit amerikan
Bote

Hungaria me Putin apo BE? Akuza për ndërhyrje ndaj ambasadorit amerikan

Published: February 2, 2023
Shpërndaje

Hungaria nuk është e kënaqur me qëndrimin amerikan ndaj qasjes së saj në raport me luftën në Ukrainë dhe qëndrimin ndaj Rusisë.

Ministri i Jashtëm hungarez akuzoi të enjten ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Budapest se po përpiqet të ndërhyjë në punët e brendshme të Hungarisë.

Në një konferencë për media në Budapest, ministri i Jashtëm Peter Szijjarto kritikoi komentet e ambasadorit David Pressman, i cili iu referua qasjes së Hungarisë ndaj luftës në Ukrainë si mbështetje të “politikave të miratuara nga Putini”.

- Publicitet -

Szijjarto tha se është “plotësisht e parëndësishme ajo që Pressman apo ndonjë ambasador tjetër mendon për procesin e brendshëm politik në Hungari, sepse nuk ka të bëjë fare me të”.

“Nuk është vendi i tij të ndërhyjë në punët e brendshme të Hungarisë”, tha Szijjarto.

Pressman, i emëruar ambassador nga administrata e Bidenit, i cili më parë shërbeu si ambasador i SHBA-së në Kombet e Bashkuara për Çështjet e Posaçme Politike, është përballur me përplasje të tilla që nga marrja e detyrës si përfaqësues i SHBA-ve në Hungari në gusht të vitit të kaluar.

Mediat locale, të afërta me qeverinë e krahut të djathtë të kryeministrit hungarez Viktor Orban, kanë akuzuar diplomatin për “ndërhyrje në gjyqësorin e Hungarisë dhe për nxitje të kolonializmit amerikan”.

Që nga marrja e detyrës, Pressman ka qenë i zëshëm sa i përket ndjenjave anti-amerikane në Hungari dhe për hezitimin e qeverisë së Orban për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian në vendosjen e sanksioneve ndaj Moskës.

Në një postim në Tëitter në janar, Pressman pyeti: “Çfarë dobie i sjell Hungarisë dhe hungarezëve mbrojtja e oligarkëve rusë nga sanksionet?”

Megjithatë, qeveria e Hungarisë, e cila kishte një marrëdhënie miqësore me administratën amerikane nën ish-presidentin Donald Trump, ka këmbëngulur se sanksionet po dëmtojnë vendet evropiane më shumë se Rusinë dhe deklaroi se vetëm negociatat midis Moskës dhe Uashingtonit – dhe jo tërheqja e trupave ruse nga Ukraina – mund t’i japë fund luftës.

“Ajo epokë ka mbaruar. Hungaria është një vend sovran”, tha Szijjarto. “Askush nga jashtë nuk mund të na thotë se si të jetojmë.”/REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Serbia në Shkodër ka marrë më shumë se një konsullatë”, reagon ish-kryeministri Majko
  • Koçeku për konsullatën serbe: S’ka krahasim me Bujanocin, vetëm 54 serbë të vetëdeklaruar janë në Shkodër
  • Gjenden në zonën kufitare Shqipëri–RMV mbetjet mortore të turistit të zhdukur
  • Konsullatë serbe në Shkodër? Ish-diplomati i bën thirrje medias dhe opinionit publik për reagim të menjëhershëm
  • Shkrirja e bashkisë së Maliqit dhe bashkimi me Korçën, banorët thërrasin protestë të dielën

Komentet e Fundit

  1. Xha Teme analisti on Banorët e Poliçanit dalin në protestë dhe djegin teserat e PS-së, kryesocialisti i qytetit jep dorëheqjen
  2. K R on Rama prezanton “Praninë Besnike”: Shpjegon me shkencë termin ‘popull’, thotë që do bëj këngë me thirrjen për dorëheqje
  3. K R on Bashkëshorti i arrestuar për tokat në Durrës, Rama emëron ish-zyrtaren e PD-së drejtore të Agjencisë Kombëtare të Turizmit
  4. ILIR on Bashkëshorti i arrestuar për tokat në Durrës, Rama emëron ish-zyrtaren e PD-së drejtore të Agjencisë Kombëtare të Turizmit
  5. ILIR on Rama prezanton “Praninë Besnike”: Shpjegon me shkencë termin ‘popull’, thotë që do bëj këngë me thirrjen për dorëheqje

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?