Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Hungaria përgatitet të marrë presidencën e BE, Orban vizitë në Bosnje
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Hungaria përgatitet të marrë presidencën e BE, Orban vizitë në Bosnje
AktualitetBote

Hungaria përgatitet të marrë presidencën e BE, Orban vizitë në Bosnje

Published: April 5, 2024
Shpërndaje

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, bisedoi për bashkëpunimin dypalësh në një numër fushash me zyrtarët e lartë të Bosnjë e Hercegovinës më 4 prill, teksa vendi i tij po përgatitet ta marrë presidencën e Bashkimit Evropian më vonë këtë vit.

Orbani u takua me Borjana Kristos, presidenten e Këshillit të Ministrave të Bosnjës, si dhe me zyrtarët e Presidencës së Bosnjës gjatë vizitës së tij në Sarajevë.

Pas takimit me Kristos, Këshilli i Ministrave tha se të dyja palët u pajtuan se nevojitet rritja e tregtisë mes dy vendeve.

- Publicitet -

Presidenca tha se Orbani dhe zyrtarët e saj biseduan për bashkëpunimin dypalësh në arsim, kulturë, bujqësi, energji, telekomunikacion dhe fusha të tjera. Ajo shtoi se vendimi i Bashkimit Evropian për t’i hapur bisedimet me Bosnjën është nxitje për vendin që t’i vazhdojë reformat.

Liderët e BE-së u pajtuan më 21 mars për t’i hapur bisedimet për anëtarësim me Bosnjën, por thanë se atë e pret “punë e madhe” për t’u pranuar në bllok.

Hungaria do ta marrë presidencën e BE-së më 1 korrik.

“Janë shprehur pritje se do të ketë përparim në procesin e anëtarësimit të Bosnjë e Hercegovinës në BE gjatë kryesimit të bllokut nga Hungaria në pjesën e dytë të vitit 2024, dhe se konferenca e parë ndërqeveritare do të mbahet sa më shpjet”, tha Presidenca boshnjake në një komunikatë.

Orbani mbërriti vonë në Banja Llukë, ku u takua me Millorad Dodikun, presidentin prorus të Republikës Sërpska.

Lideri populist hungarez është njëri prej aleatëve kryesorë të Dodikut dhe njëri prej politikanëve të pakët të NATO-s dhe BE-së që ka vullnet të takohet me të.

Dodik, i cili është nën sanksione nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe për shkak të përpjekjeve për ta minuar Marrëveshjen e Dejtonit, kishte thënë më herët se Orbani do ta pranonte një çmim nga Republika Sërpska gjatë vizitës së tij.

Hungaria ia ka premtuar Republikës Sërpska 100 milionë euro ndihmë.

Republika Sërpska gjithashtu i mori hua 140 milionë euro nga banka hungareze Export-Import në dy raste për ta mbuluar deficitin në buxhetin e entitetit dhe për t’i shlyer borxhet pjesërisht.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Do kalbesh në burg”, Toni Gogu takoi Veliajn në burgun e Fierit, mesazhi që i përcolli
  • KQZ kërkon gjoba për 13 parti politike, ja sa duhet të paguajnë për shkeljet në 11 maj
  • Përplasja për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, Kushtetuesja shqyrton kërkesën në këtë datë
  • Jep dorëheqjen kryeministri i Belgjikës
  • VIDEO: Me shall dhe monopatinë në zonë të mbushur me kamera dhe policë, grabitet filiali i Raiffeisen Bank në Tiranë

Komentet e Fundit

  1. Naimi on “Ktheni fytyrën nga pushkët…” Ikja e Luan Omarit, një rrëfim për të atin: Martesa me motrën e Enver Hoxhës nuk e shpëtoi nga pushkatimi
  2. Mollosi on VIDEO: Me shall dhe monopatinë në zonë të mbushur me kamera dhe policë, grabitet filiali i Raiffeisen Bank në Tiranë
  3. Patronazhisti on VIDEO: I riu ndalon brenda lokalit Endrit Shabanin: “Palaço, tradhtar, si nuk të vjen turp…”
  4. Janinë on VIDEO: Këshilltarja e sapoemëruar e kryeministrit dyshon që raca e bardhë është tokësore: “Jemi të bërë në laborator…”
  5. Vëzhgimi on FOTO: Pamjet e rralla, Shqipëria një vit pas shpalljes së Pavarësisë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?