Filiali i Raiffeisen Bank në Kompleksin Kika, në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë është grabitur sot me armë zjarri.
Autori i dyshuar ka hyrë brenda bankës i maskuar, me fytyrën të mbuluar me shall, i ka vënë armën mbi kokë arkëtares, duke i marrë paratë që gjendeshin atje.
Te dera, i ka drejtuar armën edhe rojes së bankës dhe pasi ka marrë paratë dhe ka dalë jashtë, është larguar me një monopatinë rrugës që të çon në drejtim të stadiumit Dinamo.
Zona dhe rruga nga është larguar është nga më të populluarat në Tiranë dhe ka lëvizje njerëzish dhe trafik automjetesh në çdo moment, përfshirë prezencë të disa lloj policive nga rendi, te rrugorja dhe bashkiakët. Një numër i madh biznesesh të vogla dhe shërbime të pajisura me kamera janë gjithashtu në këtë lagje të kryeqytetit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 10:45, në zonën e Komunës së Parisit, një shtetas i maskuar ka hyrë në ambientet e një banke të nivelit të dytë dhe, nën kërcënimin e një sendi në dukje armë, dyshohet se ka marrë një shumë parash.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë ngritur pika kontrolli dhe janë orientuar të gjitha shërbimet policore, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të rastit.
n.s. / dita

Policia esht per gjoba makinash qe mbushin arken e shtetit per t bere vila belindat.
Dhe per te rrahur kalamajt qe ngacmojn ate surratziun e gjat me poture.
Për ksi gjërash nuk e kemi pordhicinë
Madje jane fshehur vrimave kur kane pare njerez te armatosur