Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Hungaria voton pro anëtarësimit të Finlandës në NATO! Aplikimi i Suedisë ende i bllokuar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Hungaria voton pro anëtarësimit të Finlandës në NATO! Aplikimi i Suedisë ende i bllokuar
AktualitetBoteKryesore

Hungaria voton pro anëtarësimit të Finlandës në NATO! Aplikimi i Suedisë ende i bllokuar

Published: March 27, 2023
Shpërndaje

Parlamenti i Hungarisë ratifikoi të hënën aplikimin për anëtarësimin e Finlandës në NATO. Por, ende nuk është votuar edhe për anëtarësimin e Suedisë në aleancën ushtarake. Finlanda dhe Suedia kërkuan t’i bashkohen NATO-s vitin e kaluar, në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.

Por ky proces është penguar nga Turqia dhe Hungaria. Megjithëse aplikimi finlandez tashmë është miratuar, ai suedez është ende i bllokuar në parlamentin hungarez.Projektligji për pranimin e Finlandës në NATO u miratua me 182 pro dhe gjashtë vota kundër, pasi u shty disa herë.

Hungaria mbetet i vetmi vend anëtar i NATO-s, që përveç Turqisë, nuk ka miratuar ende aplikimin e Suedisë për t’iu bashkuar aleancës ushtarake perëndimore. NATO kërkon që 30 shtetet të ratifikojnë aplikimet për anëtarësim me qëllim që të pranohen shtetet e tjera.

- Publicitet -

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se i kishte kërkuar Turqisë dhe Hungarisë që të ratifikojnë të dyja kërkesat. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha javën e kaluar se Turqia do të nisë procesin e ratifikimit të anëtarësimit të Finlandës në NATO, por jo edhe të Suedisë.

Ankaraja kundërshton pranimin e Suedisë, pasi thotë se strehon persona që i konsideron anëtarë të organizatave terroriste. Finlanda, Suedia dhe Turqia në qershorin e vitit të kaluar arritën një marrëveshje trepalëshe. Turqia shprehu frustrimin e saj lidhur me atë që e sheh si dështim të Suedisë për t’iu përmbajtur zotimeve të marrëveshjes.

Ankaraja pezulloi negociatat me Suedinë pas një proteste të mbajtur në janar në Stokholm, ku para ndërtesës së Ambasadës turke u dogj një Kuran. Por, më 9 mars, dy shtetet rinisën bisedimet në Bruksel. Erdogan tha se anëtarësimi i Stokholmit në aleancën ushtarake perëndimore do të varet drejtpërdrejt në masat që ndërmerr sa i përket kërkesave turke lidhur me terrorizmin.

m.b./dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rama pritet me protesta në Dublin: O hajdut! Shqipëria nuk është në shitje
  • VIDEO: Sot protestë kombëtare, nis marshimi i studentëve
  • Apeli i GJKKO rikthen në burg ish-shefin e Operacionales, çfarë iu konfiskua dhe me sa vite dënohet
  • “Ndihmë ekonomike në këmbim të votave për Sarën”, deputetja e Elbasanit merret e pandehur nga SPAK, por e mohon
  • Kush është Mikhail Bogachek, i nominuari i Trumpit për ambasador të SHBA-së në Kosovë?

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  2. https://new.lululu.win/ on Kryebashkiaku i Prishtinës dyshohet për shpërdorim detyre me kontratën 12 milionë euro
  3. Ramazoni pri Tirone on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  4. Mia on UFO edhe në ditarin e Mihal Gramenos? Dëshmi të çuditshme, por ata që i tregojnë, i besojnë. Dhe nuk janë të vetmit
  5. fery on Brukseli përgatit kufizimet, traktati me sanksione për 15 vite për vendet që anëtarësohen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?