Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Hyri sot në fuqi lista e re e barnave të rimbursimit, si do të përfitohet?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Hyri sot në fuqi lista e re e barnave të rimbursimit, si do të përfitohet?
AktualitetShendetesi

Hyri sot në fuqi lista e re e barnave të rimbursimit, si do të përfitohet?

Published: May 1, 2023
Shpërndaje

 

Hyn në fuqi lista e re e barnave të rimbursimit. Në të gjitha farmacitë që kanë kontratë me Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, qytetarët nga dita e sotme do të mund të marrin barnat me rimbursim sipas listës së re të miratuar për vitin 2023. Autoritetet e shëndetit kanë konfirmuar më herët se me hyrjen në fuqi të listës së re, shtohet numri i qytetarëve, të siguruar apo të pasiguruar, fëmijë apo të moshuar, persona me aftësi të kufizuar apo në ndihmë ekonomike, që do të mund të trajtohen falas nga skema e rimbursimit të barnave për këtë vit.

Edhe për këtë vit, rimbursimi i çdo medikamenti që është pjesë e listës së re, do të vijojë të kushtëzohet nga kategoria në të cilën bën pjesë pacienti përfitues. Në këto kushte, pacientët që janë pjesë e skemës do të mund t’i marrin barnat me rimbursim të plotë, ose të pjesshëm, sipas grupit ku përfshihen. Megjithatë, në asnjë rast nuk mund të jetë më e ulët se sa 50 për qind e vlerës së ilaçit përkatës që do të jepet me rimbursim sipas listës së miratuar për vitin 2023.

- Publicitet -

“Masa e rimbursimit të barnave do të jetë e përshkallëzuar nga 50 deri në 100 për qind të çdo medikamenti. Mbulohen në masën 100 për qind, barnat e listës për fëmijët 0-12 muajsh, invalidët e plotë, pensionistët, të verbrit dhe jetimët, për veteranët me sëmundje kronike dhe invalidët e luftës. Përfitimi me rimbursim në masën 100 për qind i këtyre barnave shkon edhe për të sëmurët me tumore, transplant të veshkës, sklerozë multiple, talasemisë major, për trajtimin e pasojave afatgjata të shkaktuara nga Covid-19. Ndërsa për pjesën tjetër, barnat do jepen me rimbursim të pjesshëm, por jo më pak se 50 për qind të çmimit”, bëjnë me dije autoritetet e dikasterit të Shëndetësisë.

Në çdo rast, për të përfituar këto barna, qytetarët duhet të jenë të pajisur më parë me recetën e rimbursimit të lëshuar nga nga mjeku i tyre i familjes. Ndërkohë që për të përfituar shërbimet shëndetësore nga skema e sigurimeve shëndetësore, duhet të jeni të pajisur me kartën e shëndeti. Karta e shëndetit, është mjeti i vetëm që identifikon të siguruarit dhe me anë të saj përfitohen shërbimet shëndetësore të skemës së sigurimeve shëndetësore në të gjitha nivelet. Pra, nëse jeni pensionistë, invalidë, veteranë, të punësuar, të vetëpunësuar, të siguruar vullnetarisht, fëmijë, gra shtatzëna, persona që trajtoheni me ndihmë ekonomike, punëkërkues etj, me anë të kartës së shëndetit mund të përfitoni nga skema e sigurimeve shëndetësore, duke filluar nga recetat e rimbursueshme, shërbimi te mjeku i familjes, te mjeku specialist, në qendrat spitalore, pra në të gjithë sistemin tonë shëndetësor publik.

Nga lista e barnave të rimbursueshme përfitojnë më shumë se 410 mijë qytetarë, ku më shumë se 60 për qind e tyre janë pensionistë dhe persona me aftësi të kufizuar, që mbështeten me trajtimin medikamentoz sipas diagnozave të mjekimit që ata marrin nga mjekët e familjes.

Lista e barnave të rimbursueshme përmban rreth 1191 alternativa mjekimi për pacientët që trajtohen në shërbimin ambulator. Për vitin 2023 është rritur buxheti për listën e rimbursimit të barnave, duke e çuar në 11.4 miliard lekë. Ky buxhet i rritur si dhe indeksimi i çmimeve, e cila është tashmë një praktikë e përvitshme, do të ndikojnë në përmirësimin dhe zgjerimin e terapive të mjekimit për pacientët të cilët vuajnë nga sëmundje kronike.

Lista e rimbursimit përfshin barna të cilat trajtojnë dhe mbajnë në kontroll veçanërisht sëmundjet kronike, të cilat kanë edhe shpeshtësi më të madhe në popullatë, siç janë: diabeti, hipertensioni, sëmundjet kardiovaskulare duke ofruar alternativa mjekimi më bashkëkohore, në mënyrë që të shmangen komplikacionet dhe të rritet cilësia e jetesës dhe jetëgjatësisë së pacientëve që përfitojnë. Pjesë e listës edhe për këtë vit janë barnat inovative për trajtimin e disa lloje tumoreve, si: ai i mushkërive, gjirit si edhe alternativa mjekimi për pacientët të cilët vuajnë nga pasojat e koronavirusit. Pacientët e dializës janë një grup tjetër që do të përfitojnë marrjen me rimbursim të medikamenteve me qëllim parandalimin e komplikacioneve të rënda që vijnë nga kjo sëmundje.

Që nga muaji  shkurt ka nisur ndarja e fishave të diabetit me rimbursim edhe për të moshuarit mbi 65 vjeç. Këta të fundit paraqiten pranë mjekut të familjes dhe marrin fishat e diabetit nëpërmjet sistemit të rimbursimit. Fishat përfitohen falas në të gjitha farmacitë e rrjetit të hapur me kontratë Fondin e Sigurimeve të detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor.

Ekspertët e shëndetit bëjnë me dije se sistemet kanë funksionuar korrekt. Farmacitë janë furnizuar në kohë dhe kudo, në çdo cep të vendit pacientët diabetikë, si ata me insulinë, edhe me medikament oral kanë mundësinë për të përfituar në kohë fishat e diabetit. Pacientët me diabet përfitojnë trajtimin e plotë falas, me një financim të barnave me rimbursim në vlerën 2.2 miliard lekë në vit.

Rimbursimi i fishave të diabetit nisi për grupmoshën 0-18 vjeç në 2018. Me pas u zgjerua edhe për të rinjtë deri 25 vjeç. Nga 27 Shkurti 2023 fishat për matjen e glicemisë përfitohen në të gjitha farmacitë e rrjetit të hapur me kontratë me Fondin, ku përveç kategorisë 0-25 vjeç, tashmë përfitojnë dhe të moshuarit mbi 65 vjeç.

 

p.k\dita 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Gjashtë dekada ëndrra dhe kujtime: Klasa e vitit 1966 bashkohet sërish, atje ku nisi gjithçka
  • Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  • FOTO: Dita 20 e protestës
  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. K R on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. K R on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?
  4. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  5. K R on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?