Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: I arrestuar për vrasjen e biznesmenit në Elbasan, zbardhet dëshmia e ish-ortakut
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > I arrestuar për vrasjen e biznesmenit në Elbasan, zbardhet dëshmia e ish-ortakut
AktualitetKronike

I arrestuar për vrasjen e biznesmenit në Elbasan, zbardhet dëshmia e ish-ortakut

Published: December 9, 2025
Shpërndaje

Dëshmia e Xhino Ago-s përpara hetuesve ka hedhur dritë mbi momentet para dhe pas ekzekutimit të biznesmenit Edmond (Mondi) Mëhalla.

Ish-ortaku i tij ka rrëfyer se ditën e ngjarjes kishte tentuar disa herë ta kontaktonte Mëhallën në telefon, por pa rezultat. Sipas tij, në banesë ndodhej edhe Fatlinda Istrefi dhe po diskutonin për t’u nisur drejt Tiranës.

“Pas kësaj bisede unë pashë nga shtëpia ime autostradën dhe pashë se kishte trafik dhe i thashë kunatit, Urimit,  ‘Shko ti tako Mondin, unë po çoj në Tiranë Fatlindën’. Dhe kështu ndodhi. Unë me makinën time çova Fatlindën në Kodër Institut dhe jam kthyer në Elbasan. Kam shkuar direkt te zyrat dhe po prisja Mondin. I rashë telefonit dhe nuk më përgjigjej. Kam qëndruar rreth 20 minuta; ora ka qenë 18 e ca, nuk e mbaj mend saktë. Më pas kam qëndruar deri kur më mori në telefon Enola, operatorja e kompanisë sime”, ka dëshmuar Ago.

- Publicitet -

Ai ka treguar se në banesë ndodhej me babain dhe gjyshen, ndërsa nëna ishte në Tiranë me kunatin, pasi  sipas tij –ëmijët i mbajnë prindërit e tij. Ago ka theksuar gjithashtu se zotëron 16 automjete elektrike të markës kineze, nga të cilat 7 ose 8 i kishte me qira Edmond Mëhalla.

Sapo është njoftuar për ngjarjen nga operatorja, Ago është nisur menjëherë drejt karburantit “Xh* Oil”, ku ka parë policinë dhe automjetin “Range Rover” të ndaluar. Nga personat në vendngjarje ka mësuar se Mëhalla ishte vrarë me armë zjarri.

Edmond Mëhalla (Hyka) u qëllua me tre plumba mbrëmjen e 30 nëntorit në Elbasan, në një atentat të kryer pranë biznesit të tij.

Të arrestuarit deri tani:

Nevzat Spaho – nga Prrenjasi, dyshohet se ka drejtuar automjetin që ndihmoi autorin të largohej nga Miraka.

Kujtim Pisha – punonjës karburanti, proceduar për moskallëzim krimi.

Xhino Ago – ortak në biznes me Mëhallën, i akuzuar për mosndryshim pronësie të automjetit Audi të përdorur në krim.

Në kërkim janë shpallur edhe Armando Kola, nga Laçi; Marselo Arani, nga Elbasani, i cili përveç largimit ka thyer edhe masën e arrestit shtëpiak për pastrim parash; si dhe 35-vjeçari Oklid El Ouejdi. Autoritetet vijojnë punën për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Gjykata Supreme e Brazilit pranon ekstradimin e Ervin Matës drejt Shqipërisë
  • Shtrenjtimi i tarifave “zbraz” bankat e shkollave private, ku po shkojnë nxënësit
  • Horoskopi ditor, e mërkurë 16 shtator 2026, parashikimi i yjeve për sot
  • Kthjellime, vranësira dhe reshje shiu në zonat malore, parashikimi i motit për sot
  • Kush fshihet pas kokainës në Durrës

Komentet e Fundit

  1. demo on Daja i saj akuzohet për dhunë e përdhunim, reagon deputetja Zegjine Çaushi: Më thanë se do martoheshin
  2. Rona rona oeperona, ikin paret si milingona on Qeveria premton rritje pensionesh në prag të zgjedhjeve vendore
  3. his channel world news briefing on SPAK kërkon 1 vit burg për ish-drejtoreshën e ARRSH, Sonila Qato
  4. Zdromsi on Gjykata e Lartë lë në fuqi arrestin me burg për Erion Veliajn
  5. K R on Gjyqi i Historisë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?