Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: I çmendur jam!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Vargje > I çmendur jam!
Vargje

I çmendur jam!

Published: August 9, 2022
Shpërndaje

Nga ARBEN DUKA (1957-2021)

 

E di nga vij-s’e di ku shkoj,

- Publicitet -

nga gjumi s’jam përmëndur,

një kohë-çmenduri jetoj,

ndaj jam komplet i çmëndur!..

 

Në ka serioze gjë kjo Botë,

është çmënduri e saj,

dhe çdo gjë tjetër është e kotë,

ndaj qesh se dot nuk qaj!..

 

I çmendur jam me të vërtetë,

po punë s’i prish njeriu,

të çmendurin e ndan në jetë,

një fije nga gjeniu!..

 

Mullinjtë e Erës i kam vrarë,

njëlloj si Don Kishoti,

ndaj shpesh në rrugë më kini parë,

me pamje prej idioti!..

 

I çmendur jam-por jo mërzitur,

e kokë nuk çaj aspak,

veç muza-muza më ka ngritur,

një kurth edhe një lak.

 

I çmendur s’jam nga Perëndia,

desha-u bëra vetë,

gjersa më futi poezia,

në kurth edhe në rrjetë!..

 

I çmendur jam me të vërtetë,

të dytë s’ka në Tokë,

se edhe lulet-dhe rrufetë,

burgosur kam në kokë!

 

I çmëndur jam e kam një nam,

për Zot e Perëndi,

se jam i vetmi në Ballkan,

që rroj me poezi!..

 

I çmëndur jam në këtë Botë,

po shpirti im nuk vuan,

se ka si unë mijëra “idiotë”,

që marrëzisht më duan!..

 

Dhe sa t’i kem ata të gjallë,

që jetës m’i janë gjendur,

unë do të jem qënia e rrallë,

poet dhe i çmendur!..

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Zgjedhjet në Izrael: Sondazhet e parë sinjalizojnë garë të ngushtë, asnjë fitues i qartë në horizont
  • Ndryshimet në Paketën Fiskale do ta lehtësojnë apo do ta shtrenjtojnë edhe më tej koston e jetesës në Shqipëri?
  • Nga TVSH për ushqimet te taksimi i ri i pagave, të gjitha ndryshimet në Paketën Fiskale 2027
  • Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  • Votimet në Izrael, shënohet pjesëmarrja më e lartë në 50 vjet, pritet rezultat i ngushtë

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  2. Laku on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  3. Jorgaq Kacani on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  4. demo on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  5. Primitivi adhuron on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës tregon që zemërimi dhe revolta janë masive, pavarësisht nëse e shtyp apo jo me dhunë protestën në rrugë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?