Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të mërkurën se Qeveria e tij, i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale të Kosovës të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të vitit 2016, për tokën e Manastirit të Deçanit.
Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, në paraditen e 13 marsit, kryeministri ka thënë se kjo është bërë për shkak se zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që kërkon transferimin e 24 hektarëve tokë te Manastiri i Deçanit, do të ishte vendimtar për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, gjatë Asamblesë Parlamentare të këtij institucioni, që do të mbahet në prill.
Kurti ka thënë se, ndonëse Qeverisë së Kosovës nuk i pëlqen vendimi, të cilin e ka cilësuar “të çuditshëm” e “të padrejtë”, ajo nuk ka mjete ligjore e juridike për ta anuluar vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Shefi i ekzekutivit kosovar ka thënë se nuk do të ndryshojë qëndrimi i Qeverisë ndaj “këtij vendimi të dëmshëm asnjëherë”, por se, në anën tjetër, nuk ka dyshim se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës “do të ishte jo vetëm fitore historike, por edhe një hap gjigand për republikën tonë drejt njohjes së pesëshes evropiane, që mundëson anëtarësimin në NATO dhe në Bashkimin Evropian për Kosovën e pavarur”.
Vendimi i Qeverisë së Kosovës është përshëndetur menjëherë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në një konferencë për media, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, në Prishtinë, i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se “aq sa ishte i rëndësishëm dhe i vështirë, vendimi i sotëm për Manastirin ishte shumë i domosdoshëm”.
Çfarë kontestohet?
Autoritetet lokale në Deçan refuzojnë që Manastirit të Deçanit t’ia regjistrojnë në kadastër 24 hektarë tokë dhe pyll, sepse konsiderojnë se kjo pronë është e ndërmarrjeve shoqërore “Apiko” dhe “Iliria” dhe se nuk ka qenë kurrë e Manastirit.
Sipas tyre, Gjykata Kushtetuese ka “legalizuar” një vendim të vitit 1997 të ish-presidentit të Republikës Federale të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq, me të cilin ajo pronë iu dhurua Manastirit të Deçanit.
Deri më tani, këtë qëndrim të pushtetit vendor e përkrahën edhe zyrtarë të lartë të Kosovës, përfshirë kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani, për të cilët ky vendim i Gjykatës Kushtetuese “bazohet në politikën diskriminuese të Qeverisë së Serbisë të viteve ‘90”.
Por, nga Manastiri i Deçanit thonë se një qëndrim i tillë i zyrtarëve kosovarë kërcënon sigurinë e Manastirit”, sepse publikut i prezantohet “sikurse vetë Manastiri ia ka marrë tokën dikujt tjetër”.
Ata shpjegojnë se në vitin 1997 atyre iu kthyen 24 nga gjithsej 700 hektarët tokë, e cila u ishte marrë nga pushteti komunist i Jugosllavisë, në vitin 1946.
Ata, po ashtu, kujtojnë se “në kohën e Millosheviqit”, nga viti 1991 deri më 1999, janë sjellë mijëra gjykime ligjore për mosmarrëveshje të ndryshme dhe pyeten nëse të gjitha ato do të anulohen.
Më herët, këtë muaj, Radio Evropa e Lirë ka raportuar se Qeveria e Kosovës priste që pushteti lokal në Deçan – komunë në pjesën perëndimore të vendit – ta zbatonte vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa Komuna e Deçanit, e cila gjatë gjithë këtyre viteve e kundërshtoi zbatimin e këtij vendimi, thotë se nuk ka ndryshuar qëndrim.
Kjo komunë udhëhiqet nga zyrtarë të partisë opozitare të Ramush Haradinajt, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë më 6 mars, kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka thënë se deklaratat e tij për këtë çështje janë publike dhe se nuk dëshiron të shtojë asgjë më shumë.
I pyetur se çfarë do të ndodhte nëse Qeveria e Kosovës do të kërkonte zbatimin e vendimit, ai ka thënë se nuk besonte që Qeveria do ta kërkonte një gjë të tillë.
REL

U fuste flakën institucioneve të Kosovës (jo deri sa ato qenë serbe) me kauzën e mbrojtjes të pronave të fshatarëave se po u falin Malit të Zi
Kurtit ashtu I takon te respektoje pavaresine e gjykatave.
Problemi eshte me qeverine vendore qe e kundershton.
Qeveria vendore eshte vullneti I popullit.Duan s’duan lobi serb BE,USA,etj .do te pranojne vullnetin e fshatareve vendas.Kjo kerkon referendum popullor te zones.
Kjo do te behet dhe qeveria Kurti eshte ne rregull.
Ky toni le te shikoje pronat ne shqiperi qe me ligje antidemokratike po I ve vellane te vrase vellane,femijet te vrasin babane,vrasje per nje gardh .Te shikoje qe 19 -vjecaret po I vene shpatullat dheut,dhe nuk eshte nje.
Po me mire flaken dhe Kurtit sesa te falesh tokat o 3D, apo u mesuat ju kurvat e Ramutit, fal kete e fal ate.
Faleni dhe gjithe Shqiperine, me det e me toke, dhe nuk do kete me probleme me greke e maqedonas, as me serbe e malazeze.
Dilni ne ankand e therrisni, e more, a ka me toka per te falur, se jemi gati
Kurtiiii!Kurtiiiii!Kujdes,se po vepron si Kllouni cirkut qe kemi kryeminister,,qe fal toke e det shqiptar per tu pelqyer neper Sallone.Tokat e Kosoves nuk ti ka lene baba qe t`i falesh Serbise e Malit te Zi.
S`do mend qe i pari qe pershendet kete vendim eshte Rama,,se ky nuk eshte tradhtar,,KY ESHTE ZAGAR I BEOGRADIT. po na zhgenjen rende me kete vendim,.Po i hap oreksin Serbise.
@demo
me mire ta mari Serbimanastirin se sa ta prishin skiptaret dhe ta bejne xhami. Ju keni lene dore nga cdogje Arberore jeni turk tani.
srbi te marrte ty perpara o dhiar muti. Kurve varrezash, ske ca thua.
Demo mos u merzit se politika eshte pune muti.Kurti nje pellembe toke kosovare nuk te fal.Ki miresine me lexo me lart.
E pe si e vertiti zgjedhjet ne veri?Zbatojme kushtetuten dhe e coi gjene ne referendum popullor te zones.Keshtu I gjunjezoi ‘nderkombetaret’.
Shiko Eskobarin me c’fare gjuhe po flet sot?Kurti e gjunjezoi.Kur them Kurti duhet te kuptoni te gjithe kosovaret qe jane rreth tij dhe luftojne te mbrojne c’do pellembe toke qe e fituan me gjakun e deshmoreve te UCK-se.
E mo demo, e pe si I ngriti veshet Vucici,me fal desha te them Rama ,per toka kosovare qe ti falen serbit?
Bravo detar.Ka shume si ty kombi shqiptar?
Ke ndonje shembull qe shqiptaret kane shkateruar ndertesa fetare dhe I kane tjetersuar?
Do ti kapedan a nuk do ti ,ne shqiptaret jemi I vetmi komb qe bashkejetojme ne paqe me fe te ndryshme.
Prandaj mos u bej zagar I Rames qe po kenaqet t’i fale toka serbit.
Ne Kosove iu ngel sharra ne gozhde.
Qeveria e Republikes te Kosoves,e udhehequr nga Kryeministri Albin Kurti,Presidentja Vjosa Osmani,eshte njera nga qeverit me te mira ,nga te gjtha qeverite e kaluara.Jo se kan qen ‘te keqija’por qe kan qene njerez jo te afte ne politike,jane ndeshuf me plote presione nga nderkombetaret,te cilet edhe e kane demtuar ne shume pikepamje.Dua te theksoj se ; demarkacioni,liberalizimi i vizave,votimi i 24 hektareve toke ne manastiri e Decanit,votimi i aprovimit per themelimin e gjykates speciale qe (fatkeqesisht te gjithe ata qe e votuan ,pos Rexhep Selimit qe nuk e votoj)sot ndodhen ne Hage.Turp per kurthin e ngritur.Presion i drejt per drejte ka qen edhe largimi i Presidentit Fatmir Sejdiu,…venia e sanksioneve ka qen me pasoja shum te medhaja,keto dhe plote veprime te nderkombetareve ,e kane demtuar dhummRepubliken e Kosoves,vecanerisht popullin martir te shume vuajtur por te pa perkulur.Qeveria e diteve te soteshme,eshte duke perjetuar nje kolaps te trasheguar nga qeverite e me parshme,dhe sot edhe Edcobari paraqitet i njeaneshem ,kur pas mareveshjes se ; ceshtja kontestuese e tokes te manastirit,e ben RK anetare e Keshillit Europjan.Po tani c’jane keto kushte shtese,; jo ,ju duhet te plotesoni edhe dy kushte te tjera.TMERR i vertete.Cfare beri rusoserbia pas aktit te pajtimit per tokenAGJE.Escobari paraqitet i njeaneshem,kete e kuptojne me se miri Ekzekutivi dhe Lehjislativi i RK,e kupton mbare kombi yne qe dicka e rrezikeshme po xhvillohet,vetem rusoserbet te mos zemerohen,ndersa Republika e Kosoves ,te behet nje Kurban.Sa dhimbje padrejtesia ka perjetuar dhe po perjeton kombi yne.Bota nuk po ndergjegjesohet….