Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: I jepet sot lamtumira e fundit ish-kreut të Kadastrës Artan Lame, ja kur do të mbahet ceremonia mortore
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > I jepet sot lamtumira e fundit ish-kreut të Kadastrës Artan Lame, ja kur do të mbahet ceremonia mortore
KronikeLajmi i fundit

I jepet sot lamtumira e fundit ish-kreut të Kadastrës Artan Lame, ja kur do të mbahet ceremonia mortore

Published: May 27, 2025
Shpërndaje

Ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame do të përcillet sot në banesën e fundit. Familja Lame ka njoftuar se do të zhvillohen homazhe pranë Akademisë së Shkencave, salla “Libri Enciklopedik”, duke filluar nga ora 10:00.

Në orën 12:00 do të përcjellet në banesën e fundit në varrezat e Sharrës. Ndërkohë të mërkurën dhe të enjtjen do të vazhdojnë pritjet nga ora 09:30 deri në 13:00. Pasdite po ashtu nga ora 17:00 deri në 20:30.

“Të dashur familjarë e miq, erdhi momenti i ndarjes përfundimtare me njeriun tonë të dashur, ARTAN LAME. Pritjet për nder të tij do të mbahen ditën e hënë, më 26 maj, nga ora 10:00 deri në 20:00, pranë agjencisë funerale “Alba 2000”, Rruga e Durrësit (ish-ambasada jugosllave).

- Publicitet -

Të martën, më 27 maj, do të zhvillohen homazhet në nderim të Tanit pranë Akademisë së Shkencave, salla “Libri Enciklopedik”, duke filluar nga ora 10:00. Në orën 12.00 do ta përcjellim ne banesën e fundit, në varrezat e Sharrës, Tiranë. Pas ceremonisë, pritjet do të vazhdojnë ditën e mërkurë dhe e enjte, nga ora 09:30 deri në 13:00 dhe nga ora 17:00 deri në 20:30. Pranë agjencisë funerale “Alba 2000”, Rruga e Durrësit (ish-ambasada jugosllave). Me respekt Familja”, njofton familja.

Artan Lame është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare në Gjermani, pas një ndëhyrje të vështirë në zemër. Ai u nda nga jeta pas daljes nga gjendja e komës. Ai ka mbajtur poste të larta drejtuese në shtetin shqiptar si zëvendësministër apo drejtor i Agjensisë së Kadastrës dhe Legalizimeve.

Lame ishte publicist, opinionist, studiues i historisë shqiptare dhe një veprimtar për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të vendit. I lindur në Tiranë në vitin 1967, me origjinë nga fshati Qytezë i Kolonjës, Artan Lame la gjurmë si pjesë e shoqërisë civile dhe si funksionar publik.

Në vitin 2000 ishte drejtor i Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës, më tej deri në 2002-shin, nënkryetar i Bashkisë së Tiranës. Për 3 vite të tjera, zëvendësministër i Territorit dhe Turizmit. Nga 2013-a, për 6 vite drejtoi Agjencinë e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale (ALUIZNI). E përmbylli angazhimi publik me detyra shtetërore, si Drejtor i Përgjithshëm Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Lame ka qenë kandidat për deputet i PS-së në zgjedhjet parlamentare 2005,2009,2013.Në vitin 2012, Presidenti i Republikës e dekoroi me “Medaljen e Mirënjohjes” për kontributin e tij në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Arben says:
    May 27, 2025 at 9:53 am

    Po paratë e atyre që nuk mbaruan punë tek aluizni kur do të shpërndahen?

    Reply
  • Antiturk says:
    May 27, 2025 at 9:57 am

    Kur të të pëlcasin turku i mutit . Elamdyrylam .

    Reply
  • Pensionisti says:
    May 27, 2025 at 10:29 am

    Kush i jep lamtumiren!?Ata qe e pushuan nga puna!?

    Reply
  • Shqiptar normal says:
    May 27, 2025 at 12:49 pm

    Per te vdekurin nuk flitet keq. Ka vendosur dikush tjeter ku do te shkoje ne parajse apo ne ferr. Per tokesoret ndjese paste por shembulli i tij qe la pas eshte i nje anetar PS je i korruptuar,inje hajduti xhepash i nje personi qe ne jete mori dhe pervetsoj ate qe nuk i takonte. Te tille ka shume ne Shqiperi pothuaj gjithe klasa politike e ketin vendi. Ai pikerisht ndoqi shembullin e tyre.

    Reply
  • Psikiatri says:
    May 27, 2025 at 2:13 pm

    Shqiptar normal që shkruan nga psikiatria .

    Reply
  • durrsaku says:
    May 27, 2025 at 6:21 pm

    Te gjithe ata qe kane marre tapit kur kishte zgjedhje duht ti shkojne per ngushellim.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Pse fitorja e demokratëve në SHBA paralajmëron telashe edhe për projektet Kushner-Rama në Shqipëri
  • Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, një viktimë dhe disa të dëmtuar
  • Gazetari i njohur: Toni Gogu i doli garant Ramës për dorëzimin e bashkisë nga Veliaj në këmbim të kandidimit të tij për Tiranën
  • Tragjike në Bulqizë, 29-vjeçari vritet me çifte gjatë gjuetisë
  • Shtyhet Panairi i Librit në Tiranë, zbulohen datat kur do të mbahet

Komentet e Fundit

  1. Ethem Tralalaj on Progres-Raporti 2026, Komisioni Europian vë Shqipërinë përballë kritikave
  2. ¿? on Ta zemë se operacioni ndëshkimor i Kryeministrit funksionoi…
  3. demo on Marta Kos: Mali i Zi, në BE në 2028. Çfarë thotë për Shqipërinë
  4. Lesi on ​Mali i Zi refuzon anëtarësimin e “kategorisë së dytë” në BE, kërkon të drejta të plota
  5. nastradini on Trump humbet rëndë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?