Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: I korruptuar ose leshko
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > opinion > I korruptuar ose leshko
opinion

I korruptuar ose leshko

Published: September 27, 2026
Shpërndaje

Nga Dorian Kodra

Me këtë version të ngjarjeve, (ku ai nuk dika fare ç’bëhet) Kryeministri po na thotë që ai nuk është i korruptuar, por leshko. Madje na propozon të jemi të gjithë leshko dhe të besojmë se për vite me radhë, atij nuk i paskan ngrënë vetëm frutat pas shpine. I kanë marrë pemët, bahçen, gardhin dhe të gjithë shtetin. Kurse ai thjesht nuk e dinte

Në daljen e tij pas kthimit nga Nju Jorku, Edi Rama përsëriti të njëjtën linjë mbrojtjeje që ka përdorur sa herë ushtari i tij i radhës del në dosjet e SPAK-ut: përgjegjësia është individuale dhe kryeministri nuk mund të dijë çfarë bëjnë njerëzit e tij pas shpine, edhe kur këta hanë mollë dhe dardha.

- Publicitet -

Vetëm se çështja këtë herë është më e rëndë. Hetimi ka çuar në arrest shtëpie ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni, një skandal që ka prekur themelet e shtetit dhe për të cilën Rama bëri të paditurin.

I ndërgjegjshëm se i njëjti refren për “mollë dhe dardha që ia hanë pas shpine” nuk e bën më të njëjtin efekt siç e bënte dikur, Rama e artikuloi vetë pyetjen që sot e ngre gjithkush:

“Po si mund të mos e dija? Po si mundet që të mos jem i përzier unë vetë? Po si mund të them prapë se m’i hëngrën dardhat pas shpinës? Po si? Si?…”, tha ai duke e dhënë vetë përgjigjen.

Sipas tij një kryeministër nuk duhet të gjykohet për njerëzit që ka emëruar apo afruar pranë vetes, por nga mënyra se si sillet, pasi ata kapen nga drejtësia.

“Një kryeministër nuk gjykohet dot me pretendimin absurd, që asnjë njeri i lidhur me të nuk do ta shkelë kurrë ligjin, sepse përndryshe shkelësi është ai vetë. Kryeministri dhe krejt shumica qeverisëse gjykohen nga qëndrimi që mbajnë dhe veprimi që bëjnë, kur hapet llogaria e drejtësisë për dikë mes tyre apo pranë tyre”, tha Rama.

Duke shkuar akoma më tej kësaj logjike absurde që e zhvesh liderin nga çdo përgjegjësi politike, Rama e përmbysi edhe pyetjen që bëri vetë, duke thënë se nuk duhet pyetur “Si ka mundësi të mos e dijë kryeministri kur një vartës i tiji shkel ligjin?”, por “Si mund ta dijë kryeministri që vartësi i tij po mendon ta shkelë ligjin apo po vepron fshehtazi në shkelje të ligjit?”.

Teorikisht, argumenti i Ramës edhe mund të qëndrojë; një kryeministër s’mund ta dijë për çdo ryshfet që merr një drejtor, çdo tender që manipulon një zyrtar apo çdo marrëveshje të paligjshme që bëhet fshehurazi në administratë.

Praktikisht, po të shohësh përgjimet e Ergys Agasit të siguruara nga SPAK, rezulton e pamundur që një njeri pa asnjë funksion publik, të kishte akses dhe ndikim në disa prej institucioneve më të rëndësishme të shtetit.

Le t’i marrim me radhë:

Vlora Hyseni dhe shpresa për një ndërhyrje nga “KM”

Rasti më i drejtpërdrejtë që tregon se Rama kishte njohje personale me Ergys Agasin është dosja e SPAK ku janë zbardhur mesazhet e Vlora Hysenit. Ato tregojnë se shpresa e Ergys Agasit dhe Vlora Hysenit ishte se Rama do të ndërhynte për t’i ndihmuar në mënyrë që Agasi të mos prekej nga policia.

Në një prej mesazheve Hyseni i shkruante: “Po më presin me shku te km… Jo mo zemer unë nje ore nuk rri me shume me ate”. Në një tjetër e njoftonte: “Neser duhet ta takoj km ne 830”. Por komunikimi më domethënës është ai i 19 gushtit 2026, në një moment kur situata e Agasit ishte rënduar dhe në Francë ishte arrestuar Ermal Beqiri. Hyseni e informonte se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Skënder Hitaj, e kishte thirrur për takim: “Skenderi me thirri me u taku te hënën…”, dhe më pas shtonte: “Të shpresojmë që ka porosit km..”.

Mesazhi është i tillë që tregon se Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi shpresonin te një ndërhyrje e kryeministrit në polici, njësoj siç kishte ndodhur me Ilir Prodën që ishte në shërbim të Agasit. Pse dy njerëz në pozicionet e tyre mendonin se kryeministri mund të ndërhynte te drejtuesi i policisë? Pse Vlora Hyseni kishte bindjen se Rama do t’i ndihmonte? Mesazhet janë një provë e tërthortë se Rama ka qenë pjesë e komunikim të afërt me ta dhe jo më kot, çifti shpresonte tek një ndihmë nga ana e tij. Megjithatë hetuesit e SPAK nuk janë thelluar në këtë pjesë dhe kryeministri sot pretendon të kundërtën.

Kontrolli i Agasit në tenderat e AKSHI-t?

E njëjta pyetje shtrohet për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. Ergys Agasi themeloi EA Solution më 15 shtator 2023 me kapital vetëm 1 mijë lekë. Brenda tre muajve e gjysmë kompania deklaroi 242.4 milionë lekë të ardhura dhe 232.1 milionë lekë fitim para tatimit, ose një normë fitimi rreth 95.7 për qind. Hetimi i SPAK-ut dyshon se ky sukses financiar nuk vinte nga ndonjë produkt teknologjik, por se EA Solution ishte përdorur për kalimin e parave të përfituara nga Soft & Solution drejt Agasit.

Nga materialet e dosjes, Agasi shfaqet si njeriu që kontrollon procedurat, fondet dhe mënyrën si do të ndaheshin kontratat e AKSHI-t. Në njërën nga bisedat e zbardhura në dosjen e SPAK, ai dëgjohet që i bie shkurt kur flet për një tender me logjikën “nga 2 e bëjmë 4” milion euro, ndërsa Mirlinda Karçanaj, drejtuesja shumëvjeçare e AKSHI-t, sipas akuzës së SPAK-ut, ishte pjesë e mekanizmit që favorizonte kompanitë e lidhura me grupin.

AKSHI është një agjenci nën varësinë e direkt të kryeministrisë, që administron sisteme dhe kontrata me vlerë qindra milionë euro. A mundej që një person privat të arrinte një nivel të tillë ndikimi mbi drejtuesit e një institucioni nën Kryeministri, vetëm nëse nuk do të kishte miratimin direkt të Edi Ramës? Edhe një herë, faktet janë kundër deklaratave të kryeministrit.

Policia në gjunjë përballë Ergysit

Padituria e Ramës bëhet akoma më e pabesueshme kur ndikimi i Agasit mbërrin te policia e shtetit. Në momentin e arrestimit ai ishte shoqëruar nga Uljan Shpataraku një ish drejtues I policisë së shtetit, ndërsa SPAK ka marrë në pyetje për të njëjtën dosje edhe ish-drejtorin e përgjithshëm të policisë, Ilir Prodën. Të dy dyshohen si lidhje e drejtpërdrejt e Ergys Agasit.

Për më tepër, Gerond Meçe, biznesmeni që konkurronte dhe ankimoi procedurat e prokurimit të AKSHI-t, ka deklaruar se përpara pengmarrjes së tij kishte marrë një paralajmërim nga zv.drejtori i Policisë së Tiranës, Erjon Ismaili, që të qëndronte larg tenderëve të AKSHI-t. Pikërisht kjo dëshmi u përdor për hetimin e lidhjeve të Ismailit me grupin dhe ndaj tij më pas u raportua masë pezullimi nga detyra.

Më 12 gusht 2025, persona që u prezantuan si oficerë të BKH-së e morën Meçen dhe e çuan në zonën e njohur si Kilometri 26, në rrugën e vjetër Tiranë-Elbasan. Sipas hetimit, atje e kërcënuan atë dhe familjen e tij për ta detyruar të hiqte dorë nga ankimimet në tenderët e AKSHI-t. SPAK ka ngritur dyshime se Agasi kishte rol organizues në pengmarrje.

Një tjetër hallkë e dyshuar brenda Policisë së Shtetit që shfaqet në dosjen e Ergys Agasit është Fatjon Kalluçi, punonjës i Policisë Shkencore. Sipas raportimit, me kërkesë të SPAK-ut ishte kryer ekspertimi i një “Land Rover Defender” të zi, të sekuestruar më 22 korrik 2026 në garazhin e vilës së Agasit pranë kompleksit “Equos Resort”. Automjeti po ekzaminohej për gjurmë gishtash, fije flokësh dhe për t’u krahasuar me pamjet e mjetit të të njëjtit tip që dyshohet se ishte përdorur në rrëmbimin e biznesmenit Gerond Meçe. Akt-ekspertimi i Policisë Shkencore iu përcoll SPAK-ut, por sipas të njëjtit raportim, disa ditë më vonë tri faqe të dokumentit hetimor iu dërguan në “Signal” edhe Ergys Agasit nga Fatjon Kalluçi.

Kur këto fakte vendosen bashkë, alibia e Ramës se ai nuk dinte asgjë, nis të fusë ujë.

Rama pranoi në fjalimin e tij se “me siguri” ka fajet e veta, duke shtuar se “nuk jam ëngjëll e as i pagabueshëm”, por këmbënguli se nuk mund të bëhet përgjegjës për shkeljet që njerëzit kryejnë fshehurazi.

Por pasi i je rikthyer historisë së plotë, versioni që tregon Rama bëhet shumë fantastik për të qenë i vërtetë.

Kështu na del se Ergys Agasi bëri për vete drejtuesen e AKSHI-t dhe kontrollonte tenderat e institucionit me qindra miliona lekë, korruptoi shefat e policisë dhe i urdhëronte ata për presion ndaj biznesmenëve konkurentë, siguronte dokumente të hetimit nga policia shkencore kur ishte në arrati, ndërkohë merrte informacione nga drejtuesja e SHISH-it dhe kishte ndikim edhe në institucione të tjera si tek Kadastra, të gjitha këto nën hundën e një kryeministri që kuptonte asgjë.

Me pak fjalë, Shqipëria paska pasur për vite me radhë dy kryeministra. Një leshko që dilte çdo ditë në televizor dhe tjetrin që kishte çelsat realë të shtetit. I pari nuk e dinte se ekzistonte i dyti.

Sigurisht që me këtë version të ngjarjeve që Rama po na propozon të jemi të gjithë leshko dhe të besojmë se për vite me radhë, atij nuk i paskan ngrënë vetëm frutat pas shpine. I kanë marrë pemët, bahçen, gardhin dhe të gjithë shtetin. Kurse ai thjesht nuk e dinte.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Dudumi says:
    September 27, 2026 at 8:29 pm

    Kam idenë se është një rreth njerëzish që ia dijne plaçkat e barkut njeri – tjetrit. Dhe duhet të jetë rreth I gjerë. Psh, Vlora iu kundërpërgjigj në kod Lale Klodianes. Padiskutim që Lala kullot në shumë grazhde, edhe në ato antishqiptare. Do ish leshuar si shqiponja e Zeusit Doktorri, po e ka të, qartë dhe e di që Vlora e Hysenit di. Di shumë për doktorrin dhe fëmijët e pangopur të Doktorrit. Për rrethin antishqiptar të, Doktorrit. Kështu plot të tjerë. Doktorri ka thënë qyshkur që Ai dora vete është arkiva. Po edhe Rama nuk ngelet pas. Është e çuditshme që një rreth I gjerë njerezish dinë për pisllëqet e njeri – tjetrit dhe lozin për barazin. Sì në ndeshjet finale ku loz në mbrojtje dhe shpreson në ndonjë autogol të kundërshtarit. Dmth njerëzit e këtij rrethi të gjerë që çuditërisht lozin për barazim, keta nuk janë leshko. Janë leshteriket që ushqehen e përfitojnë nga pisllëku I heshtjes. Nga kodi i omertà-se. Po shqiptarët a janë leshko? Jo! Por sistemi i korruptuar demokratik as I përfill. As u jep zë. Mbase kanë votuar për këtë mazhorance edhe pa e votuar realisht. Një pjesë e bën të ditur duke protestuar apo përkrahur protestën prej 100 e me shume ditësh. Ketu s’ka leshko. Ka një kryeministër që po shkon si ai treni siberian kamikaz drejt kolapsit. I bindur se kokëfortësia është qëndresë. Afërmendsh, keto ditë janë ditë pazaresh. Po shitet dhe po blihet fati politik I disa kokave. Dhe besoj se, do arrijnë në marrëveshje. Sepse kemi të bëjmë me shërbimin dhe shërbimet informative. Sidomos me shërbimet, qe janë më të interesuara që emrat e leshkove të tyre të mos dalin në tezgat publike.

    Reply
  • chp says:
    September 28, 2026 at 12:07 am

    Toga e pushkatareve dhe snajperave kunder Rames eshte bere nje epidemi shtet-shkaterruese.Te kuptohemi.!!.Mendoj se krimi me i madh i Rames eshte “firma e tij” qe se bashku me turboberishistin e Washingtonit Donal Lu qe kur hidheshin themelet e Spakut vendosen qe ky institucjon te merrej me krimet ekonomike te pas vitit 2013 qe automatikisht Usaliu i M’rikes falej per 21 janarin dhe Gerdecin….Super krimi nr 2 i Rames eshte se ne vend te hapte Muzeun e Krimeve te Sali Elez Biberit rihapi bunkaret e Enverit sikur te ishte viti 1991…Fabula: Jam 101% kunder Rames dhe mirepres cdo lloj egzekutimi te tij ligjor apo popullor por vetem me nje kusht…Nese ai gjenerali ambasador me shume grada do luaj ping pong me Sali Non Graten ne javet ne vazhdim atehere masakrimi i Rames do jete nje vetepshurrim kombetar.Besoj se keto TORNADOT e fundit ne Kosove dhe Shqiperi do te cvendosin tensionet nderkombetare nga konflikti Rusi-Ukraine ne konfliktin e dy vilajeteve shqipfolese me Greqine dhe Serbine me menaxhimin e Salise qedrejton me dron jo vetem Spakun por shtypin dhe panalet televizive ne ate vend..Boll u bete trima me kufomen e dekompozuar te Rames dhe rrini si kufoma para ish Non Grates apo atij gjeneralit me grada …

    Reply
  • Anonymous says:
    September 28, 2026 at 11:08 am

    Krimi ka koke edhe emer!nuk lulezon dot krimi pa mbeshtetjen e shtetit dhe te policies,e kuptoni kete?ne shqiperi fale ketij shteti te “mrekullueshem”dhe kesaj “policie dhe drejtesie te pafelliqur fare”krimi
    Jo vetem lulezon por rritet,fuqizohet dhe Ben ligjin kudo,ne cdo institution, dhe cdo zyre qeveritare,aķoma edhe te kryeministrit te shtetit,prandaj mos I besoni fare ketyre budallalleqeve qe thote kryeministri yne I paditur per te na hedhur hi syve dhe per te na bere budallenj!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Zgjedhjet në Izrael: Sondazhet e parë sinjalizojnë garë të ngushtë, asnjë fitues i qartë në horizont
  • Ndryshimet në Paketën Fiskale do ta lehtësojnë apo do ta shtrenjtojnë edhe më tej koston e jetesës në Shqipëri?
  • Nga TVSH për ushqimet te taksimi i ri i pagave, të gjitha ndryshimet në Paketën Fiskale 2027
  • Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  • Votimet në Izrael, shënohet pjesëmarrja më e lartë në 50 vjet, pritet rezultat i ngushtë

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  2. Laku on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  3. Jorgaq Kacani on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  4. demo on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  5. Primitivi adhuron on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës tregon që zemërimi dhe revolta janë masive, pavarësisht nëse e shtyp apo jo me dhunë protestën në rrugë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?