Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: I përlotur, Spalletti njofton se do largohet nga drejtimi i Italisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > I përlotur, Spalletti njofton se do largohet nga drejtimi i Italisë
AktualitetSport

I përlotur, Spalletti njofton se do largohet nga drejtimi i Italisë

Published: June 8, 2025
Shpërndaje

“Ndeshja kundër Moldavisë do të jetë e fundit për mua, pastaj do të jap dakordësinë për mbylljen e kontratës. E di që kam shkaktuar dëme në lëvizjen futbollistike për shkak të rezultateve negative”, këto ishin fjalët e Spallettit në konferencën e tij të fundit si trajner i Italisë.

Luciano Spalletti nuk është më trajneri i Italisë. Ai do të jetë në pankinë nesër mbrëma kundër Moldavisë dhe më pas do të largohet nga drejtimi i ekipit kombëtar.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai, dhe jo Federata e Futbollit, me lot në sy, duke ndërprerë konferencën për shtyp para ndeshjes me Moldavinë në Coverciano:

“Mbrëmë isha me presidentin për ca kohë, siç ndodh gjatë grumbullimeve, dhe ai më komunikoi se do të shkarkohem nga detyra e trajnerit të Kombëtares. Më vjen keq. Unë nuk kisha ndërmend të largohesha dhe do të kisha preferuar të vazhdoja punën time si gjithmonë në karrierë. Por, është një shkarkim dhe e pranoj. Duhet të pranoj rrugëtimin, rezultatet, dhe gatishmërinë e tij ndaj meje. Unë gjithmonë e kam parë këtë rol si një shërbim ndaj atdheut dhe do të ndihmoj në çdo mënyrë të mundshme të ardhmen e kombëtares. Domethënë, pasnesër do të nënshkruaj zgjidhjen e kontratës: do të paguhem deri nesër, e nga pasnesër jo më. Gjithmonë kam thënë se lojtarët e mi janë të fortë dhe e konfirmoj këtë. Nga Federata kam marrë gjithë mbështetjen e nevojshme për zgjedhjet që doja të bëja, por rezultatet nuk erdhën. Do të kisha vazhduar në këtë rrugë. Të fitosh dhe të bindësh nesër do të ishte shumë e rëndësishme për të hapur më së miri ciklin për atë që do të më zëvendësojë. E dua këtë fanellë dhe këta lojtarë. Nesër do t’u kërkoj të tregojnë atë që gjithmonë u kam kërkuar, edhe pse gjatë drejtimit tim nuk arrita t’i nxjerr më të mirën nga të gjithë. Kam parë shumë lojtarë në formë të dobët gjatë kohës sime”, u shpreh Spalletti.

- Publicitet -

“Më ka dhembur që nuk arrita të nxjerr më të mirën nga të gjithë, që nuk arrita nivelin e cilësisë së lojës që doja. Jam i zhgënjyer me veten. Kur pranova Kombëtaren, e dija që do të kishte momente të vështira, gjëra për të rregulluar, për t’u bërë një trup i vetëm me lojtarët. Nuk ja dola, sepse edhe në ndeshjen e para dy netëve, ju gazetarët ishit edhe shumë të butë në komentet tuaja (ironikisht ndaj tyre), ishit të sjellshëm ndaj meje… Kam krijuar probleme në lëvizjen futbollistike me rezultatet e mia. Mendoja ndryshe, dhe tani jam i zhgënjyer me veten”, tha tekniku italian

Kur u pyet se cfare do tw bwnte ndryshe nwse do mund tw kthehej pas, Spalletti tha: “Nuk e di. Duhet të marr parasysh rezultatet, atë që ka treguar skuadra dhe isha i bindur që nuk do të ishte një rrugë e lehtë, por që do të shkoja në Botëror. Edhe tani jam i bindur për këtë dhe ia thashë presidentit edhe mbrëmë. Nuk më shembet bota nëse humbas një ndeshje, sepse janë vënë disa kufij, kam pranuar situatën dhe kam njohur thellësisht lojtarët. Fatkeqësisht, këta lojtarë nuk dhanë maksimumin dhe shpresoj ta tregojnë që nesër. Të mendosh për të kaluarën nuk ndihmon: duhet menduar për të ardhmen, sepse e kaluara nuk mund të ndryshohet. Tani duhet të luajmë një ndeshje të denjë për atë që jemi, për fanellën që mbajmë. Nuk dua të mbyll me figurën që dhamë mbrëmjen e kaluar, por me një fitore të bukur. U kam thënë atyre që janë njerëzit e duhur për ta çuar përpara këtë ‘rregull’ për të shkuar në Botëror, edhe pse ndonjëherë ndodhin përjashtime sepse mendohet se je më i mirë se të tjerët, gjë që nuk ndodhi. Duhet të ketë një vetëdijesim. Nëse ata bëjnë një paraqitje të mirë dhe vazhdojnë të thirren në kombëtare, do të thotë që unë kam zgjedhur grupin e duhur dhe që kam gabuar unë si trajner.”

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 17 qershor 2026
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • I riu i thirrjes për marshim drejt Rinasit: Na kritikuan me të drejtë, por na ka ardhur në majë të hundës
  • Ibrahimaj në Indonezi, qeveria kërkon emigrantë nëpër botë për të zëvendësuar shqiptarët e ikur

Komentet e Fundit

  1. Realisti on Me “bukë me vete”? PO!
  2. Kokpalari 21 janarit on VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  3. TITI on VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  4. !!? on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  5. Askushi on VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?