Nga Moikom Zeqo (1949-2020)
Botuar në DITA
William Morton Fullerton ka qenë një qytetar amerikan i lindur në Norwich (Connecticut) më 18 shtator 1866. Studioi në Akademinë Philips të Andoverit në Universitetin e Harvardit, ku u laureua më 1886. Redaktor i “Advertiser”-it të Bostonit, e pastaj në Paris u bë bashkëpunëtor i korrespondentit të famshëm De Blowitz të “Times-“sit, që e zëvendësoi pas vdekjes.
Më 1911 u bë publicist i lirë, shkroi shumë libra të ndryshëm në mes të cilëve “Problems of Power” (Probleme të pushtetit).
Gjatë Luftës së Parë Botërore zhvilloi një aktivitet të gjerë e të rëndësishëm kontaktesh midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Aleatëve. Vdiq më 1952 në Paris, ku kishte qëndruar gjithë kohës. Po ç’lidhje ka ky amerikan me Ismail Qemalin?
Përse e përmendim rastin e tij të pashkëputur nga emri i Ismail Qemalit? Është për t’u vënë në dukje se ishin pikërisht gazetarët amerikanë dhe ata të Evropës Perëndimore që treguan një kujdes maksimal për figurën e Ismail Qemalit. Dhe ishin amerikanët që punonin në gazetat e mëdha të kontinentit Evropian, të cilët bënë edhe intervista me Ismail Qemalin, madje edhe shkruan përshtypjet e tyre koncize dhe të thukëta për të.
Dhe ishte pikërisht një amerikan, gjatë viteve 1917-1918, Somer Sommer Wille Story, i redaksisë së gazetës “Times” të Parisit që regjistroi kujtimet e cituara nga Ismail Qemali. Këto kujtime u fiksuan në gjuhën angleze.
U botuan po në Paris në vitin 1920.
Botimi u shoqërua me një parafjalë shkruar nga gazetari dhe studiuesi William Morton Fullerton. Në këtë parafjalë jepen detaje tejet interesante për mënyrën se si u formuluan rrëfimet e Ismail Qemalit.

Fullerton shënon:
“Formulimi i këtij libri ka kërkuar një proces të vështirë. Gjatë tregimeve të tij, Ismail Qemali ishte shpesh i përpirë nga probleme personale, shpesh torturuese dhe me shqetësime për atdheun e tij nga intrigat që rëndonin mbi Shqipërinë. Ai nuk i kushtonte, dhe sigurisht nuk mund t’i kushtonte gjithë kohën kësaj pune.
Çastet e tij të entuziazmit dhe të frymëzimit këmbeheshin me largimet e tij të papritura. Pastaj sa herë rifillonte, nguronte për të vënë rregull në kujtimet e tij.
E gjithë kjo krijonte një kompleks kushtesh, jo të favorshme, për vazhdimin e mirë të veprës, që Story kishte marrë përsipër ta përfundonte, dhe prandaj pa ndihmën e tij “këto kujtime” nuk do të kishin dalë në dritë.
Story e intervistoi Ismail Qemalin gjatë shumë muajve, duke e takuar atë ku të mundte. Shpesh periudha të qeta dhe të rregullta të një pune frytdhënëse, ndiqeshin nga ndërprerje të gjata.
Atëherë redaktori rifillonte punën me durim të admirueshëm duke marrë shënime, duke i lidhur me vetëdije dhe duke ia parashtruar për rishikim Ismail Qemalit shënimet mbi kujtimet e tij, shpesh pak të çrregullta, me mungesë vazhdueshmërie kronologjike, por gjithnjë shumë të pasura.
Lidhur me rrethanat rezultati ishte i rëndësishëm dhe më duket se e justifikon gjerësisht këmbënguljen për të nxitur Ismail Qemalin që të zbulojë të gjithë përvojën e tij të gjatë dhe të thellë”.
Fullerton e ka njohur personalisht Ismail Qemalin.
Ka ndenjur gjatë me të, ka biseduar, kanë shkëmbyer mendime politike të ndryshme për të ardhmen e Shqipërisë, por edhe të vetë Evropës.
Duket qartë admirimi i sinqertë që ndjen dhe shpreh Fullertoni për Ismail Qemalin. Marrëdhëniet e dy miqve amerikanë të cilët u bënë arsyetuesit kryesorë, regjistruesit dhe sendërtuesit e librit memorialistik të Ismail Qemalit ende nuk janë ndriçuar siç duhet.
Ne dimë vetëm diçka, por jam i sigurt se kërkimet arkivore do ta shtjellojnë më hollësishëm dhe në mënyrë më të shumëfishtë këtë motiv.
Pas një shekulli ne mund të kuptojmë se lidhjet e dy amerikanëve me shqiptarin e madh e tejkaluan cakun e rastësisë sepse pa këto lidhje ne nuk do të kishim një libër konkret, pikërisht librin e paravdekjes të Ismail Qemalit.
Nuk kemi të bëjmë ndërkaq vetëm me një histori të librit, por kemi të bëjmë me një konceptim të drejtë dhe vizionar të dy personaliteteve amerikane që ngulmuan për të regjistruar në mënyrë të pashlyeshme vetë thëniet dhe rrëfimet e Ismail Qemalit, të cilat mund të kishin humbur në harresë dhe në terr.
Ideja amerikane e lirisë dhe e mëvetësisë së popujve ishte e gjallë dhe i paraprinte ngjarjeve.Prandaj, Fullerton dëshmon admirimin që Ismail Qemali kishte për Amerikën. Fullerton shkruan “Mbaj mend kënaqësinë e Ismail Qemalit, kur në shkurt të vitit 1918 më tregoi një pergamenë të hollë, të dërguar nga një asamble e “Partisë Kombëtare të Shqipërisë”, që ishte bërë dy muaj më parë Worcester të Massachussetit.
Me këtë i jepeshin kredencialet për të përfaqësuar koloninë shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me mandatin për “të siguruar dhe garantuar pavarësinë politike dhe ekonomike të Shqipërisë” dhe për të realizuar ndryshimet e nevojshme të kufijve shqiptarë që të futeshin brenda kufijve ato toka dhe krahina të banuara krejtësisht nga shqiptarë që Konferenca e Ambasadorëve të Londrës i kishte shkëputur më 1912 dhe 1913 në mospërfillje dhe padrejtësisht, duke ia dorëzuar Greqisë, Serbisë dhe Malit të Zi.”.
Dhe më tej shton:
“Burri i vjetër i shtetit Ismail Qemali u nis nga Parisi duke lënë në duart e zotit Story “Kujtimet” e tij të papërfunduara. Ato janë një bulëzë e jetës së tij, sikurse edhe vendi për të cilin nuk kurseu asgjë dhe sakrifikoi shumë. Ismail Qemali vdiq në Itali (në Peruxha, në hotel “Brufani”, më 26 janar 1919) me planet dhe dëshirat e tij të paplotësuara për të ardhmen”.
Në këtë pikë interesante kuptojmë se jeta politike e Ismail Qemalit nuk mbaron aspak me aktin final të shpalljes së Pavarësisë, sepse edhe për shtatë vjet më pas derisa mbylli sytë idetë e tij politike ishin frymëzuese dhe përmbanin një modernitet të madh bashkëkohor.
Koncepti i tij për të mos u mposhtur, por për të këmbëngulur deri në fund që të sqaroheshin dhe të eliminoheshin padrejtësitë e mëdha historike që lidheshin me copëtimin e trojeve dhe të kombit shqiptar përbën një lëndë inkandeshente për të gjithë historinë që pasoi më pas, për historinë e shqiptarëve gjatë gjithë shekullit XX dhe deri më sot.
—–
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ribotim – marrë nga shënimet e të ndjerit Moikom Zeqo në arkivën e tij në DITA dhe është ekskluziv i kësaj gazete. Gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

HA HA HA SA KOM QESH!
Nje enverist fanatik komunist lavderon nje gazetar i gazetes se te djathtes extreme Le Figaro qe eshte jo vetem kurvar femrash, gender LGTB si Enveri. Ja cfare shkruan Wikipedia per heroin e fanatikut te Enverit Moikom Zeqo qe i kendoi elegji Partise se Punes deri ne frymen e fundit:
DHE ASNJE FJALE PER MIQESINE ME ISMAIL BEUN
“… Fullerton was born in Norwich, Connecticut, the son of Bradford Morton Fullerton, a divinity student, and Julia Ball Fullerton. “Will” or “Morton” attended the village school and, briefly, Phillips Academy in Andover. Handsome, bright, and even as a child strangely magnetic, he was idolized by his parents, his younger brother, and his half-cousin Katharine, who was taken into the family as a baby when he was 14 and whom he taught to read and inspired to write. When he entered Harvard in the class of 1886, the family moved to a parish in Waltham, near Cambridge, so that he could commute. In 1885, with other classmates, Fullerton started Harvard Magazine. Fullerton received prizes, and a magna, but his failure to win a fellowship for study abroad darkened his Harvard memories. Fullerton had had many girl friends; he also had homosexual relationships with the poet Bliss Carman and others. Fullerton found lodgings with a Mme. Mirecourt, stage name of a captivating ex-singer and actress who became his mistress…”
Vetem nje gje nuk mesuam nga ky shkrim i Moikomit te Partise:
CILA ESHTE ARSYEJA E VDEKJES SE ISMAIL BEUT NE ITALI?
sepse:
Ekspertiza mjeko-ligjore e kohes verteton se vdekja e tij eshte si pasoje e helmimit me arsenik dhe po te shtojme ketu letrat paralajmeruese te Faik Konices se “…mallkimi i Shqypnise do ta ndiqte pas qe ja shiti jugun deri ne Vjose Greqise per dy aspra…” nuk na mbetet vecse te besojme se Babai i Pavaresise, Ismail Qemali vdiq nga dora e hasmit te mashtruar si pasoje e nje biznesi privat me Vatanin.
Eh mor intelektual… Dukesh qe je i tille deri sa citon Wikipedia si burim…
Sa per Ismail Qemalin, ti nuk krahasohesh dot as me nje qime te b….es se tij. Historia e kujton ate edhe 100 e ca vjet pas vdekjes. Ty dhe sorollopin tend ju ka harruar qe tani.
Bekimi:
Ke ngaterruar intelektualin e DITES me intelektualin e Zogut, Faik Konica qe letrat e tij agresive per Ismail Beun nuk i huazonte nga Wikipedia ne internet, por i shkruante me doren e vet dhe qe jane ne Arkivat e Shtetit te disponuesme te ata qe dine te lexojne dhe hane pak pyka llogjike.
E VERTETA MUND TE MBYLLET NE KAVANOZ, POR VJEN DITA QE KAPAKU FRYHET DHE PLAS DHE E VERTETA DEL JASHTE
Keshtu ka deklaruar prokurori i ceshtjes Watergate qe rezoi Presidentin Nixon nga posti, prandaj edhe e verteta e Ismail Beut nuk ka si te mbahet ne kavanoz per interesat e politikes enveriste patriotike te qeverise dhe me ben pershtypje qe Edi Rama ka filluar te recitoje Konicen ne Kuvend qe tregon se i ka hyre frika ne bark se mos perfundoje si Ismail Beu kur po i shet Alabar Allah Akbarit Portin e Durresit ne nje biznes te paster privat, njashtu si Mol Beu do kohe me pare.
A asht 28 Nentori dita e Pamvarsise. Kush ishte pushtuesi. Themi u shpallem te pamvarur nga Turku. Faktikisht turqit ishin ne Shkoder dhe aktivitet te plot.
Dita e Pamvarsise duhet te vendoset dita kur Shkodra u njoht Shqiperi dhe i percolli turqit. Mbrojtesit e Shkodres ishin te detyruar ta dorzonin qytetin me regulla qe budallejt gjak prishur sllave te mos banin kasaphan. Koha tregoi qe dorzuesi Esat Pasha nuk ishte vetem nji strateg lufte por dhe nji diplomat i pa arritshem. U prish me Princ Vidin se nuk i dha te drejten te sulmonte dhe clironte Camerine. Gjate luftes se pare i rrinte Shqiperis ne Selanik. Lidhi urat me shqiptaret e Cameris dhe Kosoves. Por tradhtaret e jugut ja moren jeten. Shqiperia do te ishte bashkuar shume para luftes se dyte botrore. Tania ne Shqiperi kendojne kukuvajkat e Enver Hoxhes dhe te pararendesit te tij Fan Noli. Erdhi si erdhi Veriu ja arriti qellimit. Kosova ka lirine. Jugu vazhdon te derdellis ende kundra Esat Pashes njeriut qe zoteronte kapacitetin e Shqiperis se plote. Jugar o truthar vrate Camerine e tash kullosni bar.
Intelekt.. c’hyn biografia e gazetarit amerikan? Ishte si ishte eshte nje shkrim qe lidhet me historine shqiptare! Mardhenja e tij me vrimen nuk ka te beje me gazetarine ,ktu me sa duket’ me diplom ose pa diplom harvardi ,nje fare suksesi ai ka pas dhe prandaj vlen te permendet dhe kaq ! Ai nuk po merret si etalon i se vertetes! E njejta vlen edhe per Moikomin enverist ose jo ishte njeri i madh i letrave qe” gerrmonte ” neper arkiva. Qendron arsyetimi yt per vdekjen e Ismail beut, ja pra qe se ke nevoje duke bere” contrakorrentin” ,te vjellesh edhe vrer!
Antidipllomati:
Per nje gje te vetme dua te lavderoj Enverin qe ishte kopje e heroit amerikan te Moikomit dhe kjo ka te beje se hapi i pari kavanozin ku Konica kishte futur historine e vertete per Ismail Beun qe shiti gjysmen e Vatanit te Greku me nje biznes te paster privat dhe po ky Enver Bythari u ndepreu pinjolleve te Ismail Beut pensionet e majme qe u kishte leshuar Ahmet Zogu me nje dekret te posacem dhe kur keta i shkuan ne zyre me ankimim ai u tha:
PO PSE GJITHE JETEN QYL DO HANI JU?
Dhe urdheroi Sigurimin te vepronte ne cast, pjesen e mbetur lexoje vete, por une dua te ve ne dukje nje fenomen te ri:
PSE EDI RAMA KA FILLUAR TE RECITOJE KONICEN NE KUVEND?
Kjo eshte mjaft interesante per ta diskutuar
12 mije kosovare e vune perpara ushtrine turke ne qershor 1912,Cliruan edhe kryeqytetin e Shqiperise se bashkuar Shkupin dhe NUK NENSHKRUAN DOT PAVARESINE E SHQIPNISE KOMBETARE ME KOSOVE,EPIR,CAMERI,JANINE E PLAVE E GUCI. Gjeneralet e pashkolle,Isa Boletini,Bajram Curri,Idriz Seferi,,ishin Stratege Luftarake,por nuk ishin Stratege politike.Vune hoxhallaret e Dibres Madhe te nenshkruajne nje Marreveshje administrative,fetare,kulturore me Turqine e mundur,qe Diktoi te gjitha Aktet,sikur Turqia te kishte fituar luften dhe shqiptaret te ishin arratisur,
Ne ate moment ushtrite Serbe ,Greke,Malazeze,Bullgare, sulmuan Shqiperine,me Parrullen:Jasht Turqia nga Ballkani.Ballkani i Ballkanasve.Shtetet sllavo-greke sulmuan Shqiperine,jo Turqine ne Ballkan,,sepse Ushtrine turke e kishin thyer Shqiptaret.Europa e mbeshteti kete stratagjeme greko-sllave,sikur te mos egzistonte popull shqiptar ne trojet e veta ne gadishullin Ilirik.
Ne keto kushte e nisi udhetimin e tij nga Turqia Ismail qemali,per te shlyer i VETEM,Gabimin Historik te nje ushtrie me 30 mije pushke kosovare,qe NUK SHPALLI DOT PAVARSINE KOMBETARE NE TROJET KOMBETARE. Ne nentor 1912 kishte mbetur vetem Vlora e papushtuar nga bishat ballkanike greko-sllave,.
E vetmja fuqi evropiane qe e perkrahu ne misionin e tij ishte Austro Hungaria,nje Perandori qe po jetonte ditet e fundit te saj.Cfare akuzojne keta plera esadiste Ismail Vloren per Camerine,per Janinen,kur Ismail beu kishte mbetur me ca atdhetare mbyllur ne Vlore,se deri ne Llogara nuk shkonte dot ku qendronte ushtria greke,Gjirin e Vlores e kishin bllokuar Luftanijet greke,Deri ne Shkumbin ishte ushtria serbe.
Ushtria e vetme qe dispononte ismail Vlora,ishte ushtria e Telegrameve qe njoftoi te gjitha fuqite Evropiane per Shpalljen e Pavaresise se Shqiperise dhe Ministri i vetem efektiv i qeverise se Ismial Vlores ishte Lef Nosi,minister i Poste-Telegrafes.;ismail beu dha doreheqjen ne dobi te Shqiperise..qe te vendoset nje mbreteri evropiane ne Shtetin qe themeloi Ay,qe te shpetoje Shqiperia,mos humbase fare.
Po cfare esadi thone keta?Esadi ishte Edi Rama me Sali Berishhen bashke,.edhe me i zi se keta te dy.
Jo vetem qe vrau ne pabesui mbrojtesin e Shkodres dhe i dorzoi celesat e Shkodres me ceremoni kral Nikolles,por shpetoi edhe ushtrine serbe nga cfarrosja duke e strehuar ne Durres,,nxiti dhe armatosi shallvare muterit e Tirane,Shijak kavaje te perzinin nga Durresi qeverrine evropiane te princ Vidit,,Ndihmoi ushtrite franceze,serbe dhe greke ne Frontin e Selanikut,,Ajo linje ajo rruge e Hasmit te popullit shqiptar qe vazhduan enver hoxha,sali berisha,edvin rama.
Edhe aq sa ka bere populli shqiptar per Heroin kombetar Avni Rustemi,qe e shtriu si plenc muti esad toptanin ne Paris,,prape ka bere pak.Shembulli Avni Rustemit duhet te shumohet ne kete vend ku morbi kombcfaroses i esad pashes eshte bere Epidemi,,.Edvin Rama po shet detin e Sarandes,,po shet Durresin dhe Butrintin,Eshte bere kallauzi i Serbise dhe MAFIAs Nderkombetare.
Vete
@demo
pse duhet te behet ky vend kur popullsia dhe gjeneralet ose jane pa shkolle ose shumica tradhetare (turko-sllav)?
Shqipëria Etnike është nga Nishi në Athinë
Shqipëria Etnike përfshin të gjitha trojet shqiptare nga Nishi e Peshteri deri në Athinë e Peloponez me gjithsej 165 mijë km².
Shqipëria Etnike nga Nishi në Athinë është sa 55 % e Italisë.
Shtrirja gjeografike veri-jug e Shqipërisë Etnike nga veriu i Nishit deri në jug të Peloponezit është afërsisht 1.000 km.
Shqipëria Etnike përfshin trojet shqiptare nga Nishi në Artë edhe të gjitha trojet e arvanitëve si Thesalia, Etolia, Beotia, Athina, Peloponezi, Eubea, disa ishuj të Egjeut edhe të gjithë Ishujt Jonian.
Shqipëria Etnike nga Nishi e Peshteri deri në Athinë e Peloponez e ka shtrirjen gjeografike veri-jug sa nga Firenze deri në Siçili në Itali.
Madje shtrirja veri-jug e Shqipërisë Etnike është e barabartë me shtrirjen veri-jug të Spanjës.
Edhe me shtrirjen veri-jug të Francës është e barabartë.
Madje edhe me shtrirjen veri-jug të Britanisë së Madhe është e barabartë.
Në Europë vetëm Italia, Suedia, Norvegjia e Finlanda e kanë shtrirjen veri-jug më shumë se Shqipëria Etnike.
Kurse Spanja, Franca e Britania e Madhe e kanë shtrirjen veri-jug të barabartë me Shqipërinë Etnike edhe prandaj kur të shikoni në harta Spanjën, Francën e Britaninë e Madhe gjithëmonë mendoni që edhe Shqipëria Etnike e ka shtrirjen veri-jug sa këto vende.
Me 1912 Isa Boletini cliroi Shkupin dhe deshte te arrij ne Stamboll te rikthej ne fron Abdul Hamidin, sulltanin ottoman. As se kishte iden se kush ishte Shqiperia. I dukej krejt Turqi. I Thane turqit mbrapsht. U vonua pak dhe turbulloi Dibren. Ismail Qemali njeri oborresh fliste percart ne shtepin e tij dhe priste te ringjallej turqia e ti vinin kuroren e shpetimtarit te perandoris. Nje dite i dhane nongrata per kompllot me turqit. Ishte i urte se rreth e rrotull kishte shqiptar se po te kishte turq do ti varte dhe kusherinjte e tij. Kujt i duhej ta helmonte. Ai kishte mbaruar karrieren si agjent i portes se lart. Mungesa e aktit te Pamvarsise ose bene zéro Ismailin ose diskretiton Enver Hoxhes si fallsikator te dokumentit duke montuar xhaxhan e tij ne kete dokument. Gjelle jugaresh per lavdi te rreme.
Ore Gjergj fishta i ri ! Shiko se c;fare po behet me shqiperine sot..Hapini syte o shqiptare se se po shitet shqiperia per 3 aspra.Leririni Isa Boletinet e leshit . Sot keta ne pushtet ne bashkepunim me Sali Berishen jane duke na zhdukur si komb per te plotesuar synimin e agjentit serb Ramiz Alia.Hapja e dosjeve eshte tallje .Shqiptaret me gomone e vertetojne kete .
Patjeter qe nje Colonizatore Angles ne Ameriken e pushtuar Veriore do admironte “admirer ferngjisht) nje Deputete Osmane dhe pro turk si Ismail bej Vlora.
Koha e vertetoi qe Veriu i Epirit i mbushur me mijera Xhamija,Medrese,Teqe,Skolio eshte Kata-Ndisur (fjale kjo greke e lidhur me veshjen i leckosur) te jete nje Protektorate Angloamerikane.
Koha vertetoi (vero ital) qe Arnautet e vetequajture Skiptare nuk reagojne (reaction) per krimet e Turqise si Agia Sofia e ndertuar nga Perandori Ilyre Greke Iustinianos ne 532A.D te kthyer ne Xhami.
Keto shtete strategjike (state Strategjice) kane nevoje (need) hajdutet e Veprave te Lashta Greko-Ilyre si p.sh ato te Parthenonit.
Per kete Pashallek turk luftuan pasardhesit e Arxileas (Akil “shqip”),Pirros,Megas Aleksandros,Jeorgios Kastriotis?
Ta gezoni (gyzel turq) Arnautistanin o Osmanllinj.
Shqiptarët numerikisht superiorë ndaj serbëve, Serbia manipulon numrin e serbëve të Serbisë duke e deklaruar 2-fish më shumë
Popullsia serbe e Serbisë pa Vojvodinën deklarohet 2-fish se sa është në të vërtetë. Në Serbi janë vetëm 2,4 milionë serbë. Kurse në Vojvodinë janë 1 milion serb edhe ky numër është i vërtetë. Numri i serbëve në Vojvodinë, Kroaci edhe Bosnje deklarohet i vërtetë edhe nuk manipulohet. Kurse Serbia e ka deklaruar 2-fish numrin e popullsisë serbe të Serbisë që në shekullin e XIX, në gjithë shekullin e XX edhe në shekullin e XXI. Kur e ka filluar Serbia këtë manipulim nuk e ka pasur Vojvodinën. Qellimi i këtij manipulimi është që të duken serbët numerikisht si popull më i madh edhe për të përligjur me këtë manipulim dominancën serbe në të gjithë Serbinë e Madhe.
Ky manipulim i Serbisë me numrin e popullsisë vërtetohet lehtësisht duke e krahasuar dëndësinë e popullsisë së Serbisë me të gjitha vendet fqinje të Serbisë. Gjithashtu akoma më i saktë edhe madje i pakundërshtueshëm është vërtetimi i këtij manipulimi me Google Earth ose edhe Google Maps duke kontrolluar madhësinë e sipërfaqeve të qyteteve të Serbisë me dëndësinë e popullsisë që dihet shumë mirë se sa është dëndësia e popullsisë. Manipulimi i Serbisë me numrin e popullsisë ka qënë çelësi i suksesit të Serbisë gjatë të gjithë shekullit të XX.
Serbët në Serbi edhe Vojvodinë janë vetëm 3,4 milionë edhe kanë edhe 400 mijë emigrantë. Pra Serbia ka gjithsej vetëm 3,8 milionë shtetas serbë.
Tirana është më e madhe se sa Beogradi. Bëhet fjalë për Tiranën e Madhe me Kamzën, Kasharin, Paskuqanin, Farkën e Shkozën me gjithsej 100 km². Kurse Beogradi ka gjithsej me të gjitha pjesët e qytetit vetëm 80 km². Kjo mund të kontrollohet lehtësisht me Google Earth ose edhe Google Maps. Tirana ka 800 mijë banorë kurse Beogradi ka 600 mijë banorë.
Në kohën e luftës së UÇK-së në 1998 e 1999 ishin 2,2 milionë shqiptarë në Kosovë edhe 1 milionë shqiptarë nga Kosova ishin emigrantë. Kurse Lugina e Preshevës ka pasur 120 mijë shqiparë edhe 50 mijë emigrantë shqiparë pra gjithsej Lugina e Preshevës ka pasur 170 mijë shqiparë. Prandaj Kosova e Lugina kishin atëherë 3,4 milionë shqiptarë me emigrantët. Kurse serbët e Serbisë e të Vojvodinës ishin 3,8 milionë atëherë me emigrantët sepse serbët kanë që në vitet 1980-ta që nuk shtohen më se e kanë numrin e lindjeve për grua mesatarisht 1,6 edhe kjo është e pamjaftueshme për shtim të popullsisë.
Kjo domethënë që shqiptarët e Kosovës e Luginës ishin numerikisht gati të barabartë me serbët e Serbisë e të Vojvodinës. Nëse shqiptarët do e kishin ditur këtë të vërtetë të madhe do i ishin bashkuar më shumë shqiptarë UÇK-së edhe jo vetëm 20 mijë por më shumë se 150 mijë. Kjo do ishte e arritëshme me furnizim me më shumë armë e municione nga Shqipëria sepse Shqipëria ka pasur gjithsej 1,2 milionë armë. Do kishte qënë e lehtë që UÇK të kishte madje edhe më shumë ushtarë se sa ushtria e paramilitarët serbë. Me aq shumë ushtarë UÇK do e kishte çliruar shumë shpejt vet Kosovën edhe madje pa ndihmën e NATOs. Ashtu do ishte arritur që shqiptarët të vazhdonin të qendronin në Veri të Kosovës edhe komunat e Veriut do drejtoheshin nga shqiptarët sepse shqiptarët do vazhdonin të ishin shumica e popullsisë në komunat e Veriut.
Në Kosovë janë vetëm 50 mijë serbë edhe jo 100 mijë serbë si deklarohet. Kurse para 1999 në Kosovë ishin vetëm 100 mijë serbë edhe jo 200 mijë serbë si deklarohej nga Serbia. Gjithëmonë Serbia e ka deklaruar 2-fish më të madh numrin e serbëve në Kosovë ashtu si ka bërë edhe për Serbinë. Shqiptarët para 1999 ishin shumica e popullsisë në Veriun e Kosovës.
Të gjithë serbët e Serbisë, Kosovës, Vojvodinës, Kroacisë dhe Bosnjes bashkë janë vetëm 5,8 milionë. Kurse të gjithë shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Luginës së Preshevës e Malit të Zi janë gjithsej 12,8 milionë. Shqiptarët janë më shumë se 2-fishi i serbëve. Kjo është shumë e rëndësishme për ta ditur.
Shqiptarët në kohën e luftës së UÇK-së në 1998 e 1999 ishin gjithsej 8,8 milionë kurse serbët ishin gjithsej vetëm 5,8 milionë. Nëse shqiptarët do e kishin ditur që ishin numerikisht më shumë se sa serbët do kishin luftuar shumë më shumë shqiptarë me UÇK edhe UÇK do e kishte çliruar vet Kosovën pa ndihmën e NATOs. Shqiptarët në 1991 ishin 7,5 milionë. Pra shqiptarët edhe në 1991 ishin numerikisht më shumë se sa serbët që ishin 5,8 milionë. Edhe në 1981 Shqiptarët ishin më shumë se sa serbët sepse shqiptarët ishin 6,2 milionë kurse serbët ishin vetëm 5,5 milionë.
I njëjti manipulim bëhet edhe me malazezët. Të gjithë malazezët edhe këtu përfshihen edhe malazezët që deklarohen serbë janë vetëm 250 mijë por zyrtarisht gënjehet duke deklaruar 500 mijë malazezë dhe serbë në Mal të Zi. Nga të gjithë malazezët 60 % e deklarojnë veten malazezë kurse 40 % e deklarojnë veten serbë.
Kurse numri i sllavo-maqedonasve në Maqedoni deklarohet 1.5-fish më shumë pra 50 % më shumë se sa është në të vërtetë. Në Maqedoni janë 700 mijë sllavo-maqedonas edhe janë edhe 120 mijë emigrantë pra gjithësej ata janë 820 mijë. Shqiptarët në Maqedoni janë pak më shumë se 2-fishi i sllavo-maqedonasve se janë 1,48 milionë shqiptarë në Maqedoni edhe me emigrantët ata janë 1,75 milionë shqiptarë.
o ti gjergj fishta i riu dukesh që qenke një lokalist dhe një shovinist.
lokalizmi yt shkodran bashkohet me shovinizmin tënd antishqiptar për të shpënë në ndasinë veri jug që nxitet nga qarqet imperialiste dhe shoviniste.
që ta dish ti esat pasha në paris kishte shkuar në paris që të shiste atdheun me qëllim që të bëhej administrator i shqipërisë nën thundrën e të tjerëve. avni rustemit i lumtë dora që vrau antishqiptarin esad pasha pavarësisht se ishte paguar nga shqiptarët atdhetarë dhe nga nipi i esatit ahmet zogu.
gjergj fishta yt është një shovinist fetar përçarës dhe që ta dish ti e ka mirëpritur fashizmin krahëhapur në shqipëri.
kisha në shkodër ka qneë burimi më i madh i reaksionit dhe gjakmarrjeve. dhe fishta i mbështeste ato sepse duke e mbajtur popullin budalla ata vet sundonin.
e shoh që shpeshe. ngatërron enver hoxhën. xhaxhai i enverit ka firmosur aktin e pavarësisë që ti thua nuk ekziston. atë dokument e ka firmosur edhe xhaferr deva. çdo të thuash tani?
Permbysi toska t’paret e vet,
Shpejt e shpejt bani ushtri,
Terrorisem e ukubet,
Me force t’armve bani n’Veri
Xxxxx
N’njanen âne toska n’tjetren Serbia,
U gjete Veriu pa rruge e shteg
Keshtu u zu ne cark Gegnia,
Shpirti krenar u shkri e trete.
Xxxxx
Qe per pajtim t’ulemi nje dite,
Te denohet Jugu per gjenocide,
Jemi du dege, njana me prish tjetren,
Kurre n’tardhmen ta kete te drejten.
Marre nga kanga ESAT Pashe Toptani.
Kush ngatrroi degen me degen,
Qysh mund toska me vra gegen,
Ne Paris, ku njihej vec fjala,
Me armé ne dore sillet rrumpalla,
Kush kurdisi tane ate marre,
Kush ja mbushi xhepat me pare,
N’oret e lojes diplomatike,
Me ba vrasjet politike.
antishqiptar përçarës.
nuk e ka kuptuar që toskë e gegë çam e kosovarë të tërë jemi shqiptarë.
por shqiptar duhet të jesh dhe me zemër që të konsiderohesh i tillë.
ti nuk je shqiptar me zemër o gjergj fishta i riu se kërkon përçarjen e shqipërisë. kërkon ndarjen dhe copëtimin e saj. je antishqiptar.
Gjergj Fishta i riu eshte djale lockash shkodrane. Dhe loqesh serbe, Kaq e ka te shkruar.
Per sa shkruan, ja vlen ta lexosh aq sa intelhalen spiunin, erdodhiarin dhe dhjetarin.
Keta hane mbeturinat e kockave greke neper varre, nuk kane ca thone tjeter.
Tash po bejme Esat Pashen, patriot a? Per me qa e per me qesh.
…ke shkruar gjatë sikur ç’po na thoje, por na duhet të të themi: NA ÇAVE TRAPIN !!!
…ke shkruar gjatë sikur ç’po na thoje, por na duhet të të themi: NA ÇAVE TRAPIN !
Pseudo-Intelektual:Ju nuk mund te krahasoheni dhe nuk mund ta diskutoni te palodhurin e talentuar Moikom Zeqo!
Paskan dal tradhtaret hapur Intelektuali me fishten e ri Jan te lloit Dum Baben. O faqezi po esat pasha Ka rrug ne serbi mor gjak prishur. Me cfar do ta mbroje Shqipe me gur kur greku u ndal vetem ne llogara serbi ne Durres per cfar shitje behet fjal kush e pirthte shqiperin. Shyqyr qe mbeti shqipja e 12 qe sot le kosov
Nuk kam cfare ti shtoj dhe cfare ti heq komentit te demos te vitit 2022.I paskam thene te gjitha.
Tri figura madhore njeh historia e shtetit shqiptar, qe pas shpalljes se pavaresise ne vitin 1912.
– I pari, Ismail Bej Vlora, qe njihet me te drejte si babai i pavaresise se Shqiperise.
– I dyti, Ahmet Bej Zogolli, apo Ahmet Zogu, themeluesi i shtetit modern shqiptar, me legjislacion teresisht perendimor.
– I treti, Prof. Doktor Sali Berisha, qe me reformat e tij, riktheu vendin ne gjirin e familjes e madhe europiane, pas nje shkeputje 50 vjecare nga regjimi barbar komunist i Hoxhes.
Ismail Beu, duke qene edhe kryeflamurtar i pavaresise se Shqiperise, eshte nderuar nga te gjithe regjimet; kjo edhe per faktin qe veprimtaria e tij u kufizua meseshumti ne shpalljen e pavaresise.
Ahmet Zogu, edhe pse per gjysemshekulli erresire doktatoriale, ku u sulmua kafsherisht nga barbaret komuniste dhe propaganda e tyre, rifitoi vendin e merituar ne histori; sot ne nder te kujtimit te tij, ngrihet nje monument ne Bulevardin e Madh me te njejtin emer.
Sali Berisha, edhe pse propaganda e furishme 35 vjecare e hajduteve socialiste mundohet te sfumoje rolin e tij, PADYSHIM qe do te hyje ne histori si protagonisti kryesor i integrimit te Shqiperise ne boten e lire dhe demokratike Perendimore; madje ay ka hyre tashme qe ne te gjalle.
Kurse drejtuesit e tjere qe kane patur shqiptaret, kane hyre ne historine e turpit.
– I pari, Enver Hoxha, i cilesuar nga Parlamenti Europian si hitleri shqiptar, dikur i lartesuar nga propaganda e regjimit gjakatar qe vet ai ngriti, sot shihet si nje qen i zgjebosur.
– I dyti, Edi Rama, do te hyje ne histori si i korruptuari dhe hajduti me i madh qe ka qeverisur kete vend, qe nga 1912, dhe padyshim, si ideatori dhe autori i Narkoshtetit te pare ne Europe.
Historia eshte bujare dhe e drejte me burrat e vertete te shtetit, si Vlora, Zogu, Berisha; por ajo eshte e pameshirshme me burrecet e saj kriminele dhe hajdute, si Hoxha dhe Rama.
Hahaha.. Qenkan mbledhur gjithë qafirat këtu e me yrysh në sulm. Dumbabistet, turkoshale analfabet dalldauk anti komunist, mbetjet e mesjetës që nuk i lë të qetë 28 Nëntori. Me që ra fjala, a vajtën sot pasardhësit e këtyre kërmave të historisë në varrezat e dëshmorëve të LANC sot? Se na kanë care trapin 35 vjet jo po 28 e jo po 29. Prisni edhe 30 vjet të tjera çdo 28 Nëntor as nuk kujtohen me për Ismail Qemali por do te kërkojnë babën direkt pa justifikime e fshehje ( Turk, Serb, Grek, Italian, Gjerman..ca te dal përpara, kush hedh me shume pare lale).. Varja Ismail Qemalit.. si muhabeti i gjermanit të fundit. P. S. I thoni këtij malokut Fishta i ri.. Se ka 35 vjet që jugu i mban me buke , as sa gjysmën e të ardhurave të një qyteti në jug nuk nxjerrin të gjithë bashkë nga Tirana e sipër… Ja ashtu se sa për pordhe nuk durojmë dot tonat e jo me te çeçenve të Saliut me theks analfabeti.
Fishta i ri eshte Blog.Spot.Klos Burrel,nuk eshte Shkodran.
Eshte koha e intelektuhaleve,e shmutizuesve.Pasi shmutizuan Skenderbeun,tani po shmutizojne edhe Ismailin.Megjithese intelektuhalja personalisht e kam me shume me Avniun.Ai ia ka futur me thelle … dashnorit te intelektuhales,Esadit.