Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: I quajti të neveritshëm në OKB, Vuçiç u kërkon falje sllovenëve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > I quajti të neveritshëm në OKB, Vuçiç u kërkon falje sllovenëve
AktualitetBote

I quajti të neveritshëm në OKB, Vuçiç u kërkon falje sllovenëve

Published: April 26, 2024
Shpërndaje

Ish diplomatë serbë vlerësojnë se paraqitja e fundit e presidentit serb Aleksandar Vuçiç në Kombet e Bashkuara në Nju Jork do të mbetet e regjistruar në kujtesën diplomatike për serinë e skandaleve që ai krijoi me fjalorin e tij.

“Vuçiç mendon se me kolegët e tij të huaj mund të sillet ashtu siç sillet në Serbi ndaj vasalëve të tij, t’i quajë si të dojë, por pa asnjë pasojë. Në shoqëritë e rregullta kjo nuk është e mundur, të paktën jo pa pasoja”, deklarojnë ish-diplomatët serbë.

Siç shkruan “Danas”, e fundit në serinë e skandaleve është deklarata e Vuçiçit, në të cilën ai i quan sllovenët “të neveritshëm”, dhe që shkaktoi reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Sllovenisë, por edhe të kryeministrit slloven Robert Golob.

- Publicitet -

Sreçko Gjukiç, një diplomat karriere, thotë se skandali me sllovenët është aq i madh sa presidenti i Serbisë iu desh t’i kërkonte falje “popullit slloven, por jo politikanëve të tyre”, sikur ata politikanë nuk janë zgjedhur nga populli slloven, por nga dikush tjetër.

“Natyrisht që njeriu mendon se mund të sillet si në Serbi ndaj vasalëve të tij, t’i quajë si të dojë, pa asnjë pasojë. Qeveria sllovene protestoi menjëherë te i ngarkuari me punë i ambasadës serbe në Lubjanë. Ministrja e tyre e Punëve të Jashtme, Tanja Fajon, e dënoi sulmin e palejueshëm të Vuçiqit një kryetar shteti ndaj një diplomati që përfaqëson interesat e qeverisë dhe popullit të tij, duke e marrënë mbrojtje diplomatin e tij në OKB” , thotë Gjukiç.

Ish diplomati serb përkujton se Sllovenia nuk është Eldorado serbe që dikush të sillet në mënyrë të papranueshme si në “tokën serbe”.

Ai tha se presidentit serb dhe Serbisë iu kthye në të njëjtën masë dhe ashtu siç duhej. Sllovenët e njohin diplomacinë, ndryshe nga pala tjetër, ata reagojnë siç duhet.

“Skandali që u prodhua kësaj radhe me sllovenët, në nivelin më të lartë nga pala serbe, është vetëm më i riu në një listë të tërë të ‘keqkuptimeve’ me sllovenët. Jo shumë kohë më parë, sllovenët nuk e miratuan kandidatin serb për ambasador, Zoran Gjorgjeviq. Kurse Tanja Fajon, Ministre e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, në kohën kur ishte kryetare e komisionit kompetent të Parlamentit Evropian, ishte në shënjestër të vazhdueshme të sulmeve nga ‘Kurora e Andriqit’ për shkak të deklaratave të saj që i bënte thirrje qeverisë serbe të respektojë vlerat evropiane dhe standardet e demokracisë, politikës së jashtme, medias etj. Sepse Serbia është në rrugën evropiane”, kujton Gjukiç.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Irani: Përparimi në bisedimet me SHBA varet nga pesë kërkesa kryesore
  • Publikohet renditja e pasaportave më të fuqishme, 9 nga 10 pasaportat më të forta në botë janë evropiane
  • Kryebashkiakut të Kuçovës nuk i hiqet mandati
  • Si qëndron e vërteta e kërkesës së dytë të SPAK në Kuvend për Belinda Ballukun
  • Rama flet nga Gjermania: Fajin e ka algoritmi, po përpiqem të kuptoj mesazhin e protestës

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on Goxhaj pas lirimit: Na dhanë ujë dhe telefon për të njoftuar familjet, s’na dhunoi njeri, dëbuam nga qelia Avokatin e Popullit
  2. capi on Tubim përpara SPAK, dorëzohet zyrtarisht kallzim për Ramën: Çfarë është botimi “The Albanian Files” që u zbulua gjatë protestave
  3. Xha jaho on FOTO: Dhunohet analisti Ilir Demalia, rrëfen arsyen. Policia shpall në kërkim autorin
  4. Fjalë me vend on FOTO: Dhunohet analisti Ilir Demalia, rrëfen arsyen. Policia shpall në kërkim autorin
  5. Lexoje me kujdes on FOTO: Dhunohet analisti Ilir Demalia, rrëfen arsyen. Policia shpall në kërkim autorin

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?