Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: I riu u hodh në det nga oficerët e anijes dhe gjeti vdekjen, grekët nisin protestat
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > I riu u hodh në det nga oficerët e anijes dhe gjeti vdekjen, grekët nisin protestat
AktualitetBote

I riu u hodh në det nga oficerët e anijes dhe gjeti vdekjen, grekët nisin protestat

Published: September 7, 2023
Shpërndaje

Indinjatë të thellë në mbarë opinionin publik grek ka shkaktuar vrasja e Andonis Kariotis, 36-vjeçarit nga Kreta që e hodhën në det oficerët e anijes “Blue Horizon”, kur u përpoq të ngjitej në anije, pak sekonda pasi ajo u nis me 550 pasagjerë nga porti i Pireut me destinacion Portin e Iraklio, Kretë, mbrëmjen e 5 shtatorit.

Detaje të rënda të ngjarjes publikohen vazhdimisht dhe shtojnë akoma më shumë indinjatën e reagimit masiv të ditëve të fundit.

36-vjeçari që mesa duket kishte përqindje invaliditeti, një njeri tepër i varfër, që bënte punë të vogla për mbijetesë, jetonte në shtëpi të komunës për shtresat e varfra, kohët e fundit kishte humbur nënën, mbështetjen e tij, ndërsa i pëlqente të vizitonte Athinën sa herë siguronte paratë e duhura për biletën.

- Publicitet -

Viktima ishte i njohur te të gjithë banorët e Agios Nikolaos Lasithi Kretë si një njeri tepër i dashur e punëtor, por edhe nga personeli i anijeve të linjës Kretë-Athinë që bënte sa më shpesh mundej.

Këto të dhëna kanë bërë akoma më tragjike ngjarjen, duke shkaktuar shumë pikëpyetje për sjelljen e egër kriminale nga 2 oficerët e anijes ndaj 36-vjeçarit, si dhe njoftimin e thatë për pasagjerët “anija u vonua të niset nga porti i Pireut për shkak të një pengese të shkaktuar nga faktorë të jashtëm, pa lidhje me funksionim tonë”.

Për ngjarjen kriminale janë pozicionuar ministra dhe vetë kryeministri Mitsotakis, duke e konsideruar krim monstruoz. Katër të arrestuarit, mes tyre kapiteni i anijes dhe 3 oficerë kanë marrë afat shfajësimi ditën e shtunë, ndërsa përballen me akuza tepër të rënda, që parashikojnë dënim me burgim të përjetshëm.

Anëtarët e ekuipazhit, teksa 36-vjeçari tentoi të hipte në anije pak minuta para nisjes, ata nuk e lejuan, përkundrazi e shtynë dy ose tre herë ndërsa ai tashmë ishte ngjitur në katapultë dhe si pasojë i riu fatkeq u gjend në det dhe gjeti vdekjen tragjike.

Në kujtim të Antonis Kariotis, dje është penguar të largohet nga porti i Iraklios anija e itinerarit “Blue Horizon”.

Disa protesta paqësore janë kryer në Pire, Selanik dhe Kretë, ndërsa vijon të jetë në vijën e parë të lajmeve dhe interesit publik, pavarësisht situatës emergjente që shkaktoi fenomeni “Daniel”.

Βίντεο σοκ: Το πλήρωμα έσπρωξε από το Blue Horizon στον θάνατο τον 36χρονο που σκοτώθηκε στο λιμάνι Πειραιά pic.twitter.com/FdzFTliZLg

— kakajason (@kakajason50) September 5, 2023

 

j.l./ dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Soda, kripa dhe limoni në një gotë me ujë, a mund të konsumohen?
  • Parlamenti hungarez heq imunitetin e kryeministrit Magyar (ua kërkoi vetë për një telefon) dhe të ish-ministrave të Orbánit
  • Largohet një lojtar nga grumbullimi i Shqipërisë, konfirmohen mungesat për ndeshjen e radhës
  • “A doni të blini armë nga SHBA?” Trump ia bëri pyetjen Xi Jinping, Departamenti i Shtetit jep sqarimin
  • “Jam Taulant Balla, më duhen 100 mijë euro”, e njëjta skemë mashtrimi, ‘viktima’ të ndryshme

Komentet e Fundit

  1. Ramalluku i Surrelit on USB-ja e sekreteve dorëzuar në Vjenë dhe “prapaskena” e një pjese të fjalimit të Ramës në Rinas
  2. Dajti on Një sfilatë turpi
  3. 1thundrak on Hakerat publikojnë fatura dhe lista numrash telefonikë që dyshohet se lidhen me agjentë të SHISH
  4. Berlin on FOTO: Arbëreshët e Siçilisë, hallet e sotme të një populli që kaloi detin 500 vjet më parë
  5. nastradini on Kuvendi i Kosovës miraton deklaratën për ish-krerët e UÇK-së: Kundërshtojmë aktgjykimin e padrejtë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?