Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 33-vjeçari shqiptar në Kartagjena
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 33-vjeçari shqiptar në Kartagjena
AktualitetKronike

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 33-vjeçari shqiptar në Kartagjena

Published: January 27, 2025
Shpërndaje

Një 33-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet kolumbiane.

Arrestimi i shqiptarit ka ardhur pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga GJKKO si pjesëtar i një organizate kriminale për trafikimin e armëve.

Policia bën me dije se 33-vjeçari u vendos në pranga në qytetin e Kartagjenës. Roli i të arrestuarit ishte të drejtonte logjistikën dhe transportin për shitjen e armëve të zjarrit me rreze të mesme dhe të gjatë në tregun e zi.

- Publicitet -

Njoftimi i plotë:

Policia e Shtetit/ Finalizohet një tjetër operacion i përbashkët me partnerët, për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar. Operacioni i koduar “Kartagjena”, rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet strukturave të Policisë së Shtetit dhe atyre të Kolumbisë, për vendndodhjen e një të kërkuari nga drejtësia shqiptare.

Kapet nga Policia kolumbiane, në qytetin e Kartagjenës, 33-vjeçari nga Tropoja, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i akuzuar nga GJKKO, si pjesëtar i një organizatë kriminale për trafikim të armëve. Në vijim të bashkëpunimit me homologët, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar dhe në informacionet e shkëmbyera mes strukturave të Policisë së Shtetit dhe atyre të Kolumbisë, nëpërmjet Interpol Tiranës, në kuadër të operacionit policor “Kartagjena”, është lokalizuar, kapur dhe ndaluar në qytetin e Kartagjenës, nga Policia kolumbiane, shtetasi A. Gj., 33 vjeç, lindur në Tropojë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e akuzon si pjesëtar të një organizate kriminale për trafikimin e armëve. Roli i tij kryesor ishte të drejtonte logjistikën dhe transportin për shitjen e armëve të zjarrit me rreze të mesme dhe të gjatë në tregun e zi. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet kolumbiane, do të kryejë procedurat për ekstradimin e shtetasit A. Gj., në Shqipëri.

Kush është Almir Gjidiaj?

Almir Gjidiaj me origjinë nga Tropoja, qëndronte në një hotel në ishujt Rosario në qytetin e Kartagjenës në momentin që është vënë në pranga.

Në momentin që 33-vjeçari ka parë efektivët e policisë kolumbiane ka tentuar që të arratiset nga hoteli që qëndronte. Por tentativa e tij ishte pafat, pasi ndërhyrja e efektivëve të policisë ka bërë që ai të arrestohet në oborrin e hotelit.

Sipas burimeve bëhet me dije se roli i të arrestuarit ishte të drejtonte logjistikën dhe transportin për shitjen e armëve të zjarrit me rreze të mesme dhe të gjatë në tregun e zi. Më pas këto armë përdoreshin nga grupet shqiptare të lidhura drejtpërdrejtë me Kartelin Ballkanik.

Ndërkohë që Gjidiaj nuk është emër i panjohur për autoritetet policore në vend. Në vitin 2011, në banesën që qëndronte në Tiranë, ai ishte pre e një atentati me tritol. Ndërkohë që pas kontrollit të policisë në banesën që qëndronte me 3 persona të tjerë janë gjetur dhe 5 kg kanabis.

Almir Gjidiaj rezulton në të njëjtin grup me te arrestuarin tjetër në gusht të vitit të shkuar, Admir Tutaj, i cili u ekstradua drejt vendit tonë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Momenti kur dhunohet kamerieri nga pronarët e hotelit në Golem, i riu: Kërkova pagën
  • Vdekja e gruas shtatzënë, nis procedimi penal për tre mjekët në maternitetin e Pogradecit
  • Jep dorëheqjen Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë, Veliaj rikthen Alban Dokushin
  • Gazetarët kundërshtojnë hyrjen në fuqi të rregullores kufizuese të GJKKO-së
  • Kafshët e Kopshtit Zoologjik të Tiranës përballen me vapën ekstreme

Komentet e Fundit

  1. Detari on Nën hijen e Beratit: Beteja për mbijetesë e bashkive të Dimalit dhe Poliçanit
  2. Antiturk on LVV dhe LDK pajtohen që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për president
  3. demo on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI
  4. Dashi on Mosmarrëveshja e vjetër në Egje po hyn në një fazë të re tensioni
  5. aqif kapertoni on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?