Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nga afera me fondet e BE-së te restoranti “Gzona”: Pse u ndryshua masa e sigurisë për Ilir Beqajn
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Nga afera me fondet e BE-së te restoranti “Gzona”: Pse u ndryshua masa e sigurisë për Ilir Beqajn
AnalizaKronike

Nga afera me fondet e BE-së te restoranti “Gzona”: Pse u ndryshua masa e sigurisë për Ilir Beqajn

Published: July 31, 2026
Shpërndaje

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë vendosi të premten më 31 korrik lirimin nga qelia të ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe caktimin ndaj tij të masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi”.

Vendimi u mor nga gjyqtarja Elsa Ulliri, bazuar në kërkesën e përfaqësuesit ligjor të Beqajt, avokatit Ermal Yzeiraj, i cili argumentoi se ishin përmbushur afatet ligjore për konstatimin e shuarjes së masës së sigurimit “arrest në burg”, të caktuar dy vjet më parë.

Ilir Beqaj u arrestua më 4 korrik të vitit 2024, për aferën me milionat e ndihmës nga Bashkimi Evropian, përmes një skeme korrupsioni dhe pastrimi parash me fatura fiktive, në kohën kur drejtonte Agjencinë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, SASPAC.

- Publicitet -

Sipas nenit 263 të Kodit të Procedurës Penale, paraburgimi e humbet fuqinë në qoftë se nga fillimi i zbatimit të tij kanë kaluar dymbëdhjetë muaj, kur procedohet për krime që dënohen në maksimum jo më pak se dhjetë vjet burgim ose me burgim të përjetshëm.

Çështja penale në ngarkim të Beqajt e të pandehurve të tjerë për aferën e SASPAC u dërgua për gjykim një vit më parë, ndërkohë që më 27 korrik, pas afro një viti seancash paraprake, gjykata e riktheu për hetime të mëtejshme në SPAK, duke lënë afat deri më 30 tetor për kryerjen e detyrave.

Bazuar në këto rrethana, gjyqtarja Ulliri konstatoi humbjen e fuqisë së masës së sigurimit “arrest në burg” të caktuar ndaj Beqajt dy vjet më parë dhe e la atë në “arrest shtëpie”. Për të njëjtat arsye u shua paraburgimi një ditë më parë dhe për të pandehurin tjetër në këtë çështje, Ermal Kurtulaj.

Përgjimet e kryera nga SPAK në vitin 2023 për kontratën koncesionare të check up-it, e ashtuquajtur “kontroll shëndetësor falas”, zbuluan skemën e dyshuar të korrupsionit dhe pastrimit të parave duke keqpërdorur fondet e programeve të ndihmës së Bashkimit Evropian, në krye të së cilës qëndronte ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe miku i tij i hershëm, Ermal Kurtulaj.

Në atë kohë Beqaj drejtonte, SASPAC që kishte si funksion menaxhimin me efikasitet të fondeve të donatorëve, ndërsa Kurtulaj ishte koordinator i programit EUSAIR Facility Point, të financuar nga Bashkimi Evropian. Kurtulaj është emëruar në këtë pozicion nga Beqaj, në maj të vitit 2022.

Kur ishte ministër, Beqaj nënshkroi një sërë kontratash koncesionare kontroverse në sektorin e shëndetësisë. Ai i’a doli t’u shmangej përgjegjësisë penale për vite me radhë për këto afera deri në mars 2024, kur SPAK përfundoi hetimet për kontratën e sterilizimit dhe i njoftoi akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Megjithatë, ish-deputeti socialist sipas SPAK vijoi të kryente paligjshmëri dhe kur ishte marrë i pandehur dhe po hetohej në gjendje të lirë për koncesionin e sterilizimit. Ai u vendos në pranga më 4 korrik të vitit të kaluar për abuzimet me fondet e BE-së.

SPAK e akuzon Beqajn në këtë çështje për korrupsion, shkelje të barazisë në tenderë në lidhje me disa procedura prokurimi të kryera nga SASPAC, si dhe fshehje apo mosdeklarim të pasurisë apo interesave private në restorantin Gzona, që gjendet në rrugicën pedonale brenda sarajeve të familjes Toptani në qendër të Tiranës – zonë historike e rijetëzuar si një hapësirë tregtare për zejet e artizanit dhe kulinarisë.

Restoranti Gzona është në pronësi të kompanisë “Albanian Food and Hospitality Lab”, e themeluar në janar të vitit 2019 nga bashkëshortja e ish-ministrit të Shëndetësisë, Adriana Beqaj dhe Arti Malaj. Në mars 2019, Adriana Beqaj i fali 35% të aksioneve ortakut të saj Malaj dhe në janar 2020 i shiti atij edhe 15% të aksioneve të mbetura. Në vitin 2022, kompania u shit tek Eduard Curraj, administrator i një distributori të madh farmaceutik, Delta Pharma.

Përveç Beqajt dhe Kurtulajt, në këtë procedim janë marrë të pandeur për mashtrime, falsifikime e korrupsion shtetasit Marinela Jazoj, Alfred Nikolla, Gazmend Haxhia, Elton Marini, Bjona Ziaj, Bledar Leka e Mira Topçiu, si dhe shoqëritë tregtare Landëays International Sh.P.K. dhe Nine Service INT Sh.P.K..

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • demo says:
    July 31, 2026 at 1:35 pm

    E keni liruar me hater,se ky eshte hajduti me i rrezikshem i mandateve te p-ara te Edi Rames.Ilir Beqja e grabiti Shendetsine.Koncesioni shurres,koncesioni brisqeve te kirurgjhise,Hemodializa,Dysheke,krevate batanije,Kazanet e supes me kripe e piper,I VODHI ILIR BEQJA.

    Reply
  • demo says:
    July 31, 2026 at 1:37 pm

    Sekuestroni Restorantin Beqja tek rezidenca To0ptani.

    Reply
  • Ela says:
    July 31, 2026 at 2:54 pm

    Hajdut

    Reply
  • 1thundrak says:
    July 31, 2026 at 3:55 pm

    Suksese ne jete o moterqim bashke me gjykate e prokurori

    Reply
  • 1 says:
    July 31, 2026 at 4:08 pm

    Keta mbrojne njeri tjetrin,se po te kish vertet drejtesi te pavarur nuk do mjaftonin burgjet qe kemi per qeveritaret.Keta jane njeri me hajdut se tjetri.

    Reply
  • demo says:
    July 31, 2026 at 8:45 pm

    Ky eshte hajduti i pare,qe i mesoi te gjithe .Ky e shnderroi Ministrine e shendetsise ne minjere ari per Hadutet qeverritare.Me Beqen fillon seriali i vjedhjeve te qeverrive Rama.Ky i la spitalet dhe Poliklinikat pa Laboratore Analizash. ,Ilir Beqja cpiku Koncesionin e shurres te Vilma Nushit.Ilir Beqja gjeti Ilir Rrapon ti fale nja 200 miljone euro per xhepa kirurgjie.Sekuestroni Restorantin e Ilir Beqes ne rrugen Toptani,vila dhe apartamente ne Vlore.

    Reply
  • Greta says:
    August 1, 2026 at 5:23 pm

    Ti gëzosh dhe të shijosh “plaçkën” e vjedhur z. Beqja, dhe futi një shurrë kësaj drejtësie të pjerdhur….

    Reply
  • Analisti says:
    August 2, 2026 at 3:37 pm

    Urime të gjithë idiotëve dhe trushpëlarëve që kanë ndenjur nja 10 vjet duke shpresuar te e ashtuquajtura drejtësi e re e gjoja reformës në drejtësi. Saimir Tahiri përgjegjës direkt i kanabizimit të gjithë Shqipërisë ja hodhi me shpërdorim detyre, ca muaj burg sa për tu entiziazmuar trushpëlarët, dhe vazhdon ti gëzojë miliardat dhe pronat e vëna nga paret e kanabisit. Për inceneratorin fantazëm të Tiranës dhe dy rrangallat e Elbasanit dhe të Fierit, ja lanë ne kurriz Lefter Kokës dhe ca zyrtareve të dorës së dytë e të tretë në Bashkinë e Tiranës. Për mbi 150 milionë euro të transferuara jashtë, asgjë për t’ua kthyer shqiptarëve kurse Erion Veliaj që ka vendosur dhe firmosur për këtë megaskandal akuzohet vetëm për brekët e Ajolës dhe shumë shpejt do ta nxjerrin dhe atë të lirë.
    Prandaj pse të mos dalë dhe Beqja si shokët, SPAKU dhe e ashtuquajtura drejtësi e re të mban brenda dhe të sekuestron pasuri vetë, po ke vjedhur 100 mijë apo 200 mijë euro, po ke vjedh 100 milionë euro e sipër ti gëzosh e ti shijosh! Për një restorant në emrin e gruas rregullohen kollaj letrat, për atë tjetrën ku për të zier një palë vegla operacioni faturohej 80 herë me shtrenjt se më parë dhe nja 5-6 herë më shumë se në Gjermani e në Francë nuk prish punë, rregullohet ajo se e kalon 100 milionë euro!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • E akuzuar për trafik droge, dënohet me varje prezantuesja e njohur egjiptiane
  • 07 shtator 2026
  • Skandali që ka tronditur partinë e anti-shqiptarit Nigel Farage
  • Tërmet politik në Gjermani: AFD merr 44.5 %, fundoset CDU e Merz me 18.5 % të votave
  • Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen pesë mjete, humb jetën një person

Komentet e Fundit

  1. abdiaga on ​Prapaskenat e ngjarjes së rëndë: Luan Muça thyen heshtjen mbi pronën në Palasë dhe akuzat për gjobëvënie
  2. Populli on “Ka përdorur mediat për të baltosur ata që…”, Rama për SPAK: Ja një nga gjërat më të këqija që ka bërë
  3. demo on Rama në zyrë, protestuesit rrethojnë Kryeministrinë. Përplasje me Policinë
  4. Kadiu on Një gabim që zgjati 457 vjet? OKB vendos të ndryshojë hartën e botës
  5. info analitike on “Ka përdorur mediat për të baltosur ata që…”, Rama për SPAK: Ja një nga gjërat më të këqija që ka bërë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?