Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Importet e karburanteve dhe birrës, rritje dyshifrore, kafeja me rënie
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Importet e karburanteve dhe birrës, rritje dyshifrore, kafeja me rënie
AktualitetEkonomi

Importet e karburanteve dhe birrës, rritje dyshifrore, kafeja me rënie

Published: May 6, 2024
Shpërndaje

Importet e mallrave të akcizës vijuan rritjen me ritme të larta në 3-mujorin e parë të vitit, përveç kafesë, duke ndjekur trendin rritës të importeve si për shumicën e artikujve të tjerë të konsumit. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se gjatë periudhës janar-mars 2024, importi i karburanteve u rrit me 7.1%, niveli më i lartë që nga e njëjta periudhë e vitit 2021. Në tre muajt e parë u importuan 137,541 tonë karburante nga 128,319 tonë vitin e kaluar.

Importet më të larta lidhen me zhvillimet pozitive në sektorin e transportit, prej fluksit më të lartë të pasagjerëve si pasojë e ecurisë së turizmit, pohojnë burimet nga tregu. Numri i turistëve shënoi rritje me rreth 43% në 3-mujorin e parë, duke nxitur nevojën për qarkullim më të lartë të mjeteve që përdorin karburantin. Rritje ka shënuar edhe importi i cigareve me rreth 2.3%. Në 3-mujorin e parë u importuan 685 tonë cigare nga 670 tonë në janar-mars 2023. Sasitë e zhdoganimeve të cigareve u përmirësuan në muajin mars, pasi në janar dhe shkurt ato ishin në nivele më të ulëta se në vitin 2023.

Importet e cigareve, ndryshe nga artikujt e tjerë të akcizës, kanë luhatje më të madhe në sasitë e importeve me ulje ngritje që shpesh nuk janë reflektim i konsumit. Me miratimin e ligjit kundër duhanit vite më parë pati një rënie të dukshme në importin e cigareve. Me tkurrjen e popullsisë së re në moshë si rrjedhojë e emigrimit dhe rënies së lindjeve pas viteve 1990 konsumi i cigares ka ardhur në rënie. Të dhënat tregojnë se importet e birrës u rriten me tej në tremujorin e parë me rreth 19%. Gjithsej u importuan 9638 tonë birrë nga 8105 tonë në janar -mars 2023. Vitet e fundit importet e birrës janë rritur me shpejtësi duke zënë një pjesë të konsiderueshme të tregut.

- Publicitet -

Kjo ecuri ka dëmtuar pozitat financiare të linjave vendase të prodhimit të birrës. Pesha e importeve në konsumin e birrës për 2023 arriti në 60% nga 44% që ishte rreth 1 dekadë më parë, duke humbur rreth 16% të tregut. Rritja e importeve të birrës u nxit edhe nga heqja e masës fiskale mbrojtëse të qeverisë për fabrikat e vogla vitin e kaluar. Prodhimi i vendit para ndryshimeve fiskale ka qenë i tarifuar me 360 lekë/HL për prodhuesit nën 200,000 HL, ndërsa për prodhimin mbi këtë nivel akciza ishte 710 lekë. Pas miratimit të ndryshimeve në ligjin “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë” taksa u unifikua në 710 lekë të prodhuesve nën dhe mbi 200,000 HL, si vendas dhe të huaj.

Ulje kanë shënuar vetëm importet e kafesë. Në janar-mars 2024 janë importuar 1555 tonë kafe nga 1835 tonë në të njëjtën periudhe të vitit 2023. Të dhënat mujore tregojnë se, në janar dhe mars, importet e kafesë shënuan ulje, teksa në shkurt ishin më të larta se më 2023. Importet e kafesë dhe cigareve kanë luhatje të mëdha mujore edhe në varësi të planeve të furnitorëve nisur nga konjukturat e çmimeve në tregjet ndërkombëtare. Në përgjithësi, turizmi është duke nxitur kanalet e importit, pasi në tre muajt e parë të vitit 2023 sipas të dhënave të INSTAT importet e ushqimeve në sasi kanë pësuar rritje me 22%.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Meloni i përgjigjet urimit të Ramës
  • Zjarri në Fier, ministri publikon pamjet: 55 efektivë dhe 2 helikopterë në terren
  • VIDEO: Pamje të frikshme me dron, si dukej Himara nën pushtetin e zjarrit shkatërrues
  • Dyshohen si piromanë për zjarrin që përfshiu Himarën, pas çobanit Policia shoqëron edhe dy persona të tjerë
  • “7 fëmijët e Ursulës të ulen në tryezë!” Rama nga Italia: Ja si duhet të funksionojë integrimi gradual dhe zgjerimi i BE

Komentet e Fundit

  1. demo on Rama reagon për zjarret në Himarë: Nis vlerësimi i dëmeve, dëmshpërblim për të prekurit
  2. Mutdhënësi on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike
  3. nje shqiptar on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike
  4. MAKS on Sherri i biznesmenëve në Vlorë, Rama: Toka do shpronësohet, do kthehet në ullishte
  5. Ardi on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?