Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ministria e Bujqësisë del me njoftim të rëndësishëm për mishin e derrit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Ministria e Bujqësisë del me njoftim të rëndësishëm për mishin e derrit
KronikeLajmi i fundit

Ministria e Bujqësisë del me njoftim të rëndësishëm për mishin e derrit

Published: October 5, 2024
Shpërndaje

Ministria e Bujqësisë ka dalë këtë të shtunë me një njoftim të rëndësishëm sa i përket importit të mishit nga Brazili.

Në deklaratën e ministrisë bëhet me dije se Shqipëria ka ndaluar prej kohësh importet e ngarkesave me mish derri me Ractpaminë nga shteti i Amerikës Latine.

“Në detyrim të informimit të publikut mbi sigurinë ushqimore në vend bëjmë me dije se Shqipëria nuk importon mish derri me Ractpaminë nga Brazili dhe nga asnjë vend tjetër! Ligji nr. 10465 datë 29.9.2011 “Për shërbimin veterinar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, në nenin 82 pika 2 nuk lejon përdorimin e PMV-ve hormonale, beta-agonistëve dhe tireostatikëve për shtim të masës muskulare dhe reduktim të dhjamit në kafshët që prodhojnë ushqim, por lejon përdorimin e tyre vetëm nëse janë të miratuara nga Komisioni Europian dhe vetëm për qëllime terapeutike, zooteknike dhe për kërkime.”

- Publicitet -

Ractopamina është një produkt veterinar që i përket familjes së ‘β-agonisteve’ të cilat janë të ndaluara të përdoren në kafshët që prodhojnë ushqim në BE sipas Direktivës 96/22/EC, me disa përjashtime për qëllime terapeutike.

“Kjo direktivë është përafruar në legjislacionin tonë kombëtar dhe zbatohet që në vitin 2011 me Urdhrin e Ministrit të Bujqësisë nr.357 date 21.12.2011 “Për kushtet e tregtimit dhe përdorimit në kafshë të disa substancave me veprim hormonal ose tireostatik dhe të beta-agonistëve”.

Ractopaminë është një produkt mjekësor veterinar që nuk është e regjistruar në Rregulloren e Bashkimit Evropian Nr.37/2010 dhe që është përafruar në legjislacionin tonë kombëtar me Urdhërin e Ministrit të Bujqësisë Nr.15 datë 5.10.2010, i ndryshuar dhe zbatohet prej vitit 2010”, sqaron ministria e Bujqësisë.

Sipas ministrisë, kjo substancë nuk është regjistruar asnjëherë në Shqipëri për përdorim në kafshët që prodhojnë ushqim dhe kafshët e shoqërimit dhe nuk është në Regjistrin Kombëtar të Produkteve Mjekësore Veterinare.

“Nga monitorimi 3-vjeçar (2022-2023-2024) nga strukturat e MBZHR, në kuadër të Planit Kombëtar të Monitorimit të Mbetjeve nuk ka rezultuar mbetje të Ractopaminës në kafshët që prodhojnë ushqim si edhe në produktet me origjinë shtazore që rrjedhin prej tyre, kjo edhe për produktet e importit pasi Shqipëria prej 2 vitesh zbaton Planin e Monitorimit të Mbetjeve edhe për produktet e importit nga vendet e treta”, thuhet më tej në njoftim.

Theksojmë së Plani Kombëtar i Monitorimit të Mbetjeve përgatitet bazuar në rregulloret evropiane dhe miratohet nga shërbimet e Komisionit Evropian. Për më tepër, Shqipëria auditohet në mënyrë të rregullt nga shërbimet e Komisionit Evropian për të monitoruar zbatimin e këtij Plani. Auditimi i fundit ka qënë në vitin 2022 ku është përmbyllur me një raport shumë pozitiv.

Po ashtu nënvizohet se çdo ngarkesë me mish e importuar në Shqipëri i nënshtrohet kontrollit të dokumentacionit, identitetit dhe fizik nga

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, sipas Planit Kombëtar të Monitorimit të Mbetjeve që është përgatitur bazuar në rregulloret evropiane dhe miratohet nga shërbimet e Komisionit Evropian

Ministria e Bujqësisë thekson se “qeveria ka në fokusin kryesor të saj mbrojtjen e shëndetit dhe interesave të konsumatorit dhe forcimin e standardeve të sigurisë ushqimore për hapjen e eksporteve të produkteve me origjinë shtazore me tregjet evropiane, ndaj paralajmëron se legjislacioni evropian do të zbatohet në të njëjtën mënyrë si vendet anëtare”.

“Ne nuk do të mbyllim importin e mishit, dhe jo vetëm, por do ta bëjmë atë konform rregullave të reja që rrjedhin nga transpozimi i legjislacionit evropian në atë kombëtar”, thuhet në deklaratë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 11 korrik 2026
  • Mazhoritari dhe kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës (nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep)
  • Një rrëfim në korrikun e Aristidh Kolës: Ditëlindja e apostullit që zgjoi historinë e fjetur arvanitase
  • Samiti i unitetit politiko-ushtarak të Aleancës!
  • Misioni në Gaza, ministri Nufi: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Komentet e Fundit

  1. PANO HALLKO on Mazhoritari dhe kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës (nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep)
  2. Esat on Mazhoritari dhe kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës (nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep)
  3. I juaji Edi Rama on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  4. Beluli on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  5. Komplotist i paparë on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?