Dori Xhima
Një përplasje fizike e ndodhur në ambientet e një lokali nate në Sarandë ka nxjerrë në pah një skandal të dyfishtë, duke përfshirë dhunimin e një zyrtari të lartë të policisë dhe zbulimin e efektivëve të dypunësuar jashtë rregulloreve.
Shefi i Krimeve në Sarandë, Mateo Bakalli, ka rënë pre e dhunës fizike nga truprojat e “Orange Club”. Incidenti i rëndë ka vënë në lëvizje strukturat e Drejtorisë së Policisë, duke çuar në arrestime të menjëhershme dhe masa të ashpra disiplinore.
Dinamika e ngjarjes dhe dëshmia e zyrtarit
Sipas të dhënave paraprake dhe dëshmisë së vetë Shefit të Krimeve, ngjarja ka marrë shkas pas një konflikti banal mes klientëve, ku ai ka tentuar të ndërhyjë.
”Pashë dy vetë duke u grindur, njëri më goditi me grusht kur ndërhyra,” ka deklaruar Bakalli në dëshminë e tij. Ndërhyrja për të qetësuar situatën ka degjeneruar në një përplasje mes tij dhe rojeve të sigurisë së lokalit.
Arrestimet
Pas mbërritjes së përforcimeve policore, është bërë i mundur neutralizimi i situatës. Bëhet me dije se forcat e rendit kanë vënë në pranga administratorin e “Orange Club” së bashku me 5 persona të tjerë (truproja dhe persona të përfshirë në konflikt). Policia ka sekuestruar edhe pamjet filmike (video) të momentit të shoqërimit dhe të vetë ngjarjes për të zbardhur plotësisht dinamikën.
Pezullimi i dy policëve që punonin si “bodigardë”
Ngjarja ka zbuluar edhe një shkelje të rëndë brenda radhëve të vetë policisë së qytetit bregdetar. Drejtuesi i lartë i policisë (Hita) ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm nga detyra të dy efektivëve.
Gjatë verifikimeve u zbulua se këta dy oficerë policie ishin të dypunësuar në mënyrë të paligjshme, pa lejen e eprorëve, duke shërbyer si roje sigurie (truproja) pikërisht në lokalin ku u dhunua Shefi i Krimeve.
Materialet pritet t’i kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore ndaj personave të arrestuar për “Kundërshtim të punonjësit të policisë” dhe “Goditje për shkak të detyrës”, si dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) për hetimin e efektivëve të përfshirë në punësim të jashtëligjshëm.
DITA

Kur policët vetë punojnë natën si roje private nëpër klube për me nxjerrë ndonjë lek shtesë, çfarë rendi e sigurie kërkojmë?
Shteti ka rën, ndaj secili bën ligjin vet
Saranda nga perlë e turizmit është kthyer në vatër krimi e gangsterësh. Çdo natë ka sherr, goditje me grushte e armë. T mendosh qe bejm pushimet ketu. Shefi i Krimeve nuk mbron dot veten, jo më pushuesit
I gjithë qyteti e dinte që efektivët bënin truproja te lokali, vetëm drejtuesit ‘nuk e dinin’. U desh shuplaka te shefi që të kujtoheshin për pezullime. Degjenerim i plot i uniformës
Kur nuk pyesin për shefin e policisë, imagjinoni çfarë i bëjnë një qytetari të thjeshtë
Kush ka vajza e motra, mos i lini aty po i doni se brenda ktij lokali ka pernat perdhunime dhe drogime, e di gjith Saranda
Të dypunësuar pa leje në mes të sezonit dhe askush s’i kontrollon. Institucionet reagojnë vetëm pasi ndodh skandali, kurrë me parandalim
Cilsia e rendit në Sarandë ka prek fundin.
Policet pal me bizneset e nates???
TURP
Dhe ç’farë biznesesh!
Dhe ç’farë biznesesh!
Sikur Kryeministri te ishte i ndershem,Sikur kryemninistri mos ishte hajdut serial,qe e ka mendjhen vetem per te vjedhur.Sikur kryeministri mos ishte nje xhambaz,qe e konsideron Atdheun gomar per tu shitur ne pazaret e Botes.
Sikur kryeministrri mos ishte nje drogazhi perdorues kokaine dhe kreu Rajonal i Karteleve te droges,Sikur kryeministri te ishte pa vese dhe sagllam nga trute e kokes,,prape,,prape,. nuk behet shtet me mesues vizatimi.
Ngjarje qe ndodhin ne ekstremitet, masa extreme te marra ne deshperim, ngjarje qe pas disa ditesh do te harrohen dhe secili do te shkoje ne pune te vete. Perseri aty ku ngjarja filloi!!!!!
Nese ky birbua langaraq, eshte me te vertete Shefi i Krimeve te Komisariatit te Policise se Sarandes, nuk duhet te ndodhej ne nje lokal nate dhe gjithashtu problematik. Shefi i Krimeve nuk duhet te shkoje ne Lokale Nate. Ky eshte ligj ne Polici. Ai mund te shkoje edhe vete, nese ndodh nje ngjarje ku shihet e arsyeshme qe edhe ai te marre pjese ne hetimin e ngjarjes. Shefi i Krimeve, eshte nje nga ata ne Komisariatin e Policise, qe ka per detyre te organizoje punen, qe jo vetem ne vende te tilla por edhe ne te gjithe territorin qe mbulon Komisariati i Policise, te kete informacion te vazhdueshem, te percaktoje vatrat e rrezikut, te evidentoje kriminelet potenciale vendas dhe ata te ardhur ne territor, te jape informacion tek eproret dhe te nderhyje ne rast se e sheh te nevojshme, me miratimin e eproreve te tij.
Ne qofte se Shefi i Krimeve, dhe ofiqaret e tjere ne Polici, do te bejne detyren, zbatojne ligjin, do te jene te respektuar, kriminelet nuk do te guxojne te vene dore mbi Shefin e Krimeve, sepse nese e bejne kete do ti gjeje belaja, shume, shume keq.
Por ngjarja tregon qe Shefi i Krimeve eshte nje çapaçul klubesh nate, pa autoritet, qe e rrahin edhe policet e Komisariatit te cilet jane dypunesuar.
Ashtu sikurse çdo dege e administrates shteterore eshte degjeneruar, ashtu edhe strukturat e Policise jane degjeneruar. Ne Polici eshte futur leku dhe te gjitha problemet zgjidhen me para. Ky degjenerim, ve ne rrezik sigurine publike, pushuesit vendas e te huaj. Turizmi ne Shqiperi me te cilin nuk merret asnje njeri, dhe qe eshte ne renie te lire persa i perket mos marrjes se masave, dhe qe do te vije dita qe vendasit, kosovaret, shqipetaret e diaspores, por edhe te gjithe te huajt e tjere, nuk do te vijne me ne Shqiperi.
Kjo eshte nje nga ngjarjet me te renda qe duhet analizuar dhe duhet te merren masa drastike. Por me Dinpakun kryeminister, ngjarje te tilla ndodhin perdite dhe askush nuk e çan koken. Fatkeqesi, kush na drejton??!!!
Hiqini lishencen klubit sic behet ne gjithë boten.
Te marrin masa patjeter, por vetem klubin mos ta mbyllin – atje njoha nje Franceze dhe kaluam ca dite bashke ne plazh- me dridhet mishi kur e kujtoj