Ndeshja Erzeni-Partizani u mbyll me një incident ditën e sotme, pasi një person ra nga shkallët e stadiumit ‘Niko Dovana’, në Durrës.
Mediat shkruajnë se nga shkallët ka rënë presidenti i klubit të Erzenit, Durim Keçi.
Keçi ka qenë duke parë ndeshjen dhe ka humbur ekuilibrin.
Për pasojë është rrëzuar nga tribuna, duke rënë në pjesën e poshtme.
Ai është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

j.l./ dita
