Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mirë se vini në Bharat
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Mirë se vini në Bharat
BoteKryesore

Mirë se vini në Bharat

Published: September 7, 2023
Shpërndaje

Ftesat e Indisë për liderët e vendeve të G20 kanë ngritur shumë pikëpyetje brenda dhe jashtë vendit. Në to, Droupadi Murmu përmendet si “President i Bharat”, në vend të “Presidenti i Indisë”.

Në të njëjtën ditë, një postim në Twitter i zëdhënësit të Partisë Bharatiya Janata (BJP) në pushtet, i cili njoftonte pjesëmarrjen e kryeministrit Modi në një samit të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) në Indonezi, i referohej atij si “kryeministër i Bharat-it”.

Në kushtetutën e saj, India njihet si Idi dhe Bharat. Edhe emri Hindustan përdoret shpesh brenda kufijve të vendit.

- Publicitet -

Megjithatë, në mbarë botën, India është emri më i përdorur.

Bharat është një term sanskrit që gjendet në shkrimet e shenjta të 2000 vjetëve më parë. I referohet një territori të paqartë, Bharatavarsa, i cili shtrihej përtej kufijve të sotëm të Indisë dhe mund të ketë përfshirë edhe atë që është Indonezia e sotme.

Përdorimi i këtij emri në ftesat zyrtare drejtuar liderëve të G20 ka ngritur hipotezën se partia e kryeministrit Mod, BJP, mund ta bëjë ndryshimin e emrit një fakt të kryer.

BJP u ka ndryshuar tashmë emrat qyteteve dhe vendeve që lidhen me periudhën Mughal dhe atë koloniale. Vitin e kaluar, për shembull, Kopshti Mughal në pallatin presidencial në Nju Delhi u quajt Amrit Udyan.

Kritikët thanë se emrat e rinj janë një përpjekje për të fshirë nga historia indiane Mughalët, të cilët ishin myslimanë dhe sunduan nënkontinentin për gati 300 vjet.

Roop Rekha Verma, profesor i filozofisë dhe ish-zëvendës kancelari i Universitetit Lucknoë në shtetin verior të Uttar Pradesh, thotë se kjo polemikë i ka rrënjët në intolerancën e treguar nga qeveria e Modit.

“Kemi parë që ka mospërfillje të vazhdueshme të Kushtetutës dhe ligjeve. Nëse Gjykata e Lartë jep një urdhër dhe qeverisë nuk i pëlqen, atëherë ai ndryshon”, citohet Verma nga Al Jazeera.

Opozita e kundërshton idenë e ndryshimit të emrit Indi.

“Ndërsa nuk ka asnjë kundërshtim kushtetues për ta quajtur Indinë ‘Bharat’, që është një nga dy emrat zyrtarë të vendit, shpresoj se qeveria nuk do të jetë aq e trashë sa të heqë dorë plotësisht nga ‘India’, e cila mban vlerën e pallogaritshme të markës së ndërtuar mbi shekuj”, shkroi Shashi Tharoor, deputet i Partisë së Kongresit Kombëtar Indian.

Por zërat nga partia e Modit e mbështesin idenë e shndërrimit të Indisë në Bharat, edhe në rrafshin ndërkombëtar. BJP ka argumentuar shpesh se emri “India” është një mbetje e së kaluarës koloniale të vendit.

“Britanikët e ndryshuan emrin nga Bharat në Indi”, tha Bansal në një seancë parlamentare. “Vendi ynë njihet me emrin ‘Bharat’ prej mijëra vjetësh. … Emri ‘India’ u dha nga kolonialisti Raj dhe prandaj është simbol i skllavërisë.”

 

p.c/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Portugezi nxori thikën, unë ia mora nga dora”, dëshmia e Sokrat Vatës për vrasjen e Ksamilit
  • Kostoja e jetesës godet familjet e reja në Tiranë, kryeqyteti po “zbrazet” nga lindjet
  • Lëkundje tërmeti në vend, ndihen në disa qytete
  • Zbardhet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil
  • Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike

Komentet e Fundit

  1. K R on Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike
  2. K R on Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike
  3. Përparim Ferunaj on Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike
  4. chp on Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike
  5. Otrym on Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?