Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Indonezia propozon një plan paqeje për luftën në Ukrainë, çfarë parashikohet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Indonezia propozon një plan paqeje për luftën në Ukrainë, çfarë parashikohet
AktualitetBote

Indonezia propozon një plan paqeje për luftën në Ukrainë, çfarë parashikohet

Published: June 3, 2023
Shpërndaje

Ministri i Mbrojtjes së Indonezisë propozoi sot një plan paqeje për Ukrainën që kërkon krijimin e një zone të çmilitarizuar dhe një referendum në ato që ai i quajti zona të diskutueshme.

Prabowo Subianto u kërkoi ministrave të mbrojtjes dhe zyrtarëve ushtarakë nga e gjithë bota që janë mbledhur në Singapor për konferencën e sigurisë të njohur si Dialogu Shangri-La të miratojnë një rezolutë që bën thirrje për t’i dhënë fund armiqësive në Ukrainë.

Ai propozoi një plan paqeje me shumë aspekte që përfshin “zbatimin e një armëpushimi në pozicionet e mbajtura aktualisht nga palët ndërluftuese” dhe krijimin e një zone të demilitarizuar pasi të dy palët të tërhiqen 15 kilometra nga pozicionet e tyre aktuale.

- Publicitet -

Zona e çmilitarizuar duhet të monitorohet dhe kontrollohet nga një forcë paqeruajtëse e OKB-së, vuri në dukje ai, ndërsa shtoi se duhet mbajtur një referendum për të “përcaktuar në mënyrë objektive dëshirat e shumicës së banorëve të zonave të disktuueshme”.

Prabowo sugjeroi gjithashtu që Dialogu Shangri-La të përfundojë me një deklaratë duke u bërë thirrje Ukrainës dhe Rusisë që të fillojnë menjëherë negociatat e paqes.

Propozimi i Indonezisë vjen pas vizitës së presidentit të vendit Joko Widodo vitin e kaluar në Moskë dhe Kiev, pas së cilës ai ofroi të luante rolin e ndërmjetësit midis liderëve të Ukrainës dhe Rusisë.

Duke folur në të njëjtin panel, përfaqësuesi i lartë i BE-së për diplomacinë, Josep Borrell , vuri në dukje se nëse mbështetja ushtarake për Ukrainën do të ndalej, lufta do të përfundonte shpejt, por me integritetin e saj territorial të komprometuar.

“Ne nuk mund të ndalojmë së mbështeturi ushtarakisht Ukrainën”, theksoi Borrell.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka propozuar një plan paqeje prej 10 pikash, i cili kërkon tërheqjen e të gjitha forcave ruse nga Ukraina.

Këshilltari kryesor diplomatik i Ukrainës, Ihor Zofkfa, vuri në dukje se Kievi nuk është i interesuar për një armëpushim që do të ruante fitimet territoriale të Rusisë.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Miratohet pr.ligji për Bankën e Shqipërisë, Rama voton dhe largohet, voton pro edhe Balluku me Spiropalin
  • Opozita ndez flakadanë dhe i bie bilbilit, Peleshi përjashton katër deputetë demokratë
  • “The Times”: Vuçiç tentoi një grusht shteti kur mësoi humbjen
  • Pas Veliajt, edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit
  • “Plumbat e gomës i meritojnë këta”, Peleshi i heq fjalën për gjithë ditën Berishës, ndërpret seancën

Komentet e Fundit

  1. Ramaduro ne agoni. on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  2. 1 on Pas Veliajt, edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit
  3. demo on Pas Veliajt, edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit
  4. fery on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  5. NGRITJA E KALASË SHKODRËS on Qeveria kufizon me Akt Normativ tubimet dhe dhjetëfishon gjobat për protestuesit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?