Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Infektivi: Sigurohen 270 mijë vaksina gripi, kategoritë që do përfitojnë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Infektivi: Sigurohen 270 mijë vaksina gripi, kategoritë që do përfitojnë
KryesoreShendetesi

Infektivi: Sigurohen 270 mijë vaksina gripi, kategoritë që do përfitojnë

Published: August 31, 2023
Shpërndaje

 

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, bashkë me ekspertë të Institutit të Shëndetit Publik dhe mjekët e Spitalit Infektiv në QSUT, kanë folur për masat parapërgatitore nga strukturat përkatëse shëndetësore për sezonin vjeshtë-dimër.

“Po ndjekim një plan masash, i cili tashmë është futur në planin e masave kombëtare, të përvitshëm, sa i përket mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të qytetarëve. Kemi marrë masat sa i përket forcimit të rrjetit të survejancës, shtrirjes së sistemeve dixhitale që i përkasin aspekteve të monitorimit, situatës epidemiologjike dhe vaksinimit”– tha Ministrja Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëri me dije se janë siguruar 270 mijë vaksina ndaj gripit për të gjitha grupet e riskuara.

“Për sa i përket këtij viti, masat janë marrë që të kemi 270 mijë vaksina të gripit, të cilat janë të targetuara për popullatën e riskuar dhe ISHP është duke punuar për të garantuar që menjëherë me fillimin e sezonit të vjeshtës, ne të kemi edhe vaksinat kundër gripit”– tha Manastirliu.

- Publicitet -

Prof. Silva Bino, shefe e Sherbimit të Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP ka apeluar qytetarët për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

“Ne vëmë re që vaksina ka efektivitet, por i rëndësishëm është doza përforcuese, sepse pas një kalimi kohe efektiviteti zbehet dhe natyrisht të gjithë personat mbi 60-vjeç këtë stinë të vaksinohen njëkohësisht ndaj gripit dhe ndaj COVID dhe kjo është mbrojtja më e mirë që përdor gjithë bota” – tha Bino.

Ndërsa Prof. Gjeorgjina Kuli, shefe e Shërbimit të Pediatrisë Infektive dhe prof. Najada Çomo, shefe e Shërbimit Infektiv theksuan rëndësinë e vaksinimit kundër gripit dhe Covid19.

Bazuar në planin vjeshtë-dimrit është siguruar vaksinimi falas ndaj gripit për grupet e riskuara për 270 mijë qytetarë, ndërkohë që furnizimi me vaksinën ndaj COVID19 vijon. Spitali Infektiv është ne gatishmëri të plotë për përballimin e çdo situate. Përsa i përket masave të tjera kanë të bejnë me përmirësimin më tej survejancës, këtë vit do të shtohet edhe procesi i seguencimit, gjithashtu është në përfundim edhe krijimi i sistemit të ri dixhital të vaksinimit, i cili do të menaxhojë më mirë gjithë procesin e vaksinimit.


p.k\dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Stuhi e fortë në Ksamil: Era merr përpara çadrat, rrugët përmbyten
  • Punëtorët gjejnë thesarin e murosur gjatë rinovimit të ndërtesës
  • Kosova u del në krah, ministri Maqedonci: Jemi të gatshëm për të ndihmuar Shqipërinë dhe Malin e Zi me zjarret
  • Tragjedia në Lushnjë, zbulohen emrat e dy motrave që humbën jetën nga aksidenti i rëndë
  • Maroku heq vizat për shqiptarët, vendimi hyn në fuqi nesër

Komentet e Fundit

  1. K R on Nga tryezat e institucioneve të larta, te prangat në kufi: Kush është Fehim Sali, mësuesi që spiunonte për shërbimin sekret serb
  2. Aldo on Nga tryezat e institucioneve të larta, te prangat në kufi: Kush është Fehim Sali, mësuesi që spiunonte për shërbimin sekret serb
  3. Cuni i Vuk Karaxhicit , Dobicit nga Vicidoli on Nga tryezat e institucioneve të larta, te prangat në kufi: Kush është Fehim Sali, mësuesi që spiunonte për shërbimin sekret serb
  4. Detari on Nga tryezat e institucioneve të larta, te prangat në kufi: Kush është Fehim Sali, mësuesi që spiunonte për shërbimin sekret serb
  5. demo on Nga tryezat e institucioneve të larta, te prangat në kufi: Kush është Fehim Sali, mësuesi që spiunonte për shërbimin sekret serb

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?