Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Informatori i FBI-së akuzohet se gënjeu për lidhjet e familjes Biden me një kompani ukrainase
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Informatori i FBI-së akuzohet se gënjeu për lidhjet e familjes Biden me një kompani ukrainase
BoteLajmi i fundit

Informatori i FBI-së akuzohet se gënjeu për lidhjet e familjes Biden me një kompani ukrainase

Published: February 16, 2024
Shpërndaje

Një informator i FBI-së është akuzuar për fabrikimin e një skeme ryshfeti shumëmilionëshe që përfshin presidentin amerikan Joe Biden, të birin e tij Hunter dhe një kompani energjetike ukrainase. Kjo çështje është në qendër të përpjekjeve të republikanëve për hetime ndaj presidentit Biden në Kongresin amerikan.

Prokurorët thanë se Aleksander Smirnov i raportoi në mënyrë të rreme FBI-së në qershor të vitit 2020 se drejtuesit e lidhur me kompaninë ukrainase të energjisë Burisma, i paguan Hunter dhe Joe Bidenit 5 milionë dollarë secilit në vitin 2015 ose 2016. Sipas dokumenteve të gjykatës, Smirnov i tha FBI-së se një drejtues pretendonte se kishte punësuar zotin Hunter Biden për të “na mbrojtur nëpërmjet babait të tij, nga të gjitha llojet e problemeve”.

Prokurorët thonë se zoti Smirnov në fakt kishte vetëm marrëdhënie të zakonshme biznesi me kompaninë në vitin 2017 dhe i bëri akuzat për ryshfet pasi ai “shprehte paragjykime” ndaj zotit Joe Biden në kohën kur ai ishte kandidat presidencial.

- Publicitet -

Zoti Smirnov, 43 vjeç, doli para gjykatës në Las Vegas të enjten, pasi ndaj tij u ngrit akuzë për deklarim të rremë. Ai nuk u deklarua rreth akuzës. Gjykatësi urdhëroi që të gjithë të largoheshin nga salla e gjyqit, pasi mbrojtësja publike federale, Margaret Wightman Lambrose, kërkoi seancë të mbyllur në kohën kur do të jepeshin argumentet lidhur me dokumentet e “besueshme” të gjykatës. Ajo nuk pranoi të komentojë për rastin.

Pretendimet e informatorit kanë qenë në qendër të përpjekjeve republikane në Kongres për të hetuar presidentin dhe familjen e tij dhe ndihmuan në nisjen e e asaj që tani është një hetim i Dhomës së Përfaqësuesve për shkarkimin e presidentit Biden. Një avokat i zotit Hunter Biden, tha se akuzat tregojnë se hetimi është “bazuar në pretendime të pandershme, të pabesueshme dhe në dëshmitarë”.

Ligjvënësi kryesor demokrat në Komisionin Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve, Jamie Raskin, bëri thirrje që t’i jepet fund hetimit për shkarkimin e presidentit Biden.

Ligjvënësi Raskin tha se akuzat kundër presidentit Biden “kanë qenë gjithmonë një tufë gënjeshtrash të ngritura mbi teoritë konspirative”.

Por, udhëheqësi republikan i Komisionit Mbikëqyrës, James Comer, e minimizoi rëndësinë e informatorit, i cili ishte në qendër të fillimit të hetimeve.

Ai tha se hetimi “bazohet në një histori të madhe provash, duke përfshirë të dhënat bankare dhe ato të dëshmitarëve”. Komisioni, tha ai, do të vazhdojë të “ndjekë faktet” dhe të përcaktojë nëse do të vazhdojë me hetimet për shkarkim të presidentit.

Prokurorët thanë në aktakuzë se informatori Smirnov kishte pasur kontakt me drejtuesit e Burismas, por ato ishin kontakte rutinore dhe puna e vërtetë e tij me këtë kompani nisi në vitin 2017, pasi presidenti Barack Obama dhe nënpresidenti Biden i dhanë fund mandatit dhe zoti Biden nuk kishte në gjendje të ndikonte në politikën amerikane.

Smirnov kaloi nga “kontaktet rutinë në kontakte të jashtëzakonshme biznesi me Burisman në vitin 2017 dhe më pas bëri pretendimet për ryshfet ndaj kandidatit për president”, thuhet në aktakuzë.

Prokurorët thanë se ai përsëriti disa nga pretendimet e rreme kur u intervistua nga agjentët e FBI-së në shtator të vitit 2023 dhe ndryshoi historinë “duke shpikur një rrëfim të ri të rremë pasi tha se u takua me zyrtarë rusë”.

Nëse shpallet fajtor, Smirnov mund të dënohet deri në 25 vjet heqje lirie.

VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Pse u mbyt mega-jahti që i mori jetën miliarderit, vajzës dhe të ftuarve të tyre
  • Gazeta greke shkruan për biznesmenin afër familjes Berisha: Jam i arrestuar politik
  • Anatomi e një rendi të rënë
  • “Çmenduri e pastër”! Ish-kongresmenja pretendon se në Uashington po diskutohet opsioni bërthamor kundër Iranit
  • ​Një ngjarje e rëndë ka tronditur botën e kinematografisë dhe të modës në Francë

Komentet e Fundit

  1. Plasi sumfllaqi on Anatomi e një rendi të rënë
  2. K R on Anatomi e një rendi të rënë
  3. Po ky mër on Anatomi e një rendi të rënë
  4. E on Anatomi e një rendi të rënë
  5. Një shqiptar në Itali on Anatomi e një rendi të rënë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?