Një tjetër ngjarje e rëndë është raportuar në zonën minerare të Martaneshit, ku një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në minierë.
Ngjarja është regjistruar këtë të shtunë, më 7 nëntor, ndërsa rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti mbeten ende të paqarta.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, një ambulancë e Spitalit të Bulqizës është nisur drejt vendngjarjes, së bashku me grupin hetimor, për të kryer veprimet e nevojshme.
Deri në këto momente nuk është bërë i ditur identiteti i viktimës dhe as mekanizmi i aksidentit që i mori jetën.
Pritet që hetimet dhe këqyrja e vendngjarjes të hedhin dritë mbi rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.
Aksidenti rikthen në vëmendje çështjen e sigurisë në minierat e zonës së Bulqizës, ku edhe më parë janë regjistruar ngjarje me pasoja fatale.
j.l./ dita
