Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Inkursioni ukrainas, SHBA: Rusia ka tërhequr disa njësi këmbësorie nga Ukraina lindore
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Inkursioni ukrainas, SHBA: Rusia ka tërhequr disa njësi këmbësorie nga Ukraina lindore
BoteLajmi i fundit

Inkursioni ukrainas, SHBA: Rusia ka tërhequr disa njësi këmbësorie nga Ukraina lindore

Published: August 16, 2024
Shpërndaje

Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Kirby, tha të enjten se Rusia kishte tërhequr një pjesë të trupave, duke përfshirë njësi të këmbësorisë, nga Ukraina dhe po i zhvendoste ato në Kursk, por se Shtetet e Bashkuara nuk e dinin saktësisht se sa ushtarë rusë kanë lëvizur nga Ukraina lindore.

Megjithatë, një zyrtar amerikan, i cili foli në kushte anonimiteti, tha se nuk duket se Rusia ka lëvizur një numër të mjaftueshëm batalionesh të blinduara ose lloje të tjera të fuqisë luftarake nga vija e frontit në Ukrainë në drejtim të Kurskit dhe se Moskës do t’i duhet të zhvendosë më shumë trupa për të zmbrapsur forcat e Kievit atje.

Më parë të enjten, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski tha se trupat e vendit të tij kishin marrë kontrollin e plotë të Sudzhës, qyteti më i madh rus që bie në duart e forcave të Ukrainës që nga fillimi i inkursionit të tyre ndërkufitar më shumë se një jave më parë.

- Publicitet -

Megjithëse kishte një popullsi të paraluftës prej vetëm rreth 5,000 banorësh, Sudzha është qendra administrative për zonën kufitare të rajonit të Kurskut në Rusi dhe është më i madh se çdo qytet apo vendbanim tjetër që Ukraina thotë se ka marrë në kontroll që nga fillimi i inkursionit më 6 gusht.

Zoti Zelenskyy tha se Ukraina po krijonte një zyrë komanduese ushtarake në Sudzha, gjë që sugjeron se Ukraina mund të planifikojë të qëndrojë në rajonin e Kurskut për një kohë të gjatë, ose thjesht të sinjalizojë Moskën se mund ta bëjë këtë. Ai nuk shtjelloi se cilat funksione mund të kryente kjo zyrë, megjithëse tha në fillim të kësaj jave se Ukraina do të shpërndante ndihma humanitare për banorët e Sudzhës.

Rusia nuk iu përgjigj menjëherë pretendimeve të zotit Zelenski, por ministria e saj e mbrojtjes tha më herët të enjten se forcat ruse kishin bllokuar përpjekjet e Ukrainës për të pushtuar disa vendbanime të tjera. Inkursioni i papritur ukrainas ka ndryshuar rrjedhën e luftsn dhe ka shkaktuar kaos në rajonin e Kurskut, duke çuar në evakuimin e më shumë se 120,000 civilëve, sipas autoriteteve ruse, dhe kapjen e të paktën 100 trupave ruse, sipas Kievit.

Zoti Zelenski ka thënë se një nga arsyet e inkursionit është mbrojtja e rajoneve fqinje të Ukrainës. “Sa më shumë të shkatërrohet prania ushtarake ruse në rajonet kufitare, aq më e afërt do të jetë paqja dhe siguria reale për shtetin tonë. Shteti rus duhet të jetë përgjegjës për atë që ka bërë”, tha ai të martën.

Rusia është përballur me sulme të mëparshme në territorin e saj gjatë luftës, por inkursioni në Kursk është dukshëm më i madh, më i shpejt dhe në të janë përfshirë brigada të ushtrisë ukrainase me përvojë lufte, që po qëndrojnë brenda Rusisë për një kohë më të gjatë. Rreth 10,000 trupa ukrainase janë të përfshirë në këtë operacione, sipas analistëve ushtarakë perëndimorë.

Inkursioni shënon gjithashtu herën e parë që trupat e huaja kanë pushtuar dhe mbajtur territorin rus që nga nga Lufta e Dytë Botërore, kur Gjermania naziste pushtoi pjesë të mëdha të Rusisë. Megjithëse blogerët ushtarakë rusë raportuan se rezervistët rusë të dërguar në rajonin e Kurskut kishin ngadalësuar përparimin e Ukrainës, vazhdojnë të ngrihen pyetje nëse inkursioni mund ta detyrojë Moskën të lëvizë trupat nga pozicionet në Ukrainën lindore tek ato në Kursk. Ushtria ruse ka bërë përparime të ngadalta por të qëndrueshme në Ukrainën lindore këtë vit.

Ndërsa Kievi po trumbetonte arritjet e tij në Kursk të enjten, zyrtarët në qytetin lindor ukrainas të Pokrovskit, i cili kishte një popullsi prej rreth 60,000 banorësh para luftës, paralajmëruan civilët që të evakuoheshin përpara se trupat ruse të afroheshin me shpejtësi në një distance prej rreth 10 kilometra nga qyteti. Nëse trupat ruse pushtojnë Pokrovskin, ku ata janë përpjekur të thyejnë mbrojtjen e Ukrainës për javë të tëra, ato do të avanconin më tej drejt qëllimit të tyre për të marrë në kontroll të gjithë rajonin ukrainas të Donetskut.

VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  • Skerdi Faria, portret i një mjeku tërësisht atipik, që theu rregullat e lojës cinike të tranzicionit
  • INVESTIGIM / Motra kuzhiniere, u bë milionere: Si u “ndërthurën” tenderat e Aviacionit, firma 4-AM dhe vilat në Dhërmi në skemën Balluku – Maksim Et’hemaj
  • ZYRTARE: Pasues i Guardiolës, Enzo Maresca nënshkruan si trajner i Manchester City deri në 2029
  • “I proceduar për 8 vepra penale”, Rama nxjerr të dhëna për një nga organizatorët e protestës

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on A mund të jetë Edi Rama një nga viktimat e ardhshme kolaterale të trumpizmit?
  2. PANO HALLKO on Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën
  3. Anonymous on Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën
  4. K R on A mund të jetë Edi Rama një nga viktimat e ardhshme kolaterale të trumpizmit?
  5. Dritani i Shkabajve on Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?