Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Inspektimet për sigurinë gjatë sezonit turistik, policia zbarkon në portin e Sarandës dhe Ksamil
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Inspektimet për sigurinë gjatë sezonit turistik, policia zbarkon në portin e Sarandës dhe Ksamil
KronikeKryesore

Inspektimet për sigurinë gjatë sezonit turistik, policia zbarkon në portin e Sarandës dhe Ksamil

Published: July 12, 2023
Shpërndaje

 

Garantimi i rendit dhe sigurisë gjatë sezonit turistik është një ndër prioritetet kryesore të punës së Policisë së Shtetit. Në funksion të saj, drejtuesit e Policisë së Shtetit vijojnë inspektimin e masave të ndërmarra nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin Drejtues i Lartë Saimir Boshnjaku, bashkë me Shefin e Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë Fadil Veli dhe Shefin e Komisariatit të Policisë Sarandë Gerald Toska, kanë parë nga afër zbatimin e masave për garantimin e rendit dhe sigurisë në portin e Sarandës dhe në plazhin e Ksamilit.

- Publicitet -

Boshnjaku ka thekuar se Policia e Shtetit është mjaft e angazhuar dhe do të vijojë të jetë e tillë, gjatë gjithë sezonit turistik, me qëllim që qytetarët të pushojnë të qetë dhe të sigurtë. Inspektimi nga drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit, në terren, për zbatimin e masave për sezonin turistik, do të vijojë përgjatë gjithë vijës bregdetare dhe në zonat turistike.

 

Saimir Boshnjaku:

“Jemi sot këtu, në portin e Sarandës, së bashku me 2 drejtuesit kryesorë të Komisariatit të Policisë Kufitare dhe të Komisariatit të Policisë Sarandë, për të menaxhuar dhe për të parë nga afër masat për sezonin turistik. Policia e Shtetit është shumë e angazhuar për mbarëvajtjen e këtij sezoni turistik, qoftë në det dhe në tokë. Nga pjesëtarët e të dy komisariateve ka patur dhe ka një angazhim maksimal për rend, siguri, për të ofruar një shërbim më të mirë ndaj qytetarëve dhe për të qenë një shembull shumë pozitiv në menaxhimin e këtij sezoni. E gjithë kjo bëhet me kontributin e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke patur si synim kryesor ofrimin e sigurisë, qoftë në det dhe në tokë. Në falënderojmë të gjithë qytetarët, për angazhimin, për mirëkuptimin dhe për problematikat që ata kanë ngritur pranë institucionit të Policisë së Shtetit, dhe do të qëndrojmë çdo ditë, së bashku me ta, për të ofruar këtë rend dhe këtë siguri”.

Fadil Veli:

“Në zbatim të planit të masave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Departamenti për Kufirin dhe Migracionin, Komisariati i Policisë Kufitare Sarandë ka marrë të gjitha masat për garantimin e sigurisë në det. Janë marrë të gjitha masat edhe në pikat e kalimit kufitar, në hyrje-daljet e qytetarëve shqiptarë dhe të huaj. Kemi marrë masa edhe në kufirin jeshil, për parandalimin e trafiqeve të paligjshme, ku risi këtë vit është bashkëpunimi me Frontex-in, në të gjithë sektorin që mbulon Komisariati i Policisë Kufitare Sarandë. Në pikat e kalimit kufitar janë shtuar postet e punës për fluksin gjatë sezonit turistik. Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën bregdetare, nga Borshi deri në Ksamil, janë ndëshkuar me masa administrative 25 përdorues të mjeteve lundruese, për shkelje të rregullave të lundrimit në det dhe për cenim të sigurisë së pushuesve”.

Gerald Toska:

“Shërbimet në terren, në çdo kohë për të garantuar rendin, sigurinë dhe qetësinë e pushesve. Patrulla me biçikleta është në koordinim të vazhdueshëm me Njësinë Detare. Nuk do të ketë asnjë tolerim për individët që shkelin perimetrin e sigurisë, duke vënë në rrezik jetën e pushuesve. Gjithashtu, nga Komisariati janë marrë masa për parandalimin e ndotjes akustike. Me këtë rast, dua të falënderoj qyetarët, për besimin që kanë krijuar ndaj Policisë, për denoncimet, si për rastet e ndihmës, ashtu edhe për denoncimet për shkeljet e ligjit”.

 

 

 

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Lamallari: Mund të shpallim persona të tjerë “Non Grata”
  • Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane
  • Lëkundje tërmeti në Berat
  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Komentet e Fundit

  1. Gani USA on “Si do bënim ne pa ty”, letra e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  2. L.H on Vajzat e Revolucionit të Flamingove
  3. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on Vajzat e Revolucionit të Flamingove
  4. demo on Një turist në protestë
  5. Vlora 97 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?