Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: 130 mijë njerëz ikin çdo vit: Pse po largohen të rinjtë nga Ballkani?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > 130 mijë njerëz ikin çdo vit: Pse po largohen të rinjtë nga Ballkani?
EkonomiLajmi i fundit

130 mijë njerëz ikin çdo vit: Pse po largohen të rinjtë nga Ballkani?

Published: August 10, 2026
Shpërndaje

Më shumë se 130,000 njerëz largohen nga rajoni i Ballkanit çdo vit. Pse po largohen të rinjtë dhe a janë subvencionet e shpallura nga politikanët rajonalë një nxitje e mjaftueshme për t’u kthyer?

Mario (30), Mijat (29) dhe Matija (22) duket se nuk kanë asgjë të përbashkët. Njëri është nga Tuzla, tjetri nga Negotini, i treti nga Zagrebi. Ata kanë mbaruar shkolla të mesme dhe universitete të ndryshme, kanë profesione të ndryshme dhe nuk e njohin njëri-tjetrin.

Ajo që kanë të përbashkët është se vijnë nga Ballkani. Dhe se jetojnë jashtë vendit ose planifikojnë të largohen.

- Publicitet -

Të tre i thonë DW se nuk e morën vendimin për t’u larguar brenda natës. Edhe pse motivet e tyre për t’u larguar ishin të ndryshme, arsyet janë të njëjta: çrregullimi i sistemit dhe mungesa e organizimit të shoqërisë.

“Pse njerëzit largohen nga Kroacia? Asgjë nuk funksionon atje! Transporti publik, kopshtet, nuk ka punë, nuk ka apartamente, gjithçka është e shtrenjtë. Njerëzit duan të jetojnë në vende ku funksionon, nuk ka të bëjë vetëm me paratë”, thotë Matija, i cili jeton në qytetin gjerman të Mainzit që nga mosha 16 vjeç.

Një nga shumë

Se ata nuk janë të vetëm në vendimin e tyre për të emigruar dëshmohet nga fakti se mesatarisht rreth 133,500 njerëz largohen nga Ballkaniçdo vit. Kjo tregohet nga baza e të dhënave e Organizatës Ndërkombëtare për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), e cila regjistron numrin e njerëzve që janë zhvendosur në një vend në një vit të vetëm.

Edhe pse nuk ka statistika zyrtare për numrin e atyre që largohen nga vendi në nivel kombëtar (përveç Kroacisë), të dhënat e OECD-së për 31 vende tregojnë se në periudhën nga viti 2019 deri në vitin 2023 – viti i fundit për të cilin ka të dhëna të disponueshme – një total prej më shumë se 660,000 njerëz u larguan nga Serbia, Kroacia, Mali i Zi dhe Bosnja dhe Hercegovina.

Sipas këtyre të dhënave, vendi kryesor për sa i përket “ikjes së trurit” është Kroacia, nga e cila ikin rreth 47,000 banorë çdo vit. Kroacia ka rreth 3.8 milionë qytetarë. Më pas në këtë listë famëkeqe është Serbia, e cila humbet mesatarisht 43,000 banorë çdo vit, ndërsa rreth 40,000 qytetarë largohen nga Bosnja dhe Hercegovinaçdo vit.

Në vitin 2023, Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu, njoftoi se, sipas vlerësimeve, rajoni i Ballkanit Perëndimor do të humbasë midis një të katërtën dedi në gjysmën e qytetarëve të saj të rinj të kualifikuar dhe të arsimuar në dekadat e ardhshme. Ajo theksoi shkallën e lartë të papunësisë, varfërinë dhe përjashtimin si disa nga arsyet kryesore.

Pse po largohen të rinjtë?

Edhe pse migrimi nga Ballkani nuk është “nga dje”, ekspertët tregojnë se faktorët kanë ndryshuar në 30 vitet e fundit.

Demografi Vladimir Nikitoviq nga Instituti i Shkencave Sociale në Beograd shpjegon për DW se, ndryshe nga të ashtuquajturit faktorë shtytës që dikur dominonin dhe që kryesisht kishin të bënin mearsye ekonomike, sot njerëzit motivohen edhe nga faktorët e kënaqësisë ose pakënaqësisë me gjendjen e shoqërisë.

Megjithatë, ndonëse cilësia e jetës është një faktor i rëndësishëm, Nikitoviq vëren se ajo ndryshon në varësi të llojit të profesionit dhe se është e vështirë të thuhet me siguri se është bërë më e rëndësishme se të ardhurat.

“Për njerëzit me arsim të lartë, të cilët si rregull kanë pritje më të larta nga jeta, cilësia e jetës dhe të gjithë faktorët që nuk lidhen ekskluzivisht me paratë ose pagën janë shumë lart në listën e prioriteteve”, thekson ai dhe shton: “Nga ana tjetër, për njerëzit që janë në profesione të tjera, kryesisht duke kryer punë manuale, ku ndryshimet në të ardhura janë shpesh pesë ose gjashtë herë më të mëdha se këtu, është mjaft logjike që faktori ekonomik është ende vendimtar. Kjo është ende pjesa më e madhe e njerëzve që largohen”.

Kur u pyet se si ngjarjet aktuale politike reflektojnë nëmotivimin e të rinjvepër t’u larguar/qëndruar në vend, Nikitoviq tha se ato sigurisht që kanë një ndikim, por ato reflektojnë shumë më tepër në potencialin e largimit sesa në vetë largimin.

“Rrethanat politike flasin më shumë për gjendjen e shoqërisë sesa nëse dikush do të migrojë vërtet. Kur të rinjtë thonë se do të largoheshin dhe përmendin situatën politike ose gjendjen e shoqërisë si arsye, kjo flet më shumë për kënaqësinë  e tyre me kushtet sociale, sesa nëse ata do të largohen vërtet për këtë arsye”, thekson ai.

A mund të kthehen të rinjtë me para?

Ndryshe nga Bosnjë-Hercegovina, ku ende nuk ka një program zyrtar shtetëror për të inkurajuar kthimin e të rinjve, udhëheqësit serbë dhe kroatë janë përpjekur përsëri në javët e fundit të tërheqin të rinj nga jashtë me masa të reja.

Gjatë njërit prej fjalimeve të tij zgjedhore, këtë herë në Svilajnac, Presidenti serb Aleksandar Vuçiq njoftoi subvencione për të kthyerit, pa specifikuar se sa do të arrinin ato.

Aktualisht, Serbia ka masa në formën e ndihmës administrative dhe mbështetjes për punësim, si dhe një lehtësim tatimor pesëvjeçar në formën e një uljeje prej 70 përqind të bazës tatimore dhe të kontributeve. Me fjalë të tjera, taksapaguesve të sapovendosur u ngarkohen taksa vetëm mbi 30 përqind të të ardhurave të tyre.

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq është disi më bujar, sepse investimet në të kthyerit janë në miliona. Ato variojnë nga një përjashtim pesëvjeçar nga pagesa e taksës mbi të ardhurat deri në një shumë prej 27.000 eurosh për të filluar biznesin e tyre.

Edhe pse masa të tilla janë sigurisht të rëndësishme, bashkëbiseduesit e DW besojnë se ato ende nuk janë një nxitje e mjaftueshme për të rinjtë që të kthehen.

Nenad Jovetiq, drejtor i Institutit për Zhvillim dhe Inovacion (IRI), thekson se një sistem cilësor arsimor dhe shëndetësor do të ishte me rëndësi kyçe si masë, dhe se përmirësimi i tyre mund të tërheqë shumë qytetarët, pavarësisht nga mosha e tyre.

“Pagat dhe të ardhurat janë të rëndësishme, por kur bëhet fjalë për shëndetin ose arsimimin e fëmijëve tuaj, nëse mund t’ua ofroni këtë të rinjve që kanë emigruar më parë – kjo do të ishte gjëja e duhur për t’u bërë”, thekson ai.

Demografi Nikitoviq pajtohet dhe i sheh këto masa më shumë si “një truk politik sesa si një masë që mund ta ndryshojë vërtet situatën”.

“Shumica e këtyre njerëzve nuk kanë besim të mjaftueshëm në shoqëri, ose në shtetin dhe mënyrën se si funksionon sistemi. Kjo është arsyeja pse mendoj se stimujt financiarë janë vetëm dytësorë – është shumë më e rëndësishme që njerëzit të ndiejnë se ka një perspektivë dhe mundësi për përparim.”

Mario, Mijat dhe Matija konfirmojnë se arsyet financiare nuk janë motivimi kryesor për t’u larguar. Ata thonë se do të preferonin ta shihnin sistemin të funksiononte.

Kjo është arsyeja pse ata u thonë politikanëve të njëjtën gjë në mënyra të ndryshme – zgjidhni problemet sistemike dhe ne do të kthehemi pa asnjë nxitje. (DW)

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • Humoristi says:
    August 10, 2026 at 9:30 am

    Pyetje naive.Pse ikin ballkanasit ne emigrin?Historikish pergjigjja asht e sakte.Per nje jete te mire,Pse po leshojne vatane shqiptaret eshte drugo gajde e dhimshme.

    Reply
  • Dashi says:
    August 10, 2026 at 9:38 am

    Me një fjalë , të gjitha vëndet e Ballkanit , përfshirë edhe Kroacinë , antare e Bashkimit Evropian , paskan emigracion dhe braktisje të vëndit më të larta se Shqipëria . Çudi e madhe , nuk qënka vetëm Rama “kombshfarosës” siç e quan demo , por të gjithë qeverisësit e shteteve ballkanike . Por artikulli i mësipërm , nuk përmënd vendet e tjera ballkanike si Bullgaria e Rumania , edhe këto antare të BE-së , nga ku kanë emigruar me miliona njerëz , kryesisht të rinj . Vetëm në Itali jetojnë një milion e dyqind mijë rumunë . Ndërsa Shqipëria , sipas numrave të mësipërm të shteteve të tjera ballkanike , ze një vënd të tretë apo të katërt për emigracion . Rama ” kombshfarosësi” ja u paska fajin Kroacisë , Sërbisë , Bosnjës , Rumanisë , Bullgarisë , madje dhe Greqisë , që rinia po braktis vëndlindjet ?
    Përgjigja është fare e thjeshtë dhe e ditur nga të gjithë : Ballkani nuk është e nuk bëhet hë për hë si Evropa Perëndimore në asnjë drejtim , që nga ekonomia , organizimi , shëndetësia , arsimi , garancia për të ardhmen , etj . Kështuqë njeriu është i prirur të shkojë të jetojë aty ku jeta është më e mirë dhe meqë vitet e fundit ju dha e drejta e lëvizjes gjithë Ballkanit , emigrimi është i pa shmangshëm . Nga një anë shihet negativisht braktisja e vëndit tënd , sepse vëndi humbet forcat e punës dhe trurin e vet , por nga ana tjetër , shifet si një gjë pozitive , e drejta e lëvizjes dhe e të jetuarit ku t’i pëlqejë sejcilit , që për ballkanasit u arrit shumë vonë . Në fund të fundit edhe remitencat që dërgojnë emigrantët , janë një impuls i mirë për ekonomitë e vëndeve të origjinës . Me pak fjalë , nuk ka shtet , qeveri e burrë nëne të ndalojë emigracionin dhe lëvizjen e lirë të njerëzve , kurrë . Njerëzit kanë lëvizur lirisht dhe kanë jetuar ku i bëhej mirë , qysh në kohët e lashta , kur nuk kishte as kufij e as pasaporta .

    Reply
    • Ethem Lalaj says:
      August 10, 2026 at 6:18 pm

      PSE IKIN SHQIPOT.?
      -PO NË EUROPË DHE BOTË IKIN.?
      -A HAP SHQIPËRIA ME BOTËN PAS 45 VITESH PËR TË IKUR APO PËR TU MBYLLUR PËRSËRI.?
      -KUSH I PRISHI 1.200 ND/JE PRODHUESE 1992-2013,PËR TA LËN PA PUNË 90 % TË POPULLSISË,SALIU APO RAMA.?
      -A KOINÇIDONTE KJO ME FSHESËN E S.MILLOSHIT NË KOSOVË 98,99.?
      -A ËSHTË SALIU DHËNDRRI SËRBISË (BISTURIA 67.)?
      -A U DHA EKONOMIA ME PPP 100 % E PA KTHYESHME.?
      -A JANË SHTEZUAR PJESË TË EKONOMISË PËRVEÇ ÇEZ NGA 1992.?
      -A MUNDET SHTETI TË NDËRTOI MË TEJ ND/JE PRODHUESE PËR PUNSIM.?
      -A DO SHKON POPULLSIA E VËNDIT SI NË 1938 = 800.000 BANOR.?
      -CILI ËSHTË RAPORTI I LINDJES ME VDEKJEN.?
      -A MUNDET TË RINJTË TË SIGUROJNË 1 BANESË..
      ..SI UNË 3+1 PA ASNJË PAGESË..ZERO LEKË.?
      -A KAM TË DREJTË UNË TË JEM ME SISTEMIN E KALUAR KUR HAJDUTI PËR 20.000 L E PAGUANTE DHE SHKONTE NË BURG..
      …KUR SOT SALIU KA 60 VILA & NUK E ÇAN TRAPIN PËR DREJTËSINË E DEGJEBERUAR SI AI.?
      -ZGJOU POPULL.

      Reply
    • Cjapi says:
      August 11, 2026 at 7:53 am

      o rrush,o dashi pa brire.5% e nje shteti me 2.7 milion banore nuk eshte e njejte me 5% te nje shteti me 8 apo 7 apo quaje si te duash milion banore.
      Edhe pergjigja eshte e qarte,ikin per nje jete me te mire.
      Problemi apo e mira,(nuk di si ta quaj)eshte qe s‘mund te ndalosh asnje te iki e te vije se aushtu e ka nadle mendjen,i duket me mire diku tjeter.
      Ti. ke sa te duash qe nun k shtyn vetja por k shtyjne prinderit te ikin…c‘te te them…hajd ciao

      Reply
      • Dashi says:
        August 11, 2026 at 9:07 am

        Ti si cjapi , mund të jesh me brirë e pa brirë se cjapi je , kurse unë e kam emrin tim Dashi dhe njerzit , siç dihet nuk kanë brirë . Ti e fillon me ofendim ndaj meje , pa t’a patur aspak borxhin dhe vazhdon të thuash më poshtë , atë që kam thënë edhe unë në komentin tim . Nuk e morra vesh , ku është debati jot .

        Reply
  • Detari says:
    August 10, 2026 at 10:01 am

    Sepse votojne politika te vjetra. Gjithashtu me futjen ne BE humbasin edhe shpresen e nje politike te re.

    Duhet politik e re zhvillimi per modernizim ne maksimum nga te gjitha anet, te shrytezohen te gjitha mundesite e vendit qe te arrije te importoje sa me pak nga jashte.

    Reply
  • Artan says:
    August 10, 2026 at 10:45 am

    Besoj Dekari me politike te re e ka fjalen te Doktor Rrangalla.Aty i qan zemra.

    Reply
    • Detari says:
      August 10, 2026 at 11:30 am

      Akoma te salehu e ke i mendjen vari k, prandaj nuk perparon ai vend, ju jeni te gjithe per deportim per anadoll.

      Reply
  • Dashi says:
    August 11, 2026 at 9:08 am

    Ti si cjapi , mund të jesh me brirë e pa brirë se cjapi je , kurse unë e kam emrin tim Dashi dhe njerzit , siç dihet nuk kanë brirë . Ti e fillon me ofendim ndaj meje , pa t’a patur aspak borxhin dhe vazhdon të thuash më poshtë , atë që kam thënë edhe unë në komentin tim . Nuk e morra vesh , ku është debati jot .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • E akuzuar për trafik droge, dënohet me varje prezantuesja e njohur egjiptiane
  • 07 shtator 2026
  • Skandali që ka tronditur partinë e anti-shqiptarit Nigel Farage
  • Tërmet politik në Gjermani: AFD merr 44.5 %, fundoset CDU e Merz me 18.5 % të votave
  • Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen pesë mjete, humb jetën një person

Komentet e Fundit

  1. abdiaga on ​Prapaskenat e ngjarjes së rëndë: Luan Muça thyen heshtjen mbi pronën në Palasë dhe akuzat për gjobëvënie
  2. Populli on “Ka përdorur mediat për të baltosur ata që…”, Rama për SPAK: Ja një nga gjërat më të këqija që ka bërë
  3. demo on Rama në zyrë, protestuesit rrethojnë Kryeministrinë. Përplasje me Policinë
  4. Kadiu on Një gabim që zgjati 457 vjet? OKB vendos të ndryshojë hartën e botës
  5. info analitike on “Ka përdorur mediat për të baltosur ata që…”, Rama për SPAK: Ja një nga gjërat më të këqija që ka bërë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?