Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: INSTAT: Burrat dhe gratë në Tiranë jetojnë më gjatë, ja qarku me jetëgjatësinë më të ulët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > INSTAT: Burrat dhe gratë në Tiranë jetojnë më gjatë, ja qarku me jetëgjatësinë më të ulët
EkonomiLajmi i fundit

INSTAT: Burrat dhe gratë në Tiranë jetojnë më gjatë, ja qarku me jetëgjatësinë më të ulët

Published: January 18, 2024
Shpërndaje

Nisur nga treguesit e vdekshmërisë me 2022 , popullsia e Tiranës si burrat dhe gratë kanë premisa të jetojnë më gjatë në krahasim me 11 qarqet e tjera të vendit, në të kundërt banorët e Gjirokastrës kanë jetëgjatësinë më të ulët në vend.

Në vitin 2022, qarku me jetëgjatësinë më të lartë të pritur në lindje për burra ishte i Tiranës, me 81,0 vjet, ndërsa qarku me treguesin më të ulët ishte i Gjirokastrës, me 72,5 vjet. Në të njëjtin vit, qarku me jetëgjatësinë më të lartë të pritur në lindje për gratë ishte i Tiranës, me 84,5 vjet, ndërsa qarku me treguesin më të ulët ishte i Gjirokastrës, me 77,9 vjet.

Sipas INSTAT në vitin 2022, jetëgjatësia e pritur në lindje në Shqipëri, për të gjithë popullsinë ishte 79,1 vjet. Ajo ishte 77,3 vjet për burrat dhe 80,9 vjet për gratë. Kjo do të thotë që gratë pritet të jetojnë afro 4 vjet më shumëse burrat. Siç shihet nga të dhënat e grafikut të mëposhtëm qarqet e Tiranës, Durrësit dhe Kukësit kanë jetëgjatësinë më të madhe në rang vendi. Popullsia e qendrës së vendit jeton më gjatë edhe për shkak të përqendrimit të shërbimeve publike shëndetësore.

- Publicitet -

Jetëgjatësia është përmirësuar ndjeshëm që nga mesi i shekullit të kaluar deri më tani. Shqiptaret e viteve 1950 jetonin mesatarisht vetëm 54.4 vite sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, ndërsa që nga ajo kohë deri në vitin 2022, jetëgjatësia u rrit me 45%. Të dhënat historike mbi jetëgjatësinë në 70 vitet e fundit, tregojnë nëse përmirësimi më i madh ndodhi në dy dekadat e 1950-1970, ky tregues u rrit me 18 vite ose 33%.

Nga 54.4 vjeç, më 1950 jetëgjatësia mesatare në vitin 1970 arriti në 72.3 vite. Që nga ajo kohë, treguesi i jetëgjatësisë në vendin tonë është rritur me ritme të ulëta. INSTAT parashikon që në fund të viteve 2030 jetëgjatësia mesatare për burrat shqiptare do të jetë 80 vjeç dhe për gratë 83.5 vite. Edhe pse mundësia për të pasur një jetë të shëndetshme në Shqipëri si në vitet 1960, ku ndotja dhe mungesa e sigurisë ushqimore nuk kanë qenë në këtë masë se sa sot, shqiptarët janë bërë më jetë gjatë.

Ndryshimi i stilit të jetesës ka rritur barrën e sëmundjeve që në kohën e komunizmit ishin të rralla, për disa të tjera duket se, mjekësia ka përparuar duke e rritur jetëgjatësinë e shqiptarëve në një gjysmë shekulli me 17 vite.

Disa evidenca nga baza e të dhënave të OBSH-së (Healthfor All database) tregojnë se vdekshmëria nga kanceri i mushkërive në Shqipëri në vitet 1980 ishte shumë më e ulët se në shumicën e vendeve të tjera evropiane. Ndryshimi midis meshkujve dhe femrave në jetëgjatësinë e pritshme në vendet e Evropës Lindore ndikohet fuqimisht nga ndryshimet në faktorët e rrezikut, kryesisht duhanpirjes, abuzimit me alkoolin dhe aksidentet e trafikut rrugor.

Kjo vjen, veçanërisht, për shkak të ndryshimeve në sistemin ekonomik, duke kaluar nga ekonomia e centralizuar në një sistem të tregut të hapur i cili ka dhënë efektin e tij në lindje, vdekje, migracion, dhe sigurisht ka një ndikim në të ardhmen e popullsisë shqiptare.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Spak says:
    January 18, 2024 at 11:52 am

    Do te deshiroja te beja nje koment per Gazin dhe Noken! Sa poshte ka ra burrnia! Edhe Arjan Curri tek politikanija gazetare e deshtuar grida Duma tha “kam thene nje piste eshte…! Gazetari suedez Milaim Zeka tha “kam kerku falje” per vilen qe e kishte ndertu Pacolli! Nuk eshte kaq e thjeshte zoterinj! Ne se jeni gazetare jepni lajme te sakta dhe mos tregoni burimin por mos genjeni me dashje! E dini cfare: lexova diku se Curri kishte qare per te mamane e tij! Nje piste eshte se kur i eshte bere DNA curri ka dale i dyshimte! Eshte nje piste?! Milaim Zeka kam pas respect por jo me! Nuk mund te genjesh me qellim dhe pasta thua ‘kerkova falje”! Demi u ba! Grida pyet pse Pacolli mbante nje fotograf pa shkolle etj. Ai,Pacolli, eshte subjekt privat! C’pune ka Grida te kerkoje dicka te tille! c’do te thoshte Milaimi po qe dikush do te thoshte “kam te dhena te sigurta se gruaja e Zekes ka…?! Beni kujdes zoterinj kur behet fjale per jeten private te njerezve! Gazetaria eshte ne piken e saj me te dobet! Te shitur apo mercenare! Ju lutem tregoni dinjitetin tuaj!

    Reply
  • Dursakja says:
    January 18, 2024 at 3:38 pm

    Jetëgjatësia e popullsisë ka ndryshuar se në këtë 20 vjeçarin e fundit shëndetësia eshtë zhvilluar me ritme të shpejta si rezultat i evoluimit të shkencës së biologjisë. Ndërsa unë mendoj duke mos i dhënë prioritet arsimimit së afërmi mos themi se sot ne nuk kemi teknike të mesëm të kualifikuar, (mekanik, elektricist, hidraulik) po kështu ka rënë cilësia e profesionistëve në shumë fusha, arsimtarë, inxhinier, mjek. Një shumicë e profesionistëve të mesëm e të lartë e kanë gjetur veten të vlerësuar në emigracion, kështu për këtë nivel arsimimi e ardhmja më duket e zymtë. Për këtë qeveria duhet t’a ketë në qendër të vëmendjes, ti vej gishtin kokës..sepse edhe tani është vonë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dilni, z.President!
  • Mazhoritari si “fjalëkalim” për normalitet demokratik dhe protesta që i ve kapak protestave
  • “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  • Protesta, Brukseli dhe BE!
  • Besnikëria, mbi meritën

Komentet e Fundit

  1. Fjalë me vend on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  2. Detari on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  3. demo on Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën
  4. Pensionisti i Porcelanit on Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën
  5. Fatma on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?