Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Intelektualët shqiptarë në RMV i kërkojnë Gjykatës Kushtetuese mosshfuqizimin e shqipes si gjuhë zyrtare
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Intelektualët shqiptarë në RMV i kërkojnë Gjykatës Kushtetuese mosshfuqizimin e shqipes si gjuhë zyrtare
Lajmi i funditRajoni

Intelektualët shqiptarë në RMV i kërkojnë Gjykatës Kushtetuese mosshfuqizimin e shqipes si gjuhë zyrtare

Published: December 7, 2024
Shpërndaje

250 intelektualë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, i kanë kërkuar Gjykatës Kushtutuese të këtij vendi, mosshfuqizimin e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe, ndërsa në datën 11 dhjetor ajo pritet të nisë procedurën për vlerësimin e kushtetutshmërisë të Ligjit për gjuhët.

Duke shprehur besimin se gjykata më e lartë e vendit nuk do të lejojë cënimin e ndjenjave të qytetarëve shqiptarë dhe fundosjes së besimit të tyre në këtë gjykatë, në letrën drejtuar kushthueses, rektorët e tre universiteteve në gjuhën shqipe, Prof. Dr. Abdulmenaf Bexheti, Prof. Dr. Jusuf Zejneli UT, Prof. Dr. Izet Zeqiri, por edhe dekanë dhe profesorë, përfshi edhe gjuhëtarin e njohur Agim Vinca, i kujtojnë gjykatës rastet kur vendimet e saj kanë shkaktuar tensione e pakënaqësi, që kanë çuar pasoja të rënda në marrëdhëniet ndëretnike dhe kanë cenuar të drejtat kombëtare të shqiptarëve për barazi dhe drejtësi, të realizuara në rrugë institucionale, siç shkruhet në letër.

“Nga sa kemi pasur rastin të dëgjojmë nga Ju, të nderuar Gjyqtarë, si dhe nga disa përfaqësues të lartë politikë (si, për shembull, deklaratat e Kryeministrit Mickovski, i cili pohon se do të abrogohen vetëm dy-tre nene të ligjit në fjalë), kemi arsye të dyshojmë se mund të bëheni pjesë e realizimit të një skenari me motive politike, që ka për qëllim pikërisht atë që po deklarohet haptas në nivelin më të lartë shtetëror”, vijon letra e intelektualëve shqiptarë të Maqedonisë së veriut.

- Publicitet -

Letra mbyllet me shprehjen e besimit dhe shpresës se gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk do të lejojnë cenimin e vlerave kushtetuese dhe do të dëshmojnë ndjeshmëri e duhur ndaj statusit tashmë të fituar të gjuhës së bashkësisë së dytë etnike në vend, gjuhës shqipe.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • Arben says:
    December 7, 2024 at 6:49 pm

    Do t’a shpërbëj Maqedoninë Putini

    Reply
  • demo says:
    December 7, 2024 at 7:04 pm

    Ketu tregoje veten Rama.Ketu protesto ne BE,me miqte e tu Melonin ,Makaronin,Tufa Lajcakerve,Grenelli amerikan,van der lajen, e te gjithe Ata qe i tund ti kur vjen puna per te sulmuar Kosoven,per ta bere me Zajednica..
    Dregoji nje note proteste per prishjen e Marreveshjes se Ohrit,Qeverrise Maqedonase,presidentes dhe kuvendit.Aktivizoje pak Presidentin Bajram se nuk eshte vetem per festen e Abetares. Tunde OKB,si e tunde kur themelove shtetin e baba Mondit me meze e raki.

    Reply
  • mali says:
    December 7, 2024 at 7:09 pm

    E mo demo .Nuk e ke Ramen per keto pune.Nuk njohin fara neokomuniste-mafioze atdhetarizem.

    Reply
  • Arben says:
    December 7, 2024 at 8:50 pm

    ABDULMENAF EMER SHQIPTAR???? Mos e keni ngateruar gje !!

    Reply
  • demo says:
    December 7, 2024 at 11:05 pm

    Gjuha shqipe,Te drejtat e shqiptareve ne Maqedonine e Dardanise,jane arritur me gjak e Sakrifica.Nuk ka me Recesion.,Mos te mendojne me sllavomaqedonasit se do te kete recesion.Historikisht deri ne gjysmen e shek XX,Ato Troje banoheshin nga Shumice shqiptare.E dokumentuar ne arkivat e manastirit te Hilandarit gjendet deshmia e dhurimit te dy fshatrave te REKES se MADHE prone e KASTRIOTEVE.Nga Reka e krishtere kane dale Babai i Gjuhes shqipe Kostandin Kristoforidhi,,Rilindasi Josif Bageri dhe Poeti modern i shqipes,Migjeni,Sot djepi i Heroit Kombetar Skenderbeut,Gurra e SHqipes Moderne NUK FLET ME SHQIP.E mbyten sllavomaqedonasit me othodhoksine sllave dhe komunizmin sllav.I ndane nga vellezerit e tyre shqiptare te nje gjuhe qe ne vend te kishes,falen ne xhami.Dhe kjo gjeme nuk ndodhi as ne shek,XIX,as ne shek XVIII,por para syve tane ne vitet 50 te shek,kaluar,kur Jugosllavia Serbise deportonte muslimanet shqiptare te Maqedonise si turq,ne Turqi.Manastiri ku u mbajt Kongresi i Alfabetit u zhduk nga harta e popullsise shqiptare.Shkupi u perdhjetua nga shqiptaret,Me sebepin e Termetit te vitit 1967 Lagjet e banuara nga shqiptaret u shemben dhe banore te ardhur nga fshatrat bullgarofolese banuan Shkupin,KRYEQYTETIN E DARDANISE, Ne fillim te shek.XX kryeqyteti i lashte i Kombit banohej krejt nga shqiptare muslimane dhe Katolike,Ne Shkup lindi shenjtja nene Tereze,Ne Shkup ndezi flaken e Kryengritjes antiosmane Ipeshkvi Katolik Pjeter Bogdani. Patriarku i gjyhes shqipe.
    Politikat genocidoste shqiptarovrasese te Jugosllavise mbreterore dhe Jugosllavese komuniste dhjetuan shqiptaret ne Trojet e tyre ne Maqedoni,,Spastrimi Ethnik i shqiptareve zhduku Manastirin,Perlepin,Kercoven e Skenderbeut,Resnjen e Dhaskal Todrit,Reken e Kastrioteve, Boll,Terheqje nuk ka me.Sllavomaqedonas pueteni bythen mire,se terheqje nuk ka me.
    Mos guxoni te ndermerrni aventura te hiqni gjuhen shqipe si gjuhe e shqiptareve shtetformues ne Maqedoni.

    Reply
  • Detari says:
    December 8, 2024 at 11:37 am

    Prof. Dr. Abdulmenaf Bexheti

    dhe abdul dhe menaf dhe becet lol turk safi 100%

    Reply
  • Azemi says:
    December 8, 2024 at 12:35 pm

    Rama eshte ne anen e maqedoneve ortodoks,e ka deshmu disa here.Ai i urren shqiptaret e Maqedonis, Kos….

    Reply
  • Naimi says:
    December 8, 2024 at 2:14 pm

    Gjuha shqipe ,dikur pas vdekjes seTitos ishte e diskriminuar.Po te flitshe shqipe ne ndonje institucion te etiketonjin si nacionalist irridentist dhe te fshinin ne burge.Neper vende publike asnje germe shqipe….Tash ka mjafte ndryshime,por ai formulimi……perkrah gjuhes maq.dhe alfab.te saje qirikik,e bene shqipen te paperdorshme.D th,me spari te shkruajsh maq.dhe pastaj shqip…ose te flasish maq.ne institucione pastaj shqip.Asnje institucion shteterur nuk parashef qe ndonje i punesuar duhet te di edhe shqipe.Kesaj i thone si puna e lypsarit ne rruge,po te dha dikush ndonje leke mire…por e mira se nuk guxon me ta meshu me shuplake.Keto „intelektualet“kume frige se po e institucionalizojne dhe forcojne rrolin e“lypsarit“ dhe keshtu do mbese deri sa tezhduken lypsaret e 20%.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?